Connect with Us

Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”

Kosova & Rajoni

Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”

Publikuar

-

Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “miniShengen ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Takimi i fundit u mbajt me 10.11 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me të gjithë liderët e Ballkanit, por pa praninë e Kosovës. Në këtë inciativë Kosova refuzon të marrë pjesë, duke e cilësuar si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke sqaruar mospjesëmarrjen e tij në takimin e Ohrit, jep argumentet e vetaj.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë presidenti Thaçi në reagimin e tij për “Dojçe Welle”.

Ai sqaron se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave, por sipas Presidentit “Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”.

Kundër iniciativës për një “mini-Shengen ballkanik”, apo siç po interpretohet në Kosovë “Unioni Doganor i Shteteve të Ballkanit”, është shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti kjo që pritet të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës. Isa Mustafa, ngre pyetjen se “në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të mini-Shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetërorë të Kosovës”, thotë po për “DW”,Isa Mustafa. Sipas tij, Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

“Marrëveshja e mini-Shengenit lindi, kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshje të tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me të gjatë me të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, thotë Isa Mustafa, për të cilin: “politikat e mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia”…

  
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kadri Veseli niset për në Hagë/ Jam krenar që i shërbeva UÇK-së

Publikuar

-

Nga

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Veseli u shpreh se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim, gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njejtën kohë është sfidë përballë krimeve makabre serbe po edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë të UCK-së, çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vetë, edhe unë, jam shumë krenarë e falënderoj zotin për këtë dhe dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndrroj asnjë pjesë të jetës time krenare, historia e UCK është histori për liri dhe pavarësi”, tha Veseli.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti tha se nuk bashkëpunon me Vuçiç/ Reagon ministri i Jashtëm serb

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, se nuk ulet në tryezë për bisedime me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.
Daçiç heq përgjegjësinë nga Serbia, teksa pretendon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një kompromisi.
“Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiq para fillimit të seancës së Bordit Kryesor të Partisë së tij.
“RTS.rs” raporton se ministri serb e cilësoi si “çmenduri politike” qëndrimin e Kosovës, teksa e fajësoi këtë të fundit si faktorin më të madh të paqëndrueshmërisë.
“Ky është një tregues se ata nuk kujdesen për dialogun dhe kompromisin. Problemi i vetëm është se ata nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar shumë”, theksoi Daçiç.
Sipas zyrtarit serb, qëllimi i qeverisë aktuale në vendin e tij është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE