Connect with Us

Basha dhe Kryemadhi tradhëtojnë banorët e Unazës së re

Politikë

Basha dhe Kryemadhi tradhëtojnë banorët e Unazës së re

Publikuar

-

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, IKMT e mbështetur nga forca të shumta të policisë ka filluar aksionin për prishjen e banesave të Unazës së re.

Prej një viti atje është një situatë e rëndë, e shoqëruar me përplasje dhe protesta. Por në shumë raste është kthyer edhe një një stres për qytetarët e Tiranës, pasi protesta ka sjellë dhe bllokimin e trafikut, dhe jo pak probleme.

Për më tepër, protesta është nxitur shumë nga opozita. Ka qënë ish-deputeti Klevis Balliu, i cili për hir të së vërtetës ka qënë një nga njerëzit që nuk ka lëvizur nga mbështetja ndaj banorëve të zonës së “Astirit”.

Por, sot ka ndodhur ajo që pritej. Si gjithmonë Lulzim Basha i shet ata që protestojnë, i tradhëton ata që kanë kauza. Kështu ka ndodhur me Rrugën e Kombit, kështu ka ndodhur me banorët e Shkozës, kështu ka ndodhur me banorët e Bulevardit të ri të Tiranës, kështu ka ndodhur me demokratët që e mbështeten në çadër, kështu ka ndodhur me qytetarët të cilët e mbështeten në protesta. Kështu ndodh gjithmonë me Lulin.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/Pas Vasilit reagon Kryemadhi: Tani loja është më e bukur

Sot, policia ka shkuar dhe megjithëse operacioni ishte i njoftuar dhe IKMT-ja kishte dërguar shkresat zyrtare, asnjë përfaqësues i PD-së nuk ishte aty. Lulzim Basha flinte gjumë, ashtu si dhe Mona. Kjo e fundit në ndonjë hotel luksoz në Amerikë, ndërsa Luli tek vila në Long Hill, e ndërtuar nga oligarku Agron Papuli.

Opozita tregoi sot se me Lulin në krye vazhdon avazin. Tani presim të dalë skandali i radhës i Lulit, ashtu siç ndodhi me Rrugën e Kombit që na fitoi ca zyra kunati apo me Long Hill dhe Agron Papulin, të cilit nuk ia përmend më emrin sepse mori vilën. Apo me Vilma Nushin, Klodin e Spitalit Amerikan që paguajnë paratë tek kunati për eventet e tyre.

Tani të presim të dalë skandali se kush është oligarku dhe cili është shpërblimi për Lulzim Bashën.

Tani do të fillojë të zgjohet Luli, do bëjë sikur është në mbështetje të tyre sa për sy dhe faqe. Por ajo që do të ndodhte tashmë ka ndodhur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  A po shkohet drejt një përplasje të madhe?

LEXO EDHE:  Përçahet grupi parlamentar i PD-së/ Gazetari tregon faktet

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Përçahet grupi parlamentar i PD-së/ Gazetari tregon faktet

LEXO EDHE:  Basha kerkon koken e Ilir Metes: Kete radhe nuk do t'i shpetoje Drejtesise

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Nuk mbajnë dot të qeshurën/ Analistët tallen me Bashën

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Xhafajt/ Basha: Ky është vetëm fillimi

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE