Connect with Us

“Rasti i Astirit, situatë diskriminimi”/ Ballanca: ARRSH ka kryer shkelje të rënda

Politikë

“Rasti i Astirit, situatë diskriminimi”/ Ballanca: ARRSH ka kryer shkelje të rënda

Publikuar

-

Duke folur për protestën e banorëve të Astirit, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është shprehur pro dialogur mes palëve, duke theksuar se asgjë e keqe nuk vjen prej tij.

Sipas Ballancës, rasti i banorëve të Astirit është një situatë diskriminimi nga ana e shtetit.

“Ne kemi dalë në një deklaratë për shtyp. Asgjë e keqe nuk vjen nga dialogu. Janë organet shtetërore ato që duhet të tregojnë më shumë vullnet. Jemi në një situatë ku diskriminohemi nga shteti. Ne po paguajmë papërgjegjshmërinë e organeve tona shtetërore. Ne duhet tu themi jo më”, tha ajo.

Sipas Ballancës në rastin e Unazës, nuk janë marrë parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, dhe ARRSH ka kryer shkelje të mëdha.

LEXO EDHE:  Basha rikthehet në protestën e Astirit/ “Rama u kap me presh në duar”

“Ka qenë ARRSH që ka bërë shkeljet më të mëdha. Shkeljet në rastin e Astirit janë edhe më të thella, nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona.

Procedura për tu ankuar në Strasburg është shumë e gjatë. Gjykata e Strasburgut nuk ka për qëllim dëmshpërblimin, por të tregojë standarte që çdo shtet duhet të respektojë konventën për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Popullit është pikërisht për të respektuar këto standarte”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balliu publikon videon/ Si u zhvendos “Lana” për mikun trafikant të Taulant Ballës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka publikuar një video, që sipas tij, tregon se si u devijua Lumi i Lanës për mikun e Taulant Ballës, Edmond Bego që ai e quan dhe trafikant droge.

Sipas Balliut, projekti i Unazës së Re është një vjedhje prej 40 milion eurosh, ndërsa paralajmëron Ballën, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër, se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

LEXO EDHE:  Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit/ Zbardhet biseda

LEXO EDHE:  Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit/ Zbardhet biseda

Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim.

Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana.

NE NUK HARROJMË!

Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!”, shkuan Balliu krah videos.l/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk përmbahet Murrizi/ “Basha me Ramën dhe ajo ‘vegla e kanarit’, tallen me shqiptarët”

Publikuar

-

Nga

pergjigjet murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, se i emërojnë deputetët me porosi dhe jo me meritokraci.

Murrizi ka degjenuar fjalorin teksa ka përmendur krerët e partive politike, për të cilët pretendon se po bashkëpunojnë.

“Nuk e di pse mblidhet Parlamenti. Këtu të mblidhet Basha me Ramën se dy… dhe ajo vegla e kanarit siç them unë dhe ta ndajnë ata. Se deputetët në WhatsApp, ata kanë hall ta kem mirë me kryetarin që të jem në listë”, u shpreh Murrrizi.

I pyetur në studion e RTV Ora, për një marrëveshje të mundshme, Rama-Basha, deputeti pretendon se kreu i opozitës dhe mazhorancës nuk e kanë prishur marrëveshjen e vitit 2017, por vazhdojnë të jenë si artista me të njëjtën linjë.

LEXO EDHE:  Akuza të rënda/ Çuni i Fahriut sulmon Olta Xhaçkën

LEXO EDHE:  Nxënësit nga Saranda i bashkohen protestës së Astirit

“Tallen dy kryetar partie e gjysmë, me 3 milon e 684 votues shqiptarë. Është njëlloj si një restorant i keq, ku të vjen një kamarjer që të thotë ke vetëm dy pjata, një me supë e një me çorbë të qelbur, e të thotë o këtë, o këtë”, theksoi Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshuan qëndrimin për sistemin zgjedhor/ Murrizi mesazh aleatëve të Bashës

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslim Murrizi vijon të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi pretendon se nëse do të votohet me lista të hapura, në Kuvend nuk do të ketë më tutorë, trafikantë droge, të dënuar për vjedhje, apo persona të inkriminuar.

Murrizi tha se, personalisht, preferon sistemin mazhoritar, ndërsa sulmoi aleatët e Lulzim Bashës, të cilët ndryshuan qëndrimin e tyre për sistemin zgjedhor vetëm pak ditë më parë.

Deputeti deklaroi në studion e RTV Ora, se kur dëgjoi Fatmir Mediun, Vangjel Dulen dhe aletatët e tjerë që pranuan sistemin, u habit.

“Kur pashë që thanë i mirë është ky sistem nëse bëhen zgjedhjet në qershor u habita. Ata thonë nëse bëhen zgjedhje të parakoshshme në qershor, ne pranojmë çfarëdolloj sistemi, por nëse bëhen në shtator duam të ndryshojmë sistemin, se ftohet koha atëherë. Nëse thonë këtë bëhen qesharakë”, u shpreh Murrizi.

LEXO EDHE:  Skandali/ Avokatja e Popullit nuk reagon për helmimin e banorëve

LEXO EDHE:  Nxënësit nga Saranda i bashkohen protestës së Astirit

Ai bëri një deklaratë të fortë, kur tha me siguri të plotë se, nëse votohet me lista të hapura 70% e deputetëve që janë dhe kanë qenë në Kuvend nuk zgjidhen më./ CNA.al

LEXO TE PLOTE