Connect with Us

Syri i Çimit kapet prapë duke gënjyer/ Ardit Gjebrea i nxjerr bojën

Sociale

Syri i Çimit kapet prapë duke gënjyer/ Ardit Gjebrea i nxjerr bojën

Publikuar

-

Portali “Syri.net” botoi ditën e sotme një artikull  ku shkruante se Ardit Gjebra do të merrte një shumë të majme parash, prej 180 mijë eurosh për realizimin e tre këngëve të cilat do i këndonte në inagurimin e stadiumit të ri “Arenës Kombëtare”.

Konkretisht në portalin “Syri.net” shkruhej se “përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit, plot 180 mijë euro.”, por lajmi u fshi më vonë.

Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe vetë Gjebrea, i cili duke hedhur poshtë lajmin shkruan në rrjetet sociale: “Hajde, hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin…”.

LEXO EDHE:  Plas "lufta" mes Hysenbelliut dhe Çim Pekës/ Gazetari del zbuluar

Kjo nuk është hera e parë që portali i Çimit kapet mat duke gënjyer. Mjafton të kujtojmë lajmin e fundit me tërmetin në Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pamje magjike në Korçë/ Ndizen dritat e festave

Publikuar

-

Nga

Në Korçë është mbajtur për të disatin vit radhazi, Festivali i Dritave. Qindra, mijëra drita janë ndezur njëkohësisht duke lajmëruar kështu ardhjen e festave të fundvitit.

Ashtu si çdo vit, festa ka nisur me numërimin mbrapsh pranë zonës së këmbësorëve, në sheshin para bashkisë, për të kulmuar më tej në një koncert solidarizues për të prekurit nga tërmeti tek Pazari i Vjetër.

LEXO EDHE:  Shpërthen Çim Peka/ Rama është injorant

LEXO EDHE:  "Te kesh fatin e Xhelalit"

Vetë kryebashkiaku, Sotriaq Filo, është kujdesur që qyteti të zbukurohet në çdo detaj, ndërkohë që koncertit iu bashkuan qindra qytetarë.

Për më shumë, pamjet e mëposhtme flasin vetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kastriot Çipi pranon përçarjen mes aktivistëve të “Aleancës për Tetarin”

Publikuar

-

Nga

Pas lajmit të publikuar dje se, një përplasje e fortë verbale që ka shkuar deri në përplasje fizike ndodhi mes aktivistëve të  “Aleancës për Tetarin”, ka reaguar dhe regjiszori Kastriot Çipi.

Teksa pranon përplasen mes aktivistëve të  “Aleancës për Tetarin”, Çipi thotë se disa protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin.

LEXO EDHE:  Mero Baze rrëfehet për Çim Pekën: Rama e Meta “nuk kanë turp të djegin jorganin për një plesht”

LEXO EDHE:  "Sherri" i Pekës dhe Stefanit te Fevziu, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

“Mbrëmë ca protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin.

Sonte ata ta që thirrën policinë i kanë hapur skenën e Teatrit një artisti që doli nga të parët pro shembjes së Teatrit.

“Përditë shoh qartë e ma qartë.

Edhe vuej, thellë e ma thellë…” Kështu thoshte Migjeni”- shkruan Kastriot Çipi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Tiranë pak para mesnatës së mbrëmshme.

Sipas uniformave blu, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE