LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Me negociata apo u rrëmbye?”/ Sandër Lleshaj jep detaje për nxjerrjen nga kampi të Alvin Berishës

11 Nëntor 2019, 22:06, Politikë CNA
“Me negociata apo u rrëmbye?”/ Sandër Lleshaj jep detaje

?Është marrë me negociata apo është rrëmbyer??, ka qenë kjo pyetja drejtuar Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga gazetarja e kronikës, Klodiana Lala. Gjatë bisedës në studion e ?Opinion?, Lleshaj është shprehur se vogëlushi Alvin Berisha është marrë nga kampi me dakordësi të plotë të autoriteteve aty, të cilat për çështje sigurie madje kishin dyfishuar kërkesat për të lëshuar djalin.

Pjesë nga biseda në studio:

Klodiana Lala: Alvinin e keni marrë me negociata apo është rrëmbyer?

Fevziu: Në një informacion thuhet se është shkuar për të bërë një intervistë dhe është marrë me forcë?

Sandër Lleshi: Nuk di gjë për këtë çështje? Nuk dua të merrem sepse ka shumë spekulantë në vendin tonë dhe nuk dua të bëhem zëdhënës i këtyre rasteve. Alvini është marrë nga gjysmëhëna e kuqe e Sirisë në dakordësi të plotë me autoritetetet të kampit, të cilat për shkak të spekulantëve të shumtë që kanë tentuar të ndërhyjnë në këtë rast, nuk kanë pranuar në mënyrë rigoroze asnjë person tjetër? madje kanë dyfishuar edhe kërkesat për të marrë djalin.

Kanë kërkuar Autorizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë original, kanë kërkuar një kërkesë nga Ambasada e Shqipërisë dhe madje në fund kanë kërkuar edhe autorizim nga babai. E kemi marrë babain në mes të natës për të firmosur një autorizim. E kemi filmuar këtë autorizim dhe ka mbërritur në Al Hol. Djali nuk mund të largohej ndryshe./CNA.al

Lajmet e fundit nga