Connect with Us

Avioni privat i bosit malazez të drogës më 10 janar 2019 fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj në Basel

Kronika

Avioni privat i bosit malazez të drogës më 10 janar 2019 fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj në Basel

Publikuar

-

Malazezi Michael Dokovich dyshohet të ketë trafikuar drogë nga Amerika Latine në Europë dhe kontinente të tjera. Një avion i shfrytëzuar prej tij më 10 janar 2019 fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj në Basel, shkruan gazeta zvicerane «Tages Anzeiger». Dokovich, i cili prezantohet si pronar hoteli në Tuz, u arrestua në maj në një garazh në Basel të Zvicrës – me 600 kilogramë kokainë.

Më 16 maj 2019 hetuesit e drogës rrethuan një automjet transporti, i cili ishte parkuar në garazhin nëntokësor të një kazinoje në Basel të Zvicrës. Më parë hetuesit ishin paralajmëruar mbi arritjen e një sasie të konsiderueshme të drogës në aeroportin Basel-Mulhouse. Deri aty droga ishte transportuar me një avion privat.

Hetuesit nuk kishin llogaritur se në automjetin e markës «Ford Transit» gjendej edhe vetë bosi i drogës: Michael Dokovich, një malazez me të kaluar të dyshimtë. Bashkë me të në garazh ndodheshin edhe një pilot dhe një ekspert i informatikës. Në bagazhin e automjetit hetuesit gjetën 21 valixhe me drogë, në tërësi 600 kilogramë kokainë. Ky është deri më tani konfiskimi më i madh i drogës në territorin e Zvicrës.

Koloneli i xhandarmërisë franceze François Després i tha gazetës zvicerane «Tages Anzeiger» se arrestimi i malazezit 60-vjeçar ishte një «befasi e këndshme». Arrestimi i Dokovich u bë edhe me ndihmën e autoriteteve çeke dhe kroate.

Hulumtimet e European Investigative Collaboration (EIC) tregojnë se si funksionon «modeli i biznesit» i Michael Dokovich. Në fund të vitit 2017 hetuesit filluan operacionin «Familia». Atëbotë në kufirin kroato-slloven afër Zagrebit doganierët zbuluan një milion euro në një Mercedes. Në veturë ishte e dashura e Michael Dokovich. Hetuesit konfiskuan paratë, ndërsa të dashurën e Dokovich e lanë të lirë, por filluan ta përgjojnë. Në telefonatat me të dashurën, malazezi lavdërohej se si viteve të fundit shumë herë ka organizuar transporte të ngjashme të parave.

Në vitin 2017 Dokovich nuk fshihej. Në Facebook ai postonte fotografi si pronar i një hoteli në Tuz të Malit të Zi, afër kufirit me Shqipërinë. Sipas hetuesve ai merrej me tregti me drogë nga banesa e tij në Zagreb. Këtë e bënte me disa pseudonime. Emri i tij i vërtetë mendohet të jetë Ilmija Frljuckic. Pjesëtar i bandës së tij është edhe një polic kroat, i cili e furnizonte me informata dhe i ndihmonte të krijojë identitete të rrejshme. Dokovich ishte pasuruar në SHBA, ku banda e tij vodhi kodet e 20 mijë klientëve të bankave. Pas arrestimit të ndihmësve të tij, Dokovich iku në Europë, ku dyshohet se ndërtoi një rrjet me shtrirje të gjerë dhe u mor me trafikimin e drogës. Rrjeti i tij shtrihet deri në Hongkong, ku policia në prill të këtij viti konfiskoi 421 kilogramë kokainë. Droga ishte paraparë të transportohej në Australi, shkruan «Tages Anzeiger».

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

Dora e djathtë e Dokovich është Petro «Pjer» Sarac (Sharac). Ky i fundit krijoi kontakte në Amerikën Latine dhe solli në Zagreb edhe kriminelë nga Kosta Rika. Sipas hetuesve tregtarët e mëdhenj të drogës në Ballkan po lidhen direkt me bandat në Amerikën Latine – kjo është risi në veprimtarinë e tyre. «Këto grupe nga Ballkani perëndimor po përpiqen të veprojnë ngjashëm si italianët dhe nigerianët para tyre», tha një polic zviceran. «Ata janë direkt të pranishëm në Amerikën Latine – me gjasë për të negociuar apo për të organizuar transportin». Sipas hetuesve grupet serbe, malazeze dhe shqiptare janë shndërruar në fuqi në rritje në tregtinë me kokainë.

Ndonëse shumica e drogës nga Amerika Latine vjen në Europë me kontejnerë, Michael Dokovich zgjodhi metodën më të shpejtë për të shpërndarë mallin e tij: avionët privatë. Në fillim të vitit 2019 ai themeloi kompaninë ajrore «MD Global Jet». Për t’u dukur kompani serioze, ai punësoi pilotë çekë, të cilët transportonin pasagjerë VIP.

Sa shpesh Dokovich ka shfrytëzuar avionët e tij, tregojnë lëvizjet e një «Gulfstream V» me kodin «M-FISH». Me këtë avion Dokovich kishte sjellë nmë 16 maj 2019 kokainën në Basel. Këtë e konfirmon një vendim gjyqësor në Zvicër. Që nga viti 2016 avioni «Gulfstream V» me kodin «M-FISH» aterroi mbi dhjetë herë në Zvicër. Më 10 janar 2019 ky avion fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj aterroi në Basel, shkruan «Tages Anzeiger».

Mes tetorit të vitit 2018 dhe marsit të vitit 2019 ky avion privat fluturoi katër herë në Amerikën Latine. Sipas vendimit gjyqësor zviceran qëllimi i tri fluturimeve ishte tregtia me kokainë. Dokovich dhe ndihmësit e tij pritet të ekstradohen në Kroaci. Ankesat e tyre janë refuzuar nga drejtësia zvicerane./dialogplus.ch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapen me armë zjarri dhe kokainë/ Arrestohen tre të rinj në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Tre persona janë arrestuar në Shkodër pasi posedonin lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër;
– E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër;
– E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

Në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kaluan katër kamionë me mallra kontrabandë në kufi / Arrestohet një doganier e 3 policë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Pesë persona janë arrestuar në Korçë pasi lejuan kalimin e mallrave kontrabandë në doganë.

Në pranga është vënë një doganier, tre punonjës të policisë kufitare dhe një shtetas tjetër si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (konfeksione dhe goma mjetesh të përdorura).

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gorica”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandimit me konfeksione dhe mallra të ndaluar, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.
• Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.
• B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.
• J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.
• A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

Punonjësi i Doganës (shtetasi Sh.D.,) në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e personave të shpallur në kërkim, si edhe gjetjen dhe bllokimin e 2 mjeteve të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i pajetë një 28 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal kullues në Shkodër.

Mësohet se viktima është shtetasi L.B., 28 vjeç i cili ishte larguar nga banesa e tij disa ditë më parë.
Raportohet se i riu nga fshati Kullaj vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

LEXO EDHE:  Gazeta zvicerane/ Nëse VetëVendosja merr pushtetin, Kosova izolohet

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE