Connect with Us

Braktisi banorët e Astirit/ Komentuesit “kryqëzojnë” Bashën: Ti je një spurdhjak që shkatërrove PD

Politikë

Braktisi banorët e Astirit/ Komentuesit “kryqëzojnë” Bashën: Ti je një spurdhjak që shkatërrove PD

Publikuar

-

Një numër i madh komentesh janë bërë në postimin e kreut të PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në spitalin e Traumës ku ndodheshin të plagosur disa nga banorët e Astirit.

Ajo që bie në sy janë qytetarët që “i hakërrehen” kryedemokatit.
Shumë komentues kritikojnë Bashën për faktin se ai nuk iu gjend pranë banorëve të Astirit mëngjesin e sotëm kur policia kishte blinduar Astirin.

“Ti je një spurdhjak që shkatërrove PD-në, vrave shpresat e çdo shqiptari. Ti sot i dole krah Edi Ramës dhe diktaturës së tij! Je një ndryrësi, asgjë më shumë”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Ku ngjan Luli me Edin?

“O Lul ke humbur humbur sot me shumë se ccdo herë në jetën tënde, pse nuk dole ti ndihmoje apo nuk të doli gjumi në orën 11. Turp të keni”, shkruan një tjetër komentues.

Kujtojmë se Basha shkoi pranë banorëve të Astirit në drekë, kur spitali u mbush me banorë të lënduar, por edhe policë të plagosur.
Ndërkohë në mëngjes kur situata ishte mjaft e tensinuar “Basha” braktisi këta banorë që mbronin me forcë shtëpitë e tyre./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    12 Nentor, 2019 at 5:35 pm

    Ka hallin e vetes jo te njerezve hajdute te PD!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Urime zoti Marionetë!/ Kërtusha “përgëzon” Zazën pas fitores: Lutu të të mbajnë fijet

Publikuar

-

Nga

Kandidati që u tërhoq nga gara, për kreun e Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit, Ardit Kërtusha, ka ironizuar fitoren e kreut të PS, Luan Zaza.

Duke e quajtur marionetë, Kërtusha shkruan se i hoqi mallin e zgjedhjeve të kohës Parti-Shtet, ndërsa i sugjeron të kujdeset për “fijet”, që sipas tij i janë holluar shumë.

“Urime, urime zoti Marionetë! Fituat me një rezultat tepër te ngushtë. Jeni për t’u lavdëruar se na hoqët mallin e zgjedhjeve të kohës e Partisë-Shtet. Gjithsesi njeriu e kupton që gara përballë vetes tënde ështe ndonjëherë më e vështira. Lutu marionetë që këtë mandat të dytë të të mbajne fijet, pasi duket që janë holluar shumë! Të përgëzoj”, shkruan Kërtusha në regimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balliu publikon videon/ Si u zhvendos “Lana” për mikun trafikant të Taulant Ballës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka publikuar një video, që sipas tij, tregon se si u devijua Lumi i Lanës për mikun e Taulant Ballës, Edmond Bego që ai e quan dhe trafikant droge.

Sipas Balliut, projekti i Unazës së Re është një vjedhje prej 40 milion eurosh, ndërsa paralajmëron Ballën, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër, se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

LEXO EDHE:  “Rama erdhi si hajdut dhe u fut atje te shkolla”/ Banorët e kampit në Manëz i ankohen Bashës

LEXO EDHE:  Milionat e kunatit dhe pagesat e oligarkëve/Pse hesht media dhe kritikët e Bashës?!

Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim.

Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana.

NE NUK HARROJMË!

Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!”, shkuan Balliu krah videos.l/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk përmbahet Murrizi/ “Basha me Ramën dhe ajo ‘vegla e kanarit’, tallen me shqiptarët”

Publikuar

-

Nga

pergjigjet murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, se i emërojnë deputetët me porosi dhe jo me meritokraci.

Murrizi ka degjenuar fjalorin teksa ka përmendur krerët e partive politike, për të cilët pretendon se po bashkëpunojnë.

“Nuk e di pse mblidhet Parlamenti. Këtu të mblidhet Basha me Ramën se dy… dhe ajo vegla e kanarit siç them unë dhe ta ndajnë ata. Se deputetët në WhatsApp, ata kanë hall ta kem mirë me kryetarin që të jem në listë”, u shpreh Murrrizi.

I pyetur në studion e RTV Ora, për një marrëveshje të mundshme, Rama-Basha, deputeti pretendon se kreu i opozitës dhe mazhorancës nuk e kanë prishur marrëveshjen e vitit 2017, por vazhdojnë të jenë si artista me të njëjtën linjë.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Ku ngjan Luli me Edin?

LEXO EDHE:  Kë do ndjekin shqiptarët?!/Rama-Basha-Meta “përballen” live

“Tallen dy kryetar partie e gjysmë, me 3 milon e 684 votues shqiptarë. Është njëlloj si një restorant i keq, ku të vjen një kamarjer që të thotë ke vetëm dy pjata, një me supë e një me çorbë të qelbur, e të thotë o këtë, o këtë”, theksoi Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE