Connect with Us

Debati për GJK, topi në fushën e Metës/ Gjoni: Pritet përplasje të fortë mes Parlamentit dhe Presidencës

Politikë

Debati për GJK, topi në fushën e Metës/ Gjoni: Pritet përplasje të fortë mes Parlamentit dhe Presidencës

Publikuar

-

gjoni flet per pranimin e mandatit

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrën pa bërë betimin te Presidenti”, kështu është shprehur deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni.

Në një intervistë për “Report TV”, Gjoni është shprehur se pavarësisht mandateve të marra, personat e emëruar si anëtar të Kushtetueses duhet të betohen para Presidentit për të ushtruar funksionin.

“Nëse Presidenti refuzon ta ushtrojë këtë kompetence, kjo do të shkaktojë një përplasje të fortë në marrëdhëniet mes dy institucioneve, Parlament-Presidencë”, ka thënë ndër të tjera Gjoni.

“Një anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojë detyrën pa bërë betimin te presidenti. Kushtetuta parashikon që presidenti ka një rol noterizues, merret e mirëqenë detyra e deputetit për ti thirrur anëtarët e sapo zgjedhur. Është e qartë që pa bërë betimin te presidenti këto anëtare nuk hyjnë dot në zyra.

LEXO EDHE:  Meta i rrëzoi propozimin/ Zbardhet mesazhi i Ramës dërguar deputetëve

Nëse presidenti zgjedh të ushtrojë detyrën e tij në një mënyrë të tillë në kundërshtim me kushtetutën ne shkojmë në një përplasje shumë të fortë, do thoja në një ortek kushtetues që do vijë duke u rritur. Mund të bëhet në Kuvend betimi por do jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për momentin, leximit që unë i bëj Kushtetutës nuk e shoh të mundur që anëtaret e reja të marrin detyrën pa u betuar te presidenti”, është shprehur deputeti Ralf Gjoni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tetë vite duke ujitur tulipanët”/ Ish-deputeti i “nxjerr bojën” Bashës, zbulon gabimin e kreut të PD  

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar në lidhje me “shpikjen” e fundit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, nën moton “po të dëgjoj”.

Në një postim në rrjetet sociale, Harasani shkruan se një kryetar opozite minimumi duhet të thoshte “po iu dëgjojmë”, sepse nuk mund të dëgjojë i vetëm, kur është kryetar i një institucioni.

Harasani ironizon Bashën, ndërsa shkruan se nuk është Zoti, që të dëgjojë i vetëm.

Po ashtu, Harasani i jep edhe një “shuplakë” të fortë Bashës, ndërsa i kujton se ka tetë vite në opozitë dhe nuk ka bërë asgjë, përvecse ka ujitur tulipanët, në shtëpinë e tij në Hollandë.

LEXO EDHE:  Humbja e paralajmëruar e LSI/Strategjia e lexuar e Ilir Metës

LEXO EDHE:  Humbja e paralajmëruar e LSI/Strategjia e lexuar e Ilir Metës

“ #PoTeDegjoj.

A ka njeri ti thote qe:
1. Nuk eshte ZOTI qe degjon i vetem.
2. Qe ka 8 vjet ne opozite dhe duhet te dali me zgjidhje jo te kujtohet tani qe te degjoje cfare hallesh kane njerezit. Pse cberi gjithe keto vite ne opozite? Ujiti Tulipanet?
3. Eshte Kryetar Partie Politike. Eshte Kryetar i institucionit te Opozites dhe minimalisht duhet te thonte  #POJUDEGJOJME.”-shkruan Harasani në postimin e tij.
4. Nuk mesoi asgje nga takimi koke me koke me KM? Qe vazhdon vepron vetem?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  Lojërat e fatit/ Braçe “shuplakë” Metës, ja çfarë i kujton

LEXO EDHE:  “Zgjedhje me dajre e daulle”/ Meta dhe Rama vijojnë “lojën e shahut”

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE