Connect with Us

Protestoi kundër Borchardt/ Arrestohet gruaja 70-vjeçare

Politikë

Protestoi kundër Borchardt/ Arrestohet gruaja 70-vjeçare

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka arrestuar një grua pasi protestoi në trotuar kundër ambasadorit Bernd Bochardit.
Lajmin e bën të ditur ish kryeministri Sali Berisha përmes denoncimit të qytetarit dixhital.

“Një akt banditesk i narkoshtetit, arresotjnë zonjën sepse protestoi kundëe Brochard.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin banditesk të gangsterëve me uniformë dhe kërkoj lirimin e saj të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Nje akt banditesk i narkoshtetit, arresotjne zonjen sepse protestoi kunder Brochard.
Denoj me ashpersine me te madhe aktin banditesk te gangstereve me uniforme dhe kerkoj lirimin e saj te menjehershem.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar Doktor Berisha policia ka mar nje grua 70 vjec Lefterie Duraku sepse ka protestuar ne trotuar kunder Bochardit tek sheratoni
Ajo ndodhet momentalisht tek komisarjati numer 1./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luan Rama sulmon mediat/ “Kazani” po tregon mungesë profesionalizmi, të zbatohet ligji

Publikuar

-

Nga

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, ka sulmuar pak më parë mediat, për të cilat thotë se në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit kanë treguar mnungesë profesionalizmi.

Rama akuzon mediat për shërbime “perverse” ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi kanë transmetuar takimet e këtij të fundit me familjet e viktimave të regjistruara nga tërmeti dhe nuk harron të përdorë termin “kazan”, me të cilin kreu i qeverisë i referohet mediave.

“Mungesa e profesionalizmit,
si shërbim pervers ndaj kryeministrit!…

Si prej shumë ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit, edhe sot prej mëngjesit e deri vonë në mbrëmje, ekranet e televizioneve informativë pa asnjë sens profesional dhe etik e madje në kundërshti të plotë me çdo parametër që normon marrëdhëniet e ekranit me shikuesit, kanë shërbyer dhunshëm për shikuesit e tyre, vizitat abuzive e në shpërdorim të kodit të nderimit e respektit për ata që nuk jetojnë më, të kryeministrit nëpër familjet e të ndjerëve.

Se çfarë bën kryeministri dhe se si e shpërdoron ai dhembjen e familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit e jo vetëm prej tërmetit në fakt, është punë e tij.

LEXO EDHE:  Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për pallatin e vjehrrit të Bashës/ Reagon Berisha

LEXO EDHE:  "Narko-horrat me uniformë"/ Ish kryeministri sulmon Veliajn

Eshtë edhe çështje e ndjeshmërisë dhe e respektit njerëzor gjithashtu, por që më së pari janë të lidhura me edukatën dhe karakterin e njeriut, i cili nëse nuk i ka, natyrisht nuk ka as se si t’i shfaqë”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa kërkon të zbatohet ligji kundër keqbërësve, që sipas tij në këtë rast janë edhe mediat.

“Por, pamja tjetër e shëmtisë na vjen si mungesë e profesionalizmit deri në servilizëm e shërbim pervers ndaj kryeministrit të disa televizioneve, që ndërsa përcjellin për shikuesit e tyre gjithë arsenalin e fyerjeve dhe përçmimit që vjell pa asnjë filtër goja e kryeministrit për ato që ai i quan kazan, ia dhurojnë ekranin ( e kazanit në këtë rast nëse do të përdorim përcaktin e kryeministrit), përmes transmetimeve të drejtpërdrejta me orë të tëra, çka është në thelb një demonstrim arrogant fyerjeje ndaj shikuesit, është shenjë mospërfilljeje dhe ndaj vetë qytetarëve.

Një produkt i prishur nuk duhet hedhur në treg. Po nëse hidhet, atëherë duhet zbatuar ligji kundër keqbërësve!

E në rastin konkret, keqbërës nuk është vetëm kryeministri!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk i ndahet Ramës/ “E ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertogrulit”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sërish sot në zonë e Plazhit në Durrës ku ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.

Këta të fundit i janë ankuar Bashës se qeveria i ka braktisur dhe s’u ka dhënë asnjë ndihmë.

“Banesa ime është e pabanueshme, por askush nuk ka ardhur prej 10 ditësh të na thotë çfarë të bëjmë”- tha një grua e moshuar. Të njëjtin shqetësim e kishin edhe banorë të tjerë, të cilët treguan se në bashki I kanë nxjerrë jashtë pa u dhënë asnjë përgijgje çfarë do të bëhet me ta. “Kërkojmë të na thonë të hyjmë a të dalim.

Shkova në minibashki dhe nuk na përfillën fare”- u shpreh një banore tjetër. “Pronari i firmës sillet rreth e rrotull, dhe nuk na thotë asnjë fjalë, ndërsa lekët na i ka marrë një më një.” – thotë dikush tjetër.

“Kjo situatë e pasigurisë është e papranueshme, sepse po hyjmë në javën e tretë. Duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh dhe qartësia fillon me vlerësimin e çdo banese. Pa vlerësuar banesat, ju nuk mund të keni qartësi. Tani këta duhet të transferojnë fondet, se s’ka gjendje emergjence pa fonde.

Të marrin ato 150 milionë dollarë të oligarkëve dhe t’i kalojnë në dispozicion të situatës së tërmetit. Shumë pak familje mund të jenë në gjendje të bëjnë diçka vetë, të tjerëve ky tërmet u ka marrë gjithçka. u ka marrë pasurinë e një jete. Shteti është i shqiptarëve. Fondet janë të shqiptarëve, buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, nuk është as i Edi Ramës.“ – theksoi kreu i opozitës.

Edhe një nënë me dy fëmijë denoncoi shpërfilljen nga autoritetet lokale. “Vetëm se nuk kemi fjetur tek bashkia. Nuk vjen njeri të thotë çfarë të bëjmë. E kam shtëpinë me certifikatë, me taksa, me të gjitha. I jam përgjigjur shtetit një më një”. Për kreun e opozitës faktet e treguara nga banorët të çojnë në një konkluzion të vetëm.

“Ky është dështim i shtetit dhe i kësaj qeverie, sepse kemi hyrë në javën e tretë dhe ju nuk dini se ku të flini. Kjo është e papranueshme. Edhe në javën e dytë është e papranueshme për një shtet të mirëpërgatitur, por javën e tretë, kjo është neglizhencë, ky është dështim total. Është dështim kriminal dhe faturën e paguani ju. Kemi vetëm shfaqje nga mëngjesi deri në darkë.- tha zoti Basha.

Në javën e tretë pas tërmetit, banorët kanë nisur të tregojnë me gisht edhe përgjegjësit pse pallatet e tyre janë sot të pabanueshëm apo të rrezikuar.

“Kur është bërë ky pallati ishte 8+1, tani është bërë 12. Është ndërtuar në vitin 2014 dhe avancoi për 1 vit, se është 3D-ja”. tha një banor, duke iu referuar kompanisë së kryetarit të asaj kohe të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

LEXO EDHE:  Dështon mbyllja e bixhozit/ Berisha: Lloton tani e ka çdo familje në shtëpi

LEXO EDHE:  Berisha akuza të forta Olsi Ramës dhe Ambasadores Vlahutin

“Çfarë përgjegjësie do të mbajnë këta njerëz që ne jemi jashtë, që I kemi blerë sa frëngu pulën dhe bie faqja e murit pa problem, sikur është fletë libri. Ne duam që ata që kanë ndërtuar të japin llogari para prokurorëve, para shtetit dhe të ndërtojnë banesën.”- u shpreh i revoltuar një banor tjetër.

Zoti Basha ishte konkret me banorët e zonës së plazhit, kur u shpejgoi banorëve se kush e ka përgjegjësinë për cilësinë e dobët të pallatave të ngritura atje.

“Përgjegjësia fillon me ata që kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe licensimin e ndërtimeve, që është shteti. Këtu në Durrës kemi edhe një veçori se në 99% të pallateve, ai që ka firmosur për këto leje, ka sjellë edhe betonin, në konflikt interesi, Vangjush Dako. Pasi mbaron gjithçka, kolaudohet dhe prapë pushteti vendor, bashkia, ka për detyrë të kolaudojë që gjithçka është bërë në rregull. Përgjegjësia fillon dhe mbaron me shtetin. Ç’është ajo shprehje “do t’i bëj unë letrat”. Çfarë letrash do të bëjë ai? Ai duhet të shkojë në burg për këto gjëra” – tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

Një nga problemet kyçe të banorëve është mungesa e një përgjigjeje përfundimtare për sigurinë e banesës së tyre dhe shpërfillja e tyre nga Bashkia e Durrësit. Këto akte zoti Basha i krahasoi me ato të Bashkisë së Krujës, ku pas tërmetit, humbën jetën në Thumanë 24 persona.

“Kudo ku po shkoj po më thonë që s’ju japin asnjë përgjigje dhe qartësi njerëzve se ku do të flenë dhe njerëzit të kthehen në objektet e rrezikshme, kjo është kriminale. Kjo u ndodhi atyre në Thumanë. Ishin prishur me 21 shtator, u futën aty dhe tragjedia natyrore u kthye në tragjedi shtetërore” – u shpreh zoti Basha.

Një qytetare ngriti zërin kundër sjelljes së kryeministrit, I cili, sic tha ajo, bën shfaqje, pa zgjidhur asgjë. “Edi Rama të mos bëjë propagandë si llazore, se e ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertogrulit dhe nuk iI ka dhënë askujt zgjidhje. Personat e parë që duhet të kishte thirrur janë pronarët e pallateve që kanë shitur shtëpitë dhe kanë marrë lekët dhe nuk na hapin as telefonin sot. Për këtë vend Edi Rama është më keq se tërmeti. Fatkeqësia më e madhe për këtë vend është Edi Rama” – tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarit i dëmtohet banesa nga tërmeti/ Spaho: Aktivistit të PD nuk i vlerësojnë dëmet

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i opozitës Edmond Spaho deklaron se banesa e aktivistit të Partisë Demokratike ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa ngre akuzat se askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet.

Spaho i bën thirrje qeverisë të ndihmojë familjen e Dalip Hasës në fshatin Ballashenje, të njësisë administrative Pezë, pasi pretendon se këtë të fundit nuk e kanë përfilluar për shkak të angazhimit në PD.

“Me poshte eshte shtepia e Dalip Hasa ne fshatin Ballashenje, njesia administrative Peze. Shtepia eshte demtuar nga termetet e dates 21 Shtator dhe 26 Nentor por deri me sot askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar te vleresoje demet apo ta pyesin ne se ka ndonje nevoje pasi ai eshte aktivist i PD. Rasti ne fjale i eshte bere i ditur kryetarit te njesise administrative Peze z. Besmir Kola nga drejtuesit e PD te zones. Shpresoj qe kjo thirrje te sherbeje per te qe ta vizitoje kete banor te njesise se tij dhe ta ndihmoje si te gjithe qytetaret e tjere pa dallim bindje politike”, shkruan Spaho./ CNA.al

LEXO TE PLOTE