Connect with Us

Basha 90 minuta kokë më kokë me ambasadorët/ Ja çfarë u diskutua

Politikë

Basha 90 minuta kokë më kokë me ambasadorët/ Ja çfarë u diskutua

Publikuar

-

Ka përfundur takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, me diplomatët e SHBA, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian.

Takimi, që u mbajt në selinë e PD-së, ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa tema kryesore e diskutimit mësohet të ketë qenë Reforma Zgjedhore dhe  situata politike në tërësi.

Në selinë e PD-së ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA  në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Turqi, takim me Erdoganin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi ku po zhvillon një takim me presidentin turk, Recep Tayp Erdogan.

Rama ndodhet në Turqi për konferencën e investitorëve në Stamboll.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet me investitorë myslimanë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në rrjetet sociale video nga momenti i pritjes  nga presidenti Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lekundje te forta termeti ne Durres e Tirane

Publikuar

-

Nga

Nje termet i shkalles 4.5 rihter ka goditur Durresin dhe Tiranen sot pas mesnate.

Termeti ka ngjallur panik tek banoret.

Ne Shqiperi vazhdojne lekundjet e termeteve qe pas goditjes 6.4 balle ne 26 nentor qe shkaktoi 51 te vdekur, mijera te plagosur e te pastrehe.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Veliaj zbaton urdhrin e Ramës/ Ja si justifikohet për lyerjen e shkallëve të pallatit

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që Veliaj të zgjohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe të lyente shkallët e pallatit, të cilat ishin shkarravitur.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Veliaj nuk kishte si t’i shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje.

“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”, e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

LEXO EDHE:  Skema kriminale/ Zbulohen zyrtarët e përfshirë

LEXO EDHE:  Avokati i njohur zbulon “dhuratën” e Bashës për Veliajn/ Ja cili është plani

Kryebashkiaku i Tiranës iu shmang urdhrit të Ramës dhe ia hodhi përgjegjësinë administratorit të pallatit.

“Në fakt xhaxhi Edi po ai thonte atij djalit që është administrator, i cili jo vetëm i ziu që e lyu murin, por e lyu jo në 4:00 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruam muhabetin aty”, tha ai, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, pasi kreu i qeverisë urdhëroi publikisht Veliajn të lyente murin vetë ai personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE