Connect with Us

Nuk mori pjesë në votim për anëtarët e Kushtetueses/ Maliqi: Opozita marrëveshje të fshehtë me mazhorancën

Politikë

Nuk mori pjesë në votim për anëtarët e Kushtetueses/ Maliqi: Opozita marrëveshje të fshehtë me mazhorancën

Publikuar

-

Deputeti Lefter Maliqi nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm për dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Maliqit, votimi i sotëm e fut vendin në krizë më të thellë politike e Kushtetuese pasi edhe opozita është bërë palë me mazhorancën.

“Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon,se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp”, shkruan Maliqi

Postimi i plotë:
Te dashur miq,para votimit te dy anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese u largova nga Parlamenti,pasi nuk mund te behem pjese e marrveshjeve te fshehta me mazhorancen per te shkelur Kushtetuten,pasi me votimin e sotem ku dhe pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja.Jam pro ngritjes se Gjykates Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutes duke kaluar nga Presidenti,tek Parlamenti ,tek Gjykata e Larte sipas radhes.Votimi i sotem e fut vendin ne krize me te thelle politike e Kushtetuese.Domosdoshmeri krijimi i Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykates Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Larte..Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon,se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon “dhëmbët”/ Do të më keni këto në çdo kohë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka qënë mjaft i ashpër sot në drejtim të mazhorancës socialiste, të cilën e ka cilësuar si estradën numër një të këtij vendi.

“Rilindja është teatri dhe estrada numër një e këtij vendi.”-tha Meta.

Sa i takon emërimit të Arta Vorpsit, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se emërimi i saj është bërë nga Dvorani, në shkelje të plotë të kompetencave dhe pa mbledhur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

“Në përgjigjen që Dvorani i ka kthyer Kuvendit, thuhet se Arta Vorpsi konsiderohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese”, ndërkohë që nuk ishte mbledhur Këshilli”-tha Meta.

LEXO EDHE:  Kryemadhi bën deklaratën e fortë/ “Pas Paketës Anti-shpifje priten spastrime politike”

LEXO EDHE:  "Do digjej Kuvendi"/ Dashamir Shehi mohon skenarin, mesazh Metës

Po ashtu, Meta paralajmëroi se nuk do të tërhiqet nga betaje e tij, ndërsa theksoi se “Do të më keni këtu në çdo kohë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Metës/ Do tregoj fakte të rënda në Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, i cili sipas tij, u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit final të një grushti shteti.

Meta tha se do të marrë pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte të rënda për përpjekjen për të realizuar një grusht shteti.

“Si president i Republikës së Shqipërisë, i këkroj ndjesë Komisiont të Venecias që u këqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit të grushtit të shtetit.
Shqipëria edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit. Do të marr pjesë në seancën plenare në Komisionin e Venecias ku do të njoh të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda sesa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend”, u shpreh Meta në një dalje për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale”/ Meta vijon “luftën” me Ardian Dvoranin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot akuzat në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta e akuzon Dvoranin për shpërdorim të detyrës, në lidhje me procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i shtetit i cilësoi veprimet e Dvoranit, si një veprimtari kriminale, pasojat e së cilës sipas tij po i vuan ende sot sistemi i drejtësisë.

“Pasojat e veprave të tij penale po i vuan ende sistemi i drejtësisë. Ardian Dvoranit duhet ti ndalohet menjëherë zhvillimi i veprimtarisë penale përmes shpërdorimit të detyrës. Duhet t’i ndalohet veprimtaria kriminale, me qëllim pengimin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese”-tha ndër të tjera Meta.

“Kryetari i Kuvendit, në datën 8 nëntor 2019, kreut të KED i kërkoi inf për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.I kallëzuar brenda ditës i përgjigjet.

LEXO EDHE:  Opozita bojkoton votimin e projektligjeve

LEXO EDHE:  "Do digjej Kuvendi"/ Dashamir Shehi mohon skenarin, mesazh Metës

Dvorani ka keqinformuar dhe shprehur vullnetin e presidentit për ushtrimin e kompetencave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa pasur asnjë kompentencë, konstaton si të jetë vetë Presidenti, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushteuese. Pa asnjë kompetencë dhe duke mashtruar opinionin publik dhe ndërkombëtar, ka shtrembëruar faktet dhe shpërdoruar detyrën për ti marrë presidentit kompetencën e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.”-tha Meta.

Po ashtu, kreu i shtetit tha se veprimet e Dvoranit, janë bërë pa u mbledhur KED. Pra, sipas Metës, vetë Dvorani ka firmosur, pa marrë parasysh mendimin e anëtarëve të tjerë të Këshillit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE