LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përzgjedhja e anëtarëve të GJK/ Vasili zbulon puçin kushtetues, i përfshirë dhe Gramoz Ruçi

11 Nëntor 2019, 17:44, Politikë CNA
Përzgjedhja e anëtarëve të GJK/ Vasili zbulon puçin

?Puç kushtetues?, kështu e ka cilësuar nënkryetari i LSI-së , Petrit Vasili, publikimin në Fletoren Zyrtare të emërimit të Arta Vorpsit si anëtare të kushtetueses.

Në një intervistë për Fax News, ?ndërsa thotë se publikimi i katër emrave në lista, përballë 4 vakancave është skandaloze dhe shkelje e Kushtetutës?, për Vasilin ?gjithë procesi është bërë vetëm për të kapur sistemin e drejtësisë.?

Sipas nënkryetarit të LSI, publikimi i emrit të Vorpsit në Fletoren Zyrtare tregon se edhe ?Ruçi është i përfshirë në puçin kushtetues së bashku me Ramën.?

?Këto dënglat politike nuk kanë të bëjnë fare me Kushtetutën.

Sot kreu i Kuvendit ka bërë një deklarim antiligjior tepër të rëndësishëm, duke e botuar emërimin e Arta Vorpsit në fletoren zyrtare.

Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, pasi që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka të qartë që nuk mund t’i botoj njoftimet e tij në fletoren zyrtare. Ky është një puç  kushtetues dhe kjo tregon se edhe Ruçi është pjesë e tij së bashku me Ramën.

Gjithë ky proces është vetëm me një qëllim, për tu kapur sistemi i drejtësisë.

Gjëja më skandaloze që na çon më pas nga Kushtetuta e vjetër është se për çdo vend vakant, duhet të ketë jo më pak se 3 opsione. Ne jemi përballë 4 vakancave me 4 persona.

Këto janë ditët më të errëta të sistemit të drejtësisë. Këtu nuk ka zgjedhje, por vetëm emërime. Kush e merr përsipër, kush do t?i dalë për zot kësaj shkelje kushtetuese?

Për zgjedhjen e 4 vendeve duhet të ketë të paktën 12 kandidat. Kush do i marrë përsipër, ndonjë ndërkombëtar që nuk i bëhet vonë për Shqipërinë?

Nëse dhunohet Kushtetuta nuk ka më drejtësi në këtë vend. Sot këta kanë shkelur Kushtetutën në mënyrën më të dhunëshme të mundshme dhe nuk ka më drejtësi?, është shprehur Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga