Connect with Us

Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

Blog

Çfarë e bën një udhëheqës vërtet të madh?/ 10 leksionet që na jep historia

Publikuar

-

Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të fiksuar pas detyrës së tyre. Uinston Çërçilli, ia dedikoi jetën postit të tij kryeministror gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke pushuar vetëm 8 ditë gjithësej në 6 vitet e atij konflikti botëror. Po çfarë e bën vërtetë një lider të madh? Historia na ka mësur leksionet e mëposhtme:

Aftësia për të planifikuar dhe përshtatur situatave

“Planet janë të pavlera. Planifikimi është gjithçka”, shprehej dikur ushtaraku i famshëm amerikan Duajt Ajzenhauer. Shpesh harrohet fakti, që një nga planet më të suksesshme të luftës në historinë moderne, Blitzkrieg-u i Adolf Hitlerit kundër Perëndimit, që arriti pushtimin e Francës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Hollandës në vetëm 6 javë, nuk ishte origjinali. Plani fillestar ra rastësisht në duart e Aleatëve, vetëm pak ditë para se të niste sulmi. Gjermanët hartuan një plan të ri, që parashikonte shmangien e vijës mbrojtëse franceze Mazhino, dhe që rezultoi i befasishëm për francezët.

Një kujtesë të shkëlqyer

Çërçilli, kishte një memorie fantastike. Ai kalonte deri në 30 orë duke mësuar përmendësh fjalimet e tij, dhe i rishikonte vazhdimisht ato. Edhe perandori francez Napoleon Bonaparti, kishte një kujtesë të shkëlqyer, edhe pse për shumë gjëra angazhonte shefin e tij të kabinetit, Marshallin Bertie.

Fat

Para se të emëronte marshallët e tij, Napoleoni mësonten paraprakisht nëse gjeneralët e tij kishin qenë me fat. Pasi fati luan padyshim një rol të madh në drejtimin e një beteje. Në fakt, roli i rastësisë dhe determinizmit në histori, është i denjë për një libër më vete.

Kuptimi i ndjenjës së publikut

Presidenti Frenklin Ruzvelt, mund të ketë dashur ta fuste SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore më herët sesa ndodhi realisht. Por ai e kuptoi shqetësimin dhe ankthin e publikut, dhe në presidencialet e vitit 1940, u premtoi prindërve amerikanë se “djemtë tuaj nuk do të dërgohen në ndonjë luftë të huaj”.

Ide

Abraham Linkoln ishte një udhëheqës i spikatur i luftërave. Intuita e tij e pabesueshme, mbi atë që do të pranonte politikisht Unioni, se kur do ta pranonte atë, dhe gatishmëria e tij për t’u përballur me krizat politike, dhe arritur kompromiset e nevojshme, largoi nga detyra gjeneralët e dobët apo të pabindur.

LEXO EDHE:  SHBA: Rreziqe për sulme terroriste në Stamboll dhe Antalia

Të qënit i paarsyeshëm në kohën e duhur

Mbretëresha britanike Elizabeta I, nuk pranoi të emërojë pasardhësin e saj, megjithë nxitjen e vazhdueshme nga këshilltarët e saj. Në këtë mënyrë, ajo e mbrojti vendin se saj nga rreziku i luftës civile. Ndërkohë, ajo refuzoi të ratifikojë Traktatin e Edinburgut, që në fillim të mbretërimit të saj, derisa ra ndjeshëm kërcënimi që vinte nga Duka i Guizës.

Nerva të forta

Stalini pësoi një krizë nervore, kur u njoftua për pushtimin e vendit nga Gjermania naziste më 22 qershor 1941. Ai u tërhoq në vilën e tij për ditë të tëra, teksa Ushtria e Kuqe dhe forcat ajrore sovjetike po dërrmoheshin në çdo front. Por në mesin e tetorit, kur gjermanët ishin në portat e Moskës, gjendja e tij u përmirësua, dhe ai organizoi më pas rezistencën.

Qëndrueshmëri frymëzuese

Ndërsa luftërat fitohen nga fituesi i betejës së fundit, aftësia për të frymëzuar humbësit në betejën e parafundit është jetike. Këtu vlen të përmendet rasti i Xhorxh Uashingtonit. Përveç evakuimit nga Bruklin në gushtin e vitit 1776, Uashingtoni pati pak suksese në vitet 1775-1776.  Por ai i frymëzoi kolonët amerikanë të rezistonin, dhe kjo çoi në triumfin e Revolucionit Amerikan.

Ndjeshmëri

Të kuptuarit e psikologjisë së të tjerëve, është një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes. Aleksandri i Madh, Jul Çezari, Napoleoni, Çërçilli, dy Ruzveltët dhe Xhon Kenedi, kishin një ndjenjë të fortë empatie, që i motivonte ushtarët dhe qytetarët nga çdo lloj prejardhje. Aftësia për të bashkuar, është shumë më e rëndësishme, sesa origjina klasore e dikujt.

Vetëdije politike

Udhëheqësit duhet të kenë një shqisë të gjashtë për politikën. Si për shembull nuhatjen se kur rrezikohet të ndodhë një grusht shteti, ndjenjën e kohës, aftësinë vëzhguese, apo dhuntinë për të parashikuar sjelljen e mundshme të kundërshtarits në skenarë të ndryshëm./ Time-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse protestat degradojnë shpesh në akte dhune?

Publikuar

-

Nga

Nga Kai Thaler “Foreign Policy”

* Sa herë që protestuesit përleshen me policinë, djegin automjete, apo thyejnë xhamat e godinave publike apo bizneseve, bie në sy një një kor i njohur njrëzish, që thotë nga një distancë e sigurt:Pse nuk mund të jenë këta protestues jo të dhunshëm, si Mohandas Gandi, Nelson Mandela apo Martin Luter Kingu dikur?

Ky refren është kthyer sërish me protestat e reja antiqeveritare, që po ndodhin aktualisht në botë që nga vera e këtij viti. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pasi i kujtoi qeverive të lejojnë tubimin dhe lirinë e fjalës, tha se protestuesit “duhet të ndjekin shembujt e Gandiit, Martin Luter Kingut, dhe kampionëve të tjerë të ndryshimeve që nuk vijnë përmes dhunës”

Kjo qasje krijon një standard të dyfishtë:nga protestuesit pritet që të jenë jo të dhunshëm, madje edhe përballë sulmeve nga qeveritë autoritare. Megjithatë, pavarësisht se çfarë bëjnë protestuesit, qeveritë i portretizojnë gjithmonë ata si “banditë” apo “kriminelë”, për të legjitimuar sulmet e dhunshme, sikurse ka ndodhur në Iran javët e fundit.

FBI e akuzonte dikur Kingun për nxitje të dhunës. Forcat qeveritare të sigurisë, cilësohen si të  “përmbajtura” nëse përdorin vetëm plumba gome, gaz lotësjellës dhe armë të tjera të quajtura “jovdekjeprurëse”, në vend të municioneve të vërteta. Por protestuesit etiketohen dhe denoncohen si të dhunshëm, sapo prej tyre regjistrohet e shtëna e parë, duke justifikuar madje edhe shtypjen e ashpër nga autoritete shtetërore.

Police fire tear gas to disperse protesters in the Causeway Bay area of Hong Kong on November 11, 2019. – A police officer shot a masked protester in an incident shown live on Facebook and a man was set on fire on November 11 during one of the most violent days of clashes in Hong Kong since pro-democracy unrest erupted more than five months ago. (Photo by ANTHONY WALLACE / AFP) (Photo by ANTHONY WALLACE/AFP via Getty Images)

Dhuna e shtetit është e normalizuar, madje ajo shfajësohet, nga ata që pretendojnë se po shmangin dhunën e të gjitha llojeve. Por edhe përdorimi i kujdesshëm i forcës nga protestuesit, si shkatërrimi i qëllimshëm i pronës, apo rezistenca direkte ndaj brutalitetit të policisë, shndërrohet në një justifikim për të damosur të gjithë lëvizjen.

Si shumica, dhe unë e konsideroj si ideale mospërdorimin e dhunës. Por përballë shtypjes nga forcat pro-qeveritare, ky ideal mund të jetë i vështirë të respektohet. Dikush mund ta kundërshtojë dhunën agresive, por të pranojë se dhuna për vetëmbrojtje është e justifikuar.

Edhe kur një kuazë duket e pashpresë, vazhdimi i përpjekjeve mund t’u japë protestuesve një ndjenjë përkatësie dhe vetëvlerësimi, sesa të vuajnë me shpresën e një ndryshimi hipotetik në të ardhmen, në një të ardhme të largët ku ata nuk do të jenë më gjallë.

Thirrjet për dhunë, vijnë më shpesh nga qytetarët e demokracive perëndimore, ku dhuna në familje është relativisht e kufizuar në disa pakica të veçanta, përfshirë zezakët në SHBA, dhe njerëzit me origjinë nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Francë, ku protestat priren të shtohen nga qasja në gjykata dhe proceset zgjedhore.

Por në nivel global, lëvizjet protestuese të gatshme të përdorin dhunën, janë nganjëherë më efektive në arritjen e ndryshimit të regjimit ose demokratizimin. Shumë raste të tilla janë cilësuar të suksesshme, edhe nga avokatët e rezistencës jo të dhunshme, siç janë protestat e Pranverës Arabe në Egjipt dhe lëvizja Maidan në Ukrainë.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Anëtari KLP-së, i përgjigjet akuzave

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Anëtari KLP-së, i përgjigjet akuzave

Ato u shoqëruan në fakt me një dhunë të madhe anti-policore, që i detyroi forcat e sigurisë të braktisin regjimin. Dhuna mund të jetë e dobishme edhe në shtetet demokratike. Në Kili, gatishmëria e protestuesve për t’u përleshur me policinë dhe djegur godinat, përveç taktikave jo të dhunshme, e detyroi qeverinë të bëjë lëshime serioze.

Thirrja ndaj protestuesve që të qëndrojnë gjithnjë jo të dhunshëm, duke e normalizuar dhunën e mëtejshme të shtetit si një përgjigje të pranueshme, jep efektin e kundërt. Protestuesve u vihet barra që të sakrifikojnë veten në emër të sjelljeve jo të dhunshme, në vend se t’i vendoset kjo barrë forcave të sigurisë që janë më të armatosura dhe më të trajnuara, për të ruajtur disiplinën e tyre për mospërdorimin e dhunës.

Edhe kur forcat e sigurisë në demokracitë liberale si Franca, përdorin një dhunë jo proporcionale ndaj protestuesve, është e rëndësishme të mos shmangen përgjegjësinë nga aktorët shtetërore, që janë zakonisht janë më të organizuar dhe shumë më të fuqishëm në mjete sesa protestuesit.

Është e pamundur të dihet që në fillimet e një lëvizjeje, nëse rezistenca jo e dhunshme, do të jetë apo jo një strategji e suksesshme. Aktivistët jo të dhunshëm, janë shpesh të përgatitur dhe të trajnuar mendërisht që të përballen me dhunën shtetore.

Por meqë shtypja përshkallëzohet, është e natyrshme që protestuesit të vënë në dyshim efikasitetin e jo dhunës, dhe dilemën nëse duhet të përleshen apo jo me policinë. Protestuesit në Hong Kong, janë bërë gjithnjë e më të dhunshëm pas një sulmi brutal të policisë, duke i nxitur disa prej tyre të përdorin gurë, shufra hekuri dhe kokteje Molotov.

Edhe ikonat e rezistencës paqësore, kanë qenë më pak të rreptë kundër përdorimit të dhunës sesa besohet rëndom. Henri Toro, autori i pamfletit “Mosbindja Civile”, mbështeti për shumë kohë Xhon Braunin, që kundërshtoi dhunshëm skllavërinë në Kansas, dhe synoi të organizojë një kryengritje të skllavërve në Virxhinia.

Gandi, ashtu si Toro, ishte personalisht i përkushtuar ndaj mospërdorimit të dhunës, dhe mendoi se ajo ishte strategjia më morale. Por ai e kuptoi, se jo të gjithë ishin të gatshëm të rrezikonin duke bërë të njëjtën sakrificë si ai. Dhe nëse nuk do të ishin të gatshëm të vdisnin në një rezistencë jo të dhunshme, Gandi mendonte se ishte më mirë të kishte një rezistencë të dhunshme për vetëmbrojtje, sesa një sjellje prej burracakësh.

Edhe Martin Luter King, mbante armë me vete, dhe e mbronte dhunën për vetëmbrojtje. Nelson Mandela ishte një kryengritës dhe avokat i luftës së dhunshme, para se të shndërrohej në një simbol të rezistencës jo të dhunshme. Në një botë të përsosur, protestuesit dhe qeveritë nuk do të përdornin dhunën ndaj njëri-tjetrit.

Por nëse protestuesit anti-autoritarë, mendojnë se nuk kanë rrugëdalje tjetër përballë një qeverie të dhunshme, atëherë solidariteti dhe presioni ndaj qeverisë, dhe jo moralizimi, është mënyra më e mirë për të mbështetur lëvizjen.

Shënim: Kai M.Thaler, është asistent profesor për studimet globale në Universitetin e Kalifornisë./ Përshtatur nga CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse e sulmoi Japonia bazën amerikane në Pearl Harbour

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapritur mbi bazën e Flotës amerikane të Paqësorit në Pearl Harbour në Ishujt Hauai, si pjesë e një plani për të eleminuar çdo sfidë të mundshme ndaj pushtimeve të planfikuara japoneze në Azi. Sulmi detyroi Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore, duke zhvilluar një luftë të kushtueshme, të përgjakshme për të mposhtur perandorinë japoneze.

Ngjarjet që u nxitën nga ai sulm, e bënë SHBA-në një superfuqi globale. Siç shkruante në vitin 2017 Peter Harris, asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Kolorados, ai sulm ndryshoi dramatikisht marrëdhëniet e jashtme të SHBA-së, duke lënë mënjanë izolacionizmin si një forcë e fuqishme në politikën e brendshme, dhe duke e bërë angazhimin jashtë shtetit si një normë të gjithëpranuar.

Po pse Japonia sulmoi Pearl Harbour?

Plani japonez për këtë sulm, u hartua nga Admirali Isoroku Jamamoto, një ish-student në Universitetin e Harvardit, që kishte shërbyer si atashe detar i Japonisë në Uashington. Jamamoto e dinte shumë mirë se SHBA-ja kishte burime shumë më të mëdha se sa Japonia, dhe se vendi i tij nuk mund ta fitonte dot një luftë të gjatë.

Ndaj ai besonte se shansi i vetëm i Japonisë për të pasur sukses, ishte ndërmarrja e një sulmi

të beftë, që do të nxirrte flotën amerikane jashtë funksionit për një vit ose më shumë. Forcat japoneze, u stërvitën për rreth 1 vit për sulmin mbi Pearl Harbour.

Ministria e Jashtme e Japonisë, donte t’i dorëzonte zyrtarisht Shteteve të Bashkuara një deklaratë lufte përpara sulmit, që të mos shkelej ligji ndërkombëtar. Por u pengua nga ushtria japoneze, e cila nuk dëshironte të vinte në rrezik operacionin.

Forca sulmuese japoneze, përbëhej nga 6 aeroplan-mbajtëse. 420 avionë sulmues u ngritën nga gjiri i Hitokaput në Ishujt Kurile. Ata udhëtuan mbi 5400 km drejt ishullit Oahu në Hauai. Japonezët udhëtuan pa radarë apo avione zbulimi, në përpjekje për të shmangur zbulimin.

SHBA nënvlerësoi përgatitjet e Japonisë, dhe sinjalet paralajmëruese të sulmit

Zyrtarët amerikanë, i anashkaluan përgatitjet e ushtrisë japoneze për luftë, dhe injoruan sinjalet paralajmëruese të një sulmit të afërt. Këtu përfshihej edhe një mesazh i përgjuar i 6 dhjetorit 1941, ku japonezet pyesnin mbi pozicionet e anijeve amerikane në Pearl Harbour.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

LEXO EDHE:  Gazeta serbe akuzon SHBA-të se qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoniçit

Gjithashtu, radarët zbuluan një grup të madh avionësh që po vinin në drejtim të Oahut mëngjesin e 7 dhjetorit. Në valën e parë të sulmit, morën pjesë 180 avionë japonezë. Ata u pasuan nga një valë e dytë me një madhësi të ngjashme. Por amerikanët nuk u kapën tërësisht në befasi.

Për pasoja, japonezët përdorën taktika më të kujdesshme, dhe shkaktuan shumë më pak dëme sesa kishin parashikuar. Sulmi japonez zgjati afro 2 orë. Anija e parë që u mbyt ishte “USS Arizona”. Vetëm atje u vranë më shumë se 1.100 ushtarakë

Pavarësisht befasisë, amerikanët u kundërpërgjigjën

Edhe pse u kabën në bafasi, ushtarët amerikanë reaguans me trimëri, dhe arritën të gjuajnë më shumë se 284.000 herë mbi avionët japonezë. Një nga heronjtë më të spikatur ishte Doris Miler, që mori një mitraloz anti-ajror, dhe megjithë mungesën e përvojës me atë armë, arriti të rrëzojë 6 avionë japonezë, përpara se të urdhërohej të braktisnte anijen.

Ai u bë i pari afro-amerikan që mori Kryqin e Marinës. Miler u vra në luftë në vitin 1943. Sulmi mbi Pearl Harbour vrau 2.403 njerëz, dhe plagosi më shumë se 1.178 të tillë. Gjashtë anije të mëdha të flotës amerikane, u mbytën ose u dëmtuan rëndë. Sulmi shkatërroi edhe 169 avionë amerikane.

Ndërkohë japonezët humbën 29 avionë, 5 nëndetëse të vogla, dhe 129 pilotë. Japonezët vendosën të mos ndërmerrnin një valë të tretë sulmesh kundër Pearl Harbour. Ata u kthyen pas, pjesërisht sepse po u mbaronte karburanti. Sulmi mbi Pearl Harbour, u pasua të nesërmen nga sulmet ajrore japoneze në bazat amerikane në Filipine, Guam dhe Ishullin Ueik.

Gjithsesi, sulmi i Japonisë nuk arriti të shkatërrojë flotën amerikane. Asnjë aeroplanmbajtëse amerikanë nuk ndodhej në Pearl Harbour atë ditë, dhe japonezët nuk ishin në gjendje të shkatërronin infrastrukturën jetike, siç ishin bazat e riparimit dhe rezervuarët e karburantit.

Në Uashington, presidenti Frenklin Ruzvelt e mori vesh sulmin gjatë drekës, nga një telefonatë e Sekretarit të Marinës, Frenk Noks. Jamamoto, arkitekti i sulmit, nuk mbijetoi që të shihte humbjen e Japonisë në atë luftë. Ai vdiq në vitin 1943, kur avionët bombardues amerikanë e rrëzuan avionin e tij mbi Ishujt Solomon./ History-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Lyerja e flokëve me bojë, mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë

Publikuar

-

Nga

Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që gjendet tek bojërat e flokëve, disa mund të luajnë një rol në kancerin e gjirit. Por para se të frikësoheni, dhe të flaknin tej bojën e flokëve që mund ta keni në sirtar, duhe të sqarojmë disa gjëra.

“Studiuesit kanë studiuar prej kohësh lidhjen e mundshme, midis lyerjes së flokëve më bojë dhe kancerit, por rezultatet nuk kanë qenë të qëndrueshme”- thotë epidemiologia Aleksandra Uajt nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor (NIEHS), një nga autorët e studimit.

Në studim, studiuesit analizuan një grup grash, që kishin pasur në familjen e tyre raste të kancerit të gjirit, prandaj ishin tashmë në një grup më të lartë rreziku. Ndër gati 47.000 gra me motra të diagnostikuara me kancer të gjirit, studiuesit nga NIEHS dhe Universiteti i Karolinës së Veriut në SHBA, identifikuan një rritje të konsiderueshme të rasteve me këtë sëmundje, në mesin e atyre që lyenin flokët me bojë apo i drejtonin shpesh me piastër.

Mundësia e një lidhjeje të tillë nuk është e re, pasi është shqyrtuar edhe në të shkuarën. Por, siç ndodh shpesh me rreziqet e mundshme shëndetësore, studimi nuk i ka dhënë një përgjigje të qartë, dhe çdo efekt që ka lidhje me këtë aspekt është shpesh i vogël.

Por fakti që produktet kozmetike të flokëve, janë ndër burimet e shumta kancerogjene në mjedisin tonë, i ka nxitur studiuesit të shqyetojnë lidhjet me efektet e këqija mbi shëndetin e njerëzve. Disa studime të fundit, kanë treguar që përdorimi i ngjyrave të errëta dhe të agjentëve kimikë për drejtimin e flokëve, është i lidhur me shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Pjesëmarrësit në këtë studim, vinin nga origjina të ndryshme në mbarë SHBA-në dhe Porto Rikon. Ata iu përgjigjën një pyetësori, që përfshinte informacione mbi shpeshtësinë e përdorimit të produkteve për lyerjen e flokëve. Gati një në dhjetë nga pjesëmarrëse, u identifikuan si afro-amerikane.

Dhe kjo i dha mundësi studiuesve, të zbërthejnë lidhjen edhe tek grupim të ndryshme racore. Në mesin e pjesëmarrësve që u identifikuan si të bardhë, dhe që përdornin bojën e flokëve të paktën një herë çdo 5-8 javë, ekzistonte një rrezik 8 për qind më i madh për prekjen më vonë nga kanceri i gjirit, krahasuar me ato që nuk përdornin bojëra për flokët e tyre.

LEXO EDHE:  Nuk ishte vetëm kryengritje e të shtypurve/ Çfarë keni mësuar gabim mbi Revolucionin Francez

LEXO EDHE:  Gazeta serbe akuzon SHBA-të se qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoniçit

Për ato që u identifikuan si afro-amerikane, dhe që gjithashtu i lyenin rregullisht flokët e tyre, kërcënimi ishte shumë më i madh, deri në 60 përqind. Kur është fjala për produket që përdoren për drejtimin e flokëve, nuk u vu re ndonjë dallim i qartë midis grupeve racore. Megjithatë, dhe ato kanë një efekt të dukshëm mbi tumorin.

Përdorimi i një produkti të tillë të paktën një herë në çdo 2 muaj, rriste me 30 për qind gjasat që një nga pjesëmarrëset në studim të prekej nga kanceri i gjirit, pavarësisht nëse ato ishin të bardha, afro-amerikane ose hispanike. Asnjë prej grave në studim, nuk kishte një diagnozë paraprake të kancerit të gjirit.

Por duke qenë se ato kishin një anëtar të familjes me kancer gjiri, rreziku i prekjes së tyre ishte mbi mesataren e popullatës së përgjithshme. Një studim i vitit 2008, i kryer mbi më shumë se 23.000 gra suedeze, që kishin motra të diagnostikuara me kancer të gjirit, zbuloi se ato ishin midis 2-6.5 herë më të predispozuara të prekeshin nga kjo sëmundje në një moment të jetës së tyre, krahasuar me pjesën tjetër të komunitetit.

Ndërkohë, në SHBA rreth 1 në 8 gra do të preken nga tumori i gjirit gjatë jetës së tyre. Bazuar në studimin aktual por edhe të mëparshmit, ka gjasa të ndodhë diçka me ekspozimin ndaj kimikateve që ndodhen tek boja e flokëve. Por gjithsesi për këtë duhen studime të mëtejshme. “Ne jemi të ekspozuar ndaj shumë gjërave, që mund të kontribuojnë potencialisht në zhvillimin e kancerin e gjirit. Dhe nuk ka gjasa që vetëm një faktor i vetëm, të shpjegojë rrezikimin e një gruaje”- thotë studiuesi Dejl Sendler, shefi i degës së epidemiologjisë në NIEHS./ Sciencealert-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE