Kronika
Aksident i rëndë/ Dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në mesnatë në Elbasan.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.
Po ashtu burimet bëjnë të ditur se 20-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lajme të Rekomanduara:

Rrëfimi tronditës i Klodiana Lalës/ Drama e Komisar Ajetit dhe përqafimi prej babai me zemër të plagosur!
* 30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për ta shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas. Tërmeti i orëve të para të mëngjesit të...

Nis “furtuna” në Prokurorinë e Përgjithshme/ Jep dorëheqjen shefja e kabinetit
Shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme, Alketa Zifla ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas emërimit të Olsian...