LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agim Kajmaku në kërkim/ Gjykata vendos “arrest me burg” për ish kryebashkikaun e Vorës

12 Nëntor 2019, 11:21, Kronika CNA
Agim Kajmaku në kërkim/ Gjykata vendos “arrest me burg”

Gjykata ka dhënë masën ?arrest me burg në mugesë? për ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Dje prokuroria lëshoi urdhër arrestin për Kajmakun, i cili nuk u gjet në banesën e tij pas kontrollit.

Kajmaku u akuzua fillimisht nga opozita se kishte qenë i ndaluar në Greqi, në Janar të vitit 2003 nën emrin Jorgo Toto.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ?Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto.

Po sipas Prokurorisë, ishte provuar dhe nga verifikimet e vetë autoriteteve shqiptare se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njejti person./CNA.al

Lajmet e fundit nga