Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

Politikë

Nga Klodian Tomorri/ Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

Publikuar

-

Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohet se është shkruar nga Ciceroni në kryeveprën e tij De Republica. Historia flet për një pirat të quajtur Diomedi, i cili ishte bërë i famshëm sepse me varkën e tij grabiste anijet e vogla dhe torturonte familjet e fshatrave rreth brigjeve duke ju vjedhur gjithçka kishin.

Një ditë Diomedi u kap nga ushtarët e Aleksandrit të Madh diku në bregun e Aleksandrisë dhe u çua përpara Perandorit. Sipas ligjeve të instaluara nga Aleksandri i Madh pirateria dhe grabitjet ishin krime që dënoheshin automatikisht me vdekje.

“Kush ta jep ty të drejtën të grabisësh me forcë, gjëra që nuk janë të tuat?- e pyeti Aleksandri piratin.

-“O Perandor”- ju përgjigj Diomedi. “Kush ta jep ty të drejtën, që të udhëtosh në të gjithë botën dhe të marrësh me forcë gjëra që nuk të përkasin? Kush ta dha të drejtën të pushtosh Egjiptin? Kush të bëri mbret të Persisë? Me çfarë autoriteti e pushtove Indinë?”

Aleksandri mbeti i shtangur nga përgjigja e piratit, teksa ky i fundit vazhdoi argumenti: “Perandor, ne të dy jemi njësoj. Bëjmë të njëjtën gjë. Ndryshimi i vetëm është se unë vjedh vogëlsira me varkën time dhe më quajnë pirat. Ndërsa ty, që pushton kombe me ushtrinë tënde të madhe të shpallin Perandor.”

LEXO EDHE:  Klodian Tomorri zbulon meritën e qytetarit dixhital

Në kohën e Aleksandrit termi KÇK nuk ekzistonte akoma. Ai do të shpikej mijëra vite më vonë, në një katund të vogël, afër vendit ku Aleksandri nisi gjithçka. Por fabula mbetet e njëjtë. Ata që vjedhin në shkallë të madhe, nuk i durojnë dot hajdutët e vegjël.

Prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë sot ngjajnë shumë më Diomedin. Ata grabisin pronat e të pafuqishmëve, marrin rryshfete dhe shtrëmbërojnë drejtësinë. Por prape te gjithë keta jane te vegjel para Aleksandrit.

Shqipërinë e ka pushtuar Perandori i KÇK-së. Jo me ushtri. Por me rritjen dy herë të rryshfeteve në administrate, me PPP-të, tenderat pa gare dhe ligjet abuzive, të cilat shpërndajnë paratë dhe asetet publike në mënyrë të padrejtë. Njësoj si Aleksandri grabiste vendet e pushtuara mijëra vjet më parë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Nga Klodian TOMORRI/ Miti i ARMO-s si pasuri kombëtare

LEXO EDHE:  Pse në Shqipëri virusi po vret të rinj?

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Nga Klodian TOMORRI/ Miti i ARMO-s si pasuri kombëtare

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  A duhet të kontrollojë Anti KÇK-ja edhe pasuritë e këngëtarëve vip?

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  A duhet të kontrollojë Anti KÇK-ja edhe pasuritë e këngëtarëve vip?

LEXO EDHE:  A duhet të kontrollojë Anti KÇK-ja edhe pasuritë e këngëtarëve vip?

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE