Politikë
Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.
Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.
“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.
Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.
Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.
Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bojaxhiu i 99-shave!
Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojaxhiu i 99-shave, ai që pretendon se është kryebashkiaku i Tiranës, që merr urdhër...

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...