Connect with Us

Pse vendet ish-komuniste, nuk kanë ende një gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur

Blog

Pse vendet ish-komuniste, nuk kanë ende një gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur

Publikuar

-

Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”

* Që prej shembjes së komunizmit, vendet e Evropës Lindore kanë shënuar shumë përparime, duke iu afruar fqinjëve të tyre më të pasur. Por jo në një fushë tepër të rëndësishme:ndërtimi i një sistemi gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur. Një nga arsyet, është se Bashkimi Evropian mund t’i ketë shtyrë këto vende në drejtimin e gabuar.

Nga viti 2005, besimi popullor tek gjyqësori, është rritur shumë ngadalë në vendet ish-komuniste që janë aktualisht pjesë e BE-së. Madje në Kroaci, Letoni dhe Slloveni, ky besim ka shënuar rënie. Estonia, është i vetmi vend i Evropës Lindore, ku besimi tek gjyqësori, është më i lartë se sa mesatarja e BE-së, dhe ku hendeku i besimit midis lindjes dhe perëndimit të Evropës, ka mbetur thuajse i njëjtë.

Jashtë Bashkimit Evropian, vende kandidate si Serbia dhe Mali i Zi, Shqipëria, dhe në vende të tjera si Ukraina apo Rusia, situata është e ngjashme:Besimi tek sistemi gjyqësor është kronikisht i ulët. Ky është një problem serioz, pasi mban peng zhvillimin ekonomik, dhe bashkë me të edhe përafrimin e mëtejshëm të standarteve të jetesës midis lindjes dhe perëndimit të Evropës.

Indeksi Global i Konkurrencës i Forumit Ekonomik Botëror, përfshin si një nga parametrat e tij, perceptimet e bizneseve mbi pavarësinë e gjyqësorit. Nga 43 vende evropiane në këtë indeks, nga 20 vendet e fundit, 17 prej tyre janë vende ish-komuniste. Dhe mungesa e paanësisë së gjykatave, e zvogëlon konkurrencën në përgjithësi.

Ky është gjithashtu edhe një problem politik. Në shoqëritë ish-komuniste, drejtësia është një vlerë kyçe, madje shumë më e rëndësishme se në vendet e tjera. Prandaj, kur ka pak besim në sistemin e drejtësisë, kjo krijon rrezikun që qytetarët të votojnë për partite, të cilat premtojnë se do të bëjnë drejtësi

Dhe kjo mund të bëjë, që të ndërmerren reforma në sistem, të cilat synojnë kryesisht t’i vendosin gjyqtarët nën një kontroll më të madh politik, siç ka ndodhur në Hungari dhe Poloni. Këto lëvizje e irritojnë Brukselin, por ato kanë një ndikim në vogël në gjykimin e bizneseve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Komisioni Evropian, monitoron sistemin gjyqësor të 28 vendeve anëtare të BE-së, mbi një mori parametrash teknike, dhe po kështu bën edhe Këshilli i Evropës. Por asgjë mori të dhënash, nuk mund të shpjegojë mungesën relative të besimit tek gjykatat, dhe perceptimet e dobëta mbi pavarësinë e tyre në Evropën Lindore.

Mesatarisht në vendet ish-komuniste, ka më shumë gjykatës për frymë, dhe më të mirë-paguar, sesa vendet e Evropës Perëndimore. Për shembull në Kroaci, vendi ku qytearët kanë besimin më të ulët tek gjyqësori në gjirin e BE-së, një gjyqtar i gjykatës të lartë fiton 4.1 herë më shumë sesa një kroat i zakonshëm.

Ndërsa në Finlandë, vendi me besimin më të lartë tek gjyqësori, kjo normë është 3.2 herë më e lartë. Dhe nuk është se vendet ish-komuniste, kanë mbetur pas në aspektin e efikasitetit të gjykatave:Një çështje mesatare, civile ose tregtare zgjidhet për 159 ditë në Hungari, dhe për 176 ditë në Danimarkë.

Problem nuk janë parametrat teknikë. Por struktura e sistemeve gjyqësore të Evropës Lindore, që është e imponuar nga BE, si pjesë e procesit të anëtarësimit. Siç e përmend Kristina Parau, studiuese në Universitetin e Oksfordit, një një studim të sajin të vitit 2015, BE-ja i bindi vendet ish-komuniste të adoptonin variante të një mekanizmi të veçantë për emërimet në gjyqësor, të përqendruara rreth një Këshilli Gjyqësor.

LEXO EDHE:  Milioneri, që i dogjën makinën e shkatërruar/ Zbardhen bëmat e gjyqtarit Andri Ymeri

Ky është një organ i ndërtuar mbi modelin italian, kur gjyqtarët zgjedhin vetë ata që u bashkohen radhëve të tyre. Ndikimi i politikanëve, është minimizuar. Vetëm Republika Çeke, ku gjyqtarët emërohen nga presidenti, ka arritur të shmangë adoptimin e këtij sistemi.

Por “autonomia gjyqësore, është një thikë me dy presa”, mendon Parau, pasi ajo zhduk çdo pengesë demokratike ndaj gjyqtarëve, pa hequr realisht ndikimin e tyre politik. Ajo argumenton se mekanizmi i ri, fuqizoi një bashkësi juridike transnacionale, të lidhur me elitat politike të vendeve të Evropës Lindore.

Kjo shpjegon dhe faktin, pse partitë që e deklarojnë veten anti-elitare, janë kaq shumë të prirura për të reformuar sistemet gjyqësore të vendeve të tyre. Ka një literaturë në rritje, mbi efektet e paqarta të modelit të Këshillit Gjyqësor. Në një studim të kohëve të fundit, 3 studiues nga Universiteti Masarik në Republikën Çeke, përshkruan dështimin e këtij sistemi në Sllovaki. “Fuqizimi i gjyqësorit ndodhi në një sistem, ku ka mbijetuar lehtësisht trashëgimia dhe kultura e regjimit komunist. Nga njëra anë, është e vërtetë që një nivel më i madh i vetëqeverisjes në gjyqësor, ndihmoi izolimin e gjyqësorit nga presioni i drejtpërdrejtë politik. Por nga ana tjetër, kjo lejoi një kapje të papritur të gjyqësorit ‘nga brenda’, përmes shpërblimit të aleatëve të atyre që janë në pushtet, dhe ndëshkimit të kritikëve të tyre”- shkruajnë studiuesit.

Ukraina, që gjithashtu ka provuar të kopjojë sistemin evropian, ka pasur jo pak probleme me të. Pasi një komunitet gjyqësor tërësisht i korruptuar, ka promovuar gjyqtarë që dihen se i kanë shërbyer interesave politike specifike. Vendi e ka të vështirë të heqë nga sistemi gjyqtarët, që u kanë dhënë mundësi oligarkëve të shmangin ndjekjen penale, dhe që kanë çimentuar sundimin kundër protestuesve gjatë 2 revolucioneve popullore në vend.

Tani nën presidentin e ri, Volodimir Zelenski, vendi po përpiqet të reformojë sistemin e emërimeve në gjyqësor, duke u mbështetur tek ekspertët që kanë ardhur nga jashtë. Është dëshmuar e pamundur të arrihet një autonomi e sistemit, në një bashkësi juridike të korruptuar, nga nënshtrimi politik nën komunizëm, dhe oligarkët e pas komunizmit.

Edhe në Itali, vendi që ka shërbyer si një model për reformat e rekomanduara nga BE, gjyqësori nuk po funksionon shumë mirë. Ai gëzon nivelin më të ulët të besimit të publikut, se në çdo vend tjetër të Evropës Perëndimore. Sistemet gjyqësore në Evropën Lindore, duhet të lëvizin në një drejtim tjetër, drejt pasjes së më shumë llogaridhënie dhe transparence nga ana e gjyqtarëve.

Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një kontroll më të drejtpërdrejtë politik, edhe pse një shkallë e kufizuar e tij mund të jetë e dobishme. Pra, mund të bëhet ndoshta verifikimi zyrtar të paktën i gjyqtarëve të lartë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë, dhe BE-ja ka shumë gjykata profesionale dhe të respektuara.

Derikur BE të ndalojë së mbrojturi gjyqtarët e Evropës Lindore, do të pengohet ndërtimi i mëtejshëm i institucioneve në vendet ish-komuniste. Monitorimi i parametrave teknikë është pozitiv. Por është më e rëndësishme të përqendrohemi tek besimi dhe pavarësia e sistemit. Nevojitet më shumë punë, për të garantuar që Evropa Lindore të ketë me tepër gjyqtarë të kualifikuar dhe të paanshëm përmes procedurave transparente, sesa në mbrojtjen e “lopës së shenjtë” të pavarësisë gjyqësore./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E rrallë në Rusi/ Shkencëtarët gjejnë qenin 18,000 vjeçar të ngrirë në akuj

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një qenushi parahistorik, që besohet të jetë 18,000 vjeç.

Qeni është gjetur në një zonë të ngrirë në Lindje të vendit.
Ky qen është zbuluar vitin e kaluar nën një grumbull balte të ngrirë pranë qytetit lindor Yakutsk. Qenushi është ruajtur jashtëzakonisht mirë, ka qime, dhëmbë, mustaqe dhe qerpikë ende të paprekura.

“Ky qenush i ka të gjitha gjymtyrët, leshterikun, madje edhe mustaqet. Hunda është e dukshme. Ka dhëmbë. Për shkak të disa të dhënave është bërë i mundur përcaktimi i gjinisë, qenushi është mashkull”, tha Nikolai Androsov, drejtor i muzeut privat të Botës Veriore ku ruhen eshtrat.

Fjalimin e mbajti në prezantimin e bërë në Muzeun Mammoth të Yakutsk, muze ky i specializuar për ekzemplarët antikë.
Me të zbuluar qenushin, shkencëtarët nga Qendra e Palaeogjenetikës me qendër në Stokholm, morën një pjesë të eshtrave për të studiuar ADN-në, gjë që përcaktoi moshën 18,000 vjeçare të qenit.

LEXO EDHE:  Milioneri, që i dogjën makinën e shkatërruar/ Zbardhen bëmat e gjyqtarit Andri Ymeri

LEXO EDHE:  Video- Pas “rrëzimit” të Ramës, CNA.al shoqëron Bashën

Vitet e fundit, Territori lindor i Rusisë ka siguruar shumë pasuri për shkencëtarët që studiojnë mbetjet e kafshëve antike. Ndërsa akulli i prekur nga ndryshimi i klimës shkrihet, gjithnjë e më shumë pjesë të mamuthëve të leshtë, qenve dhe kafshëve të tjera parahistorike po zbulohen. Shpesh zbuluesit nuk janë shkencëtarët por gjahtarët mamoshë ata që i zbulojnë.

Fakti që një nga arsyet e gjetjes së kafshëve prehistorike nën akullnaja është ngrohja globale përbën një problematikë masive, e cila shkon përtej studimit të mbetjeve të gjetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Për mendjet e përqëndruara, nuk ka gjë më negative sesa kërcënimi nga Armagedoni bërthamor. Kjo ishte të paktën e vërtetë për NATO-n, gjatë dekadave që pasuan themelimin e saj në vitin 1949. Gjatë Luftës së Ftohtë, aleanca kishte një qëllim të përbashkët (mbrojtjen kolektive), një hapësirë të përbashkët (Atlantikun e Veriut), dhe një kundërshtar të përbashkët (Bashkimin Sovjetik).
Parimet ishin të thjeshta. Të tilla ishin edhe në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, dhe kur shtetet e Evropën Qendrore dhe Lindore iu bashkuan aleancës. Megjithatë më 3 dhjetor 2019, kur udhëheqësit e saj u mblodhën në Londër, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes së NATO-s, u shtruan pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj.
Madje Emanuel Makron, e shpalli NATO-n “klinikisht të vdekur”, gjatë një interviste që tha për “The Economist” muajin e kaluar. Deklaratat e tij synonin të provokonin, dhe në këtë aspekt pati sukses. Atlantistët e tronditur nga Uashingtoni në Varshavë, e kritikuan papërgjegjshmërinë e një qasje të tillë.
“Ky nuk është këndvështrimi im i bashkëpunimit në NATO”- deklaroi Angela Merkel. Rexhep Tajip Erdogan ishte më pak diplomatik. Presidenti turk, tha se ishte Makron ai që kishte pësuar “një vdekje klinike”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, i quajti “fyese” komentet
e Makron.
Është e vërtetë:gjuha e presidentit francez ishte shumë e ashpër. Neni 5 i traktatit të NATO-s, mbi mbrojtjen kolektive, bazohet në parimin se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve, është një sulm ndaj të gjithëve. Në këndvështrimi komod i Parisit, kjo gjë mund të duket si abstrakte.
Por në skajet lindore të Evropës, ai nen është shumë domethënës.
Vizitoni për pak ditë vendet e Balltikut, që po vëzhgojnë me nervozizëm ndërtimin e pozicioneve të reja ushtarake në enklavën ruse të Kaliningradit. Aty Neni 5, nënkupton ndryshimin midis sovranitetit paqësor, dhe luftës hibride që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Por ndërhyrja e Makronit, nuk ishte tërësisht e pajustifikuar. Në nivelin intelektual dhe strategjik, NATO në mos ka vdekur, është dukshëm në agoni. Nëse misioni i saj është të mbrojë Perëndimin nga Rusia, atëherë pse Turqia po ble sistemet ruse të mbrojtjes, dhe me bekimin e heshtur të SHBA-së, po lufton tani kurdët në Sirinë Veriore, bashkë me trupat ruse?
Nëse misioni i NATO-s, është të garantojë sigurinë, pse Trumpi ka sugjeruar që SHBA-ja të mos ndërhyjë për të mbrojtur anëtarët më të vegjël të aleancës, siç është për shembull Mali i Zi? Nëse misioni i saj është të kundërbalancojë fuqitë jo-perëndimore, pse vetë Makron deklaroi kohët e fundit se “armiku ynë i përbashkët është terrorizmi”?
Përplasjet dhe përçarjet janë të shumta. NATO ka dështuar të ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike, ka shmangur debatet e mëdha mbi të ardhmen e saj, dhe e ka nënçmuar mendimin e opinionit publik. Por në veprim, janë edhe shumë forca të tjera të mëdha.
Në horizont, po shfaqet një rend i ri shumëpolar botëror, në të cilin interesat dhe përparësitë e anëtarëve të NATO-s, nuk janë më dhe aq të njëjta sa dikur. Evropianët e marrin shpesh si të mirëqenë mbrojtjen nga aleanca, edhe kur flirtojnë me fuqitë e jashtme. Të njëjtët udhëheqës gjermanë që kritikuan komentet e Makron, janë duke e ftuar me entuziazëm kompaninë kineze Huauei të instalojë rrjetin e tij të ri celular 5G.
Sulmet e SHBA-së ndaj aleatëve të saj, kontrastojnë shumë me frikën nga rritja e Kinës, një tendencë që nuk do të marrë fund me presidencën Trump. Makron veçoi me të drejtë ngjarjet në Siri, ku “nuk ka pasur asnjë planifikim dhe koordinim të NATO-s”.
Presidenti francez, pyeti nëse duhet të zbatohet Neni 5, nëse Siria hakmerret kundër Turqisë, dhe pyeti sërish se sa të përkushtuara mbeten SHBA-të për të ofruar garanci, në një rajon që po lëshon ndaj sferës ruse të ndikimit. Leksoni, përfundon Makron, është se “Evropa duhet të jetë autonome, në aspektin e strategjisë dhe aftësisë ushtarake”.
Dhe kjo nënkupton sipas tij, rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe përqendrimin mbi zgjidhjen e krizave në periferi të kontinentit. Sa më jofunksionale që duket NATO, aq më shumë ndikim do kenë mendimet e Makron. Evropa po ecën përpara.
Buxhetet e saj të mbrojtjes, po shkojnë drejt mesatares prej 2 për qind të PBB-së, që është dhe objektivi i NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, iu përgjigj komenteve të Makron, duke rikthyer angazhimin e vendit të saj për arritjen e kuotës 2 për
qind.
Dhe evropianët janë duke u përmirësuar në shpenzimin e parave për mbrojtjen. Por përpjekjet e Evropës, janë më tepër hapa të vegjël në drejtimin e duhur, sesa një zëvendësues serioz i fuqisë kolektive të NATO-s. Rusia e Putinit, mbetet një kërcënim gjeopolitik.
Hendeku midis kërkesave më të gjera që po shpalosen në shekullin XXI, dhe kapaciteteve
të një Evrope post-NATO, mbetet shumë i madh. Gjermania mund të ketë si synim 2 për qind shpenzime në mbrojtje, por do ta arrijë këtë vetëm në vitet 2030 në rastin më të mirë.
Aleancës mund t’i mungojë një kulturë e përbashkët strategjike, dhe po kështu ndodh edhe me BE-në. Qasja e Makron është pra realiste. SHBA-ja po bëhet ralisht më pak e besueshme, dhe Evropa duhet të mbrojë interesat e saj, duke bërë më shumë për sigurinë e vet, dhe duke u përpjekur të sigurojë një autonomi në këtë aspekt./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A na nxisin kartat e kreditit të shpenzojmë më shumë, se sa kur blejmë me para kesh?

Publikuar

-

Nga

Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë si të mirëqenë, duke harruar shpesh sesi një copë letër apo një copë metali, janë në vetvete sende me vlerë. Por paraja është një shpikje relativisht e kohëve të fundit, dhe që ka sjellë një ndryshim thelbësor në shoqërinë njerëzore, thotë Natasha Vinej, historiane e parave dhe financave në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përdorimi i parë i regjistruar i parave, ishte në Irakun dhe Sirinë e Lashtë, në civilizimin e Babilonisë, rreth vitit 3000 Para Krishttit. Në kohën e Babilonisë, njerëzit përdorën copa argjendi, të cilat llogariteshin sipas një peshe të standardizuar të njohur si sikël.
“Në çdo kohë, që paratë të kenë vlerë, duhet besim”- thotë Vinej. Por rruga e parasë ka pasur shumë zhvillime. Rreth vitit 1000 Para Krishtit, edhe civilizimet e tjera po përdornin metalin të çmuar, dhe në Greqinë e Lashtë, dhe Mbretërinë e Lidisë, u prodhuan monedhat e para.

Ndërkohë kartëmonedhat e para në letër u përdorën në Kinën Perandorake gjatë dinastisë Tang (618-907 Pas Krishtit), ndërsa në Evropë ajo nuk do të shfaqej para shekullit XVII. Sot, paratë nuk janë të lidhura me objektet fizike që janë në vetvete mallra me vlerë, siç janë monedhat e arit ose argjendit, por ne i përdorim në formën e kartave të kreditit.
Koncepti i kredisë (dhe borxhit), ekzistonte shumë kohë përpara se të shpikeshin kartat e kreditit. Karta e kreditit u shpikën nga Xhon Bigins nga Banka Kombëtare në Bruklin, Nju York, në vitin 1946.

Në Mbretërinë e Bashkuar, banka Barclays lëshoi kartën e parë të kredisë më 29 qershor 1966.
Nga vitit 2015, pagesave elektronike janë bërë shumë të përhapura. Vendet me nivelet më të larta të shpenzimeve online përfshijnë Kanadanë, ku pasja e më shumë se 2 kartave të kreditit për person është një normë. Në Evropë, Suedia është shoqëria më pa para kesh në botë, me vetëm 13 për qind të suedezëve që raportojnë se kanë përdorur para kesh për blerjen e tyre të fundit, sipas një studimi mbarëkombëtar të kryer vitin e kaluar, nga rreth 40 për qind që ishte kjo normë në vitin 2010.
Sa për krahasim, rreth 70 për qind e amerikanëve përdorin ende paratë kesh çdo javë, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore Pju. Por a shpenzojnë më shumë njerëzit që përdorin zakonisht vetëm karta krediti? Është treguar se në aspektin psikologjik, njerëzit ndiejnë më shumë dhimbje kur humbasin 100 paund, sesa ndiejnë gëzim kur fitojnë 100 paund.

LEXO EDHE:  A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

LEXO EDHE:  "STOP" falenderon CityNews Albania (CNA.al)

Me fjalë të tjera, dhimbja e humbjes është më e madhe, edhe pse të dyja shumat janë saktësisht të njëjta. Kjo lloj qasje psikologjike, ka nxitur një ndryshim të madh në fushën e ekonomisë. Kjo çoi në disiplinimin e ekonomisë së sjelljes dhe degëve të tilla, si psikologjia e konsumatorit. Një nga studiuesit e shkëlqyer në këtë disiplinë relativisht të re është Drazen Prelec.
Profesori i Universitetit të Masaçusetsit në SHBA, kreu dikur një studim që përfshinte një ankand të veçantë. Ankandi u mbajt me studentët e shkollën prestigjioze të biznesit Sloan, për biletat e ndeshjeve të basketbollit amerikan NBA. Studiuesit i thanë gjysmës së ofertuesve, se mund të paguanin vetëm me para kesh, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që mund të paguanin vetëm me një kartë krediti.
Rezultatet i habitën studiuesit. Mesatarisht, u zbulua se blerësit me karta të kreditit, po bënin 2 herë më shumë oferta, sesa blerësit që kishin para kesh me vete. Ajo çfarë do të thotë kjo, sipas Prelec, është se kostoja psikologjike e shpenzimit të një dollari në një kartë krediti është vetëm 50 cent.

Shpenzimi i një karte krediti, ka qartazi efekte tek mënyrën se si njerëzit shpenzojnë, dhe kjo vërtetohet nga studime të shumta. Gjithsesi, është treguar gjithashtu se kur mbërrijnë faturat e kartave të kreditit, ato shkaktojnë dhimbje të mëdha për zotëruesin e kartës.
Në fakt, ekonomistët e sjelljes së konsumatorit besojnë se kjo shpjegon popullaritetin e vazhdueshëm të kartave të debitit. Pra me kartat e kreditit, vonohet dhimbja e pagesës (derisa të mbërijë ajo faturë mujore). Aftësia e madhe e kartave të kreditit, është se ato ushtrojnë fuqinë psikologjike, për të ndarë kënaqësinë e blerjes nga dhimbja e pagimit./Burimi: BBC-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE