LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albana Vokshi me Konventë me vete/ Kemi qenë 366 ditë me banorët e Astirit

12 Nëntor 2019, 19:57, Politikë CNA
Albana Vokshi me Konventë me vete/ Kemi qenë 366 ditë me

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në studion e lajmeve në TV ?Ora News? teksa ka folur për shembjen e banesave në Astir dhe dhunën ndaj qytetarëve, u shpreh se  sot janë shkelur të gjitha Konventat Ndërkombëtare.

?Janë dhunuar gra, fëmijë e pleq! Kjo dëshmon se Edi Rama është kthyer në rrezikun numër një të gjithë qytetarëve shqiptarë. A mund të ndodhë në një vend që aderon për hapje të negociatave dhe përparim në rrugën e BE kur të drejtat ligjore, themelore të qytetarëve shkelen.

Unë kam me vete këtu të gjitha konventat ndërkombtare. Shteti e ka për detyrë të ezaurojë cdo alternativë të mundshme para se të shkoj në dëbim.

Është interesi i Edi Ramës dhe oligarkëve që vazhdon në paligjshmëri. Nuk është bërë asnjë konsultim publik, nuk janë njoftuar banorët që do bëhet prishja. Janë vendosur vetëm disa kryqe tek shtëpitë që kjo banesë do shkatërrohet e kaq.

Për të mos ju kthyer premtimeve të 2013, ku Edi Rama premtonte se ?Shtëpitë nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet?.

Ne jemi në mbrojtje të qytetarëve, pavarësisht cilës bindje politike i përkasin.

Ne kemi 366 ditë me banorët e Astirit. Kemi qenë në mbrojtje të tyre. Ka patur pjestarë të PD që kanë ndenjur gjithë kohën. Një pjesë jona kanë shkuar që në orën 5 të mëngjesit kur forcat e policisë e rrethuan zonën për të sulmuar me helm gra, fëmijë e plaka.

Kemi qenë dhe do të jemi në mbrojtje të banorëve të Astirit. Kjo është shkelje flagrante e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.?/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga