Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Opinione

Nga Andi Bushati/ Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Publikuar

-

Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (që po qëndron në detyrë prej dy vjetësh), sot Rilindja ka kryer aktin e dytë të madh të shkatërimt të Reformës në Drejtësi, zgjedhjen në mënyrë të paligjshme të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të atij që prej ditësh është përshkruar si një konflikt proceduarash mes Kuvendit të Shqipërisë dhe presidencës, fshihet në fakt një lojë e qartë ekulibrash politike. Shumica parlamentare kërkonte të shpinte atje dy emrat e saj, të dala nga lista e hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili vepron nën influencën e ndjeshme të një drejtuesi si Ardian Dvorani dhe kryeprokurores së përkohshme, Marku.

Pavarësisht nga piruetat që janë bërë në KED, ku njëra nga kandidatet (tashmë e shpallur fituese nga kuvendi) nuk plotësonte prametrat as për gjyqtare e shkallës së parë (lexo këtu), aty gjithësesi u hartua një listë. Por në këtë listë gjendej edhe një “armike e partisë”, juristja Marsida Xhaferllari.

Pikërisht në emër të saj u zhvillua beteja.

Kjo zonjë, që bashkjeton me sa duket me ish deputetin Enkeled Alibeaj, që ka punuar si kryeinspektore e këshillit të Lartë të drejtësisë nën presidencën Nishani dhe Meta, i plotësonte të gjitha parametrat për tu trajtuar si e pa dëshëruar. Jo vetëm Dvorani dhe Marku ia ulën asaj pikët në maksimum, jo vetëm që vettingu e hetoi për dy vite dhe në fund nuk mori vendim për të, por u shkua dhe më tej, u prish gjithë arkitektura e procedurës së përzgjedhjes së një gjykatësi kushtetues, vetëm e vetëm për të shkuar tek emrat që i duheshin Rilindjes.

Ashtu siç kuptohet lehtësisht nga qëndrimet e mbajtura nga socialistët në kuvend, ky puç institucional u organizua vetëm që të përjashtohej Meta nga mundësia hipotetike e përzgjedhjes së Xhaferrllarit.

Në këtë procedurë fillimisht u shkel kushtetuta, sepse  neni 179 (2) i saj e përcakton qartë se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë me radhë për të ruajtur parimin e ekuilbrit të pushteteve.

Sipas këtij rendi të përcaktuar në mënyrë taksative, as Ilir Meta nuk mund të përzgjidhte dy kandidatë në të njëjtën kohë, dhe as parlamenti dy të tjerë ashtu sikurse bëri sot.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

Organizata e Rilindjes zgjodhi të veprojë pikërisht kështu, pra edhe për ti hequr kreut të shtetit të drejtën e dekretimit të një anëtari të ri edhe për ti dhënë vetes një kompetencë që nuk i takon.

Por, për të mbërritur deri këtu skema e manipulimit qe më e gjatë. Ajo ishte e rakorduar plotësisht me kryetarin e “pavarur” të KED, Ardian Dvorani, i cili i mbajti listat e hartuara nga institucioni i tij, të fshehura në sirtar, pikërisht për të krijuar këtë anomali që i mohonte presidentit të drejtën për të zgjedhur lirsht.

Nga gjithë kjo histori banale kapsish të shtetit rrjedhin disa përfundime të thjeshta.

Në fakt e keqja më e vogël është dërgimi i njerëzve të rilindjes në majat më të larta të drejtësisë.

Pasojat afatgjata janë shumë më të rënda.

Ato kanë të bëjnë me përdhosjen në mënyrë selektive të Kushtetutës apo procedurave në varësi të emrave të veçantë.

Ato kanë të bëjnë me shndërrimin në karagjozllëk të një procesi kaq të rëndësishëm, i cili degradon në një lojë kukamshefti fshehjesh të postës në sirtarë.

Ato dëshmojnë një mospërfillje cinike ndaj presionit ndërkombëtar, për ta ngritur shpejt kushtetuesen, sepse po e mbajnë atë peng përmes sherreve artificiale me Metën.

Ato tregojnë se Rilindasit jo vetëm nuk i besojnë procesit të cilin e kanë votuar vetë, por nuk ia dalin dot atij mbanë pa e manipuluar.

Natyrisht, për të siguruar pandëshkueshmërinë për krimemet e makabre që kanë bërë, ata nuk kanë rrugë tjetër vetçse ta kapin krejtësisht drejtësinë.

Dhe këtu po bëjnë krimin më të madh.

Jo se po përpiqen të shpëtojnë veten, por sepse me njerëzit që po emërojnë dhe prcedurat që po shkallmojnë, po rilindin mostrën e një drejtësie politike. Të një mashtrimi, që, ndonëse e duartrokasim si reformë amerikane, nesër do ta përdorin po njësoj edhe ata që do të vijnë pas tyre në pushtet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Shqiptarët gjysmë debila”/ Nuk përmbahet Artan Fuga

Publikuar

-

Nga

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!” Kështu shprehet akdamiku Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet publikimeve të bisedave që politikanët tanë, bëjnë me banorët teksa vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti.

Duke kritikuar ashpër këto publikime, Fuga shkruan se video e biseda të tilla, i paraqesin shqiptarët si një popull servil, të pakulturuar e gjysëm debila.

Pasqyra që na rrënon dinjitetin.
———————————
Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal, është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë, na paraqesin neve pra si një popull:

servil,
hipokrit,
të paditur,
të pakulturuar,
të nënshtruar,
gjysëm debila,
madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Rama si bamirës i gjyshes nga Berati

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Presidenti ra në kurthin e komisionit anti- Meta

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë,

Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.

Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës.

Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!

Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër,
bëj kuvendin sipas vendit,
shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake Neës i llahtarshëm!

Ndaleni këtë rregji se nuk na ka hije!

Lutem!

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!

Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Post përvjetori i të parës parti opozitare

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

– Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Partisë Demokratike thuhej midis të tjerave se anuloheshin aktivitetet e planifikuara për të kujtuar themelimin e kësaj force politike. Që i bie 29 vjetori i të parës forcë opozitare në Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura e proletariatit dhe e luftës së klasave. Në një farë mënyre e shqyerjes së njeriut prej njeriut veç për të drejtën e të shprehurit dhe lëvizjen e lirë. Pa përmendur avantazhet e ekonomisë së tregut që pritej karshi asaj monopol dhe totalisht të dështuar të diktaturës.

Por jemi tek frymëmarrja, liria njerëzore si ekzistencë përballë një bote të dëshiruar si ajo në perëndim. Se çfarë është një forcë e parë opozitare në Shqipërinë e viteve 90-të askush nuk e di më mirë se ata që përjetuan dallimin dhe privilegjin klasor.

Askush nuk mund ta kuptoj sot rëndësinë kohore të saj sidomos ata që nuk e përjetuan kapërcyellin e viteve 80-të në 90-të. Ndofta qe kjo arsyeja që pikërisht kjo forcë politike do t’i nënshtrohej një simpatie sociale numri i së cilës kalonte mbi atë shifrorin e teserave të anëtarësimit. Dhe mbetet akoma si forca politike që ka më shumë përfaqësues demokratë përmatanë kangjellave të oborrit se në atë fletoren e teserave në arshivën e saj.

Nëse forcat e tjera janë ato listat emërore apo janë kthyer tashmë në parti, kjo forcë është akoma përmbi nocionin është akoma si thuash një spektër më i gjerë social. Dhe ndofta nga kjo nuk i shkon të thuhet që më 11 dhjetor 2011 u themelua Partia Demokratike, është një term që na ka nxjerrë bojën qysh kur themeluam Partinë Komuniste më 28 nëntor 1941.

LEXO EDHE:  Pse Rama duhet të ndahet nga Meta

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

Nuk është themeluar Partia Demokratike, është krijuar, u mbrujt nga shpresa e re për një Shqipëri si Europa. Se si të mbysin gromësirat, thartira etj., kur lexon se për të kujtuar një përvjetor demokratëve u duhen ca fonde, ca para, për ndonjë birrë a ndonjë shishe verë. Eshtë bajate për faktin se përkujtimet janë gjendje që afrojnë gjithkënd për të ndarë idealin e një kohe që afërmendsh nuk ishte kohë pushimesh, por zbori, këmbaleje, tela me gjemba dhe koha e kampeve të internimit.

Ne e mundëm atë kohë pavarësisht se sot ka me shumicë propogandë mbi atë që koha kishte vdekur, apo deshi dhe e la Ramiz Alia. Regjimi kishte vdekur që kur vendosëm dhe vramë publikisht inteligjencën por askush nuk guxoi. Nuk besoj që demokratët duan birra që të mblidhen. As deklarata statutesh. Thjesht një shesh si ai kohës kur shëmbën diktaturën. Por shefat mbetën duke thënë se sheshet janë tokë e xaxun. Dhe vet shefat qënie të xaxuna a qënie të lidhura, sy e duar.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Rama si bamirës i gjyshes nga Berati

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Presidenti ra në kurthin e komisionit anti- Meta

 

LEXO TE PLOTE