Connect with Us

Lleshaj përplaset me Klodiana Lalën/ “S’kam ardhur të më analizosh ti punën”

Politikë

Lleshaj përplaset me Klodiana Lalën/ “S’kam ardhur të më analizosh ti punën”

Publikuar

-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja, është gjetur në vështirësi përballë gazetarëve mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku po diskutohet çështja e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha.

Gazetarja Klodiana Lala ka ndërhyrë disa herë e pyetur ministrin se pse u është dashur kaq shumë kohë për të ndërhyrë që nga rënia e ISIS.

Lleshaj ka refuzuar dy herë të përgjigjet, ndërsa insistimi i gazetares e ka nxjerrë nga kontrolli.

Lleshja iu përgjigj gazetares se nuk kishte ardhur në emision për ti anlizuar ajo punën.

LEXO EDHE:  Nga Denion Meidani/Zgjedhje normale pluraliste apo zgjedhje pseudo-moniste?

“S’kam ardhur për të më analizuar ti punën. Gazetarët bëjnë pyetje. Por këtë që s’kemi bërë asgjë, dil e thuaji nesër në gazetë. Nuk e ndërtoj punën mbi statistikat që keni ju”, është shprehur Lleshaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD publikon dokumentin/ Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi për plagosje

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi ka vijuar akuzat në drejtim të kryebashkiakut të Mallakastrës.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi  ka nxjerrë dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku sipas tij Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajt më 25 shkurt të vitit 2000.

Bardhi thotë se Ismailaj është dënuar dhe autoritetet greke nuk kanë mundur ta gjejnë duke i shpëtuar kështu dënimit. Por ai akuzon Ramën se e mbron pasi Ismailaj duhet të dalë para drejtësisë për falsifikim të formularit të vetdeklarimit.

“Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale. Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek. Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie.

LEXO EDHE:  Opozitë para morgut

LEXO EDHE:  "Projektligji intimidon gjyqtarët dhe prokurorët"/ Klodiana Lala: Kush e kontrollon policinë?

Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Sot nuk është koha për mashtrime. Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit. Edi Rama do të ndëshkohet me votë të lirë e të ndershme për faktin që alternativa e tij e vetme është krimi; për kandidimin e individëve me të shkuar kriminale; dhe për tentativën e përsëritur për të futur në politikë individë me të shkuar kriminale.”-tha Gazment Bardhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA bën thirrjen e fortë: Aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një apel të fortë për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit dhe asaj gjyqësore, për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Shqipëria është në hapat e fundit të Zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit?

Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani:  https://bkh.al/aplikim/”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fotot pas pushimeve në Karaibe/ Lulzim Basha kthehet në çokollatë

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, CNA.al raportoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për pushimet e fundvitit, fillimisht ka shkuar së bashku me familjen në Hollandë dhe më pas destinacioni i radhës kanë qënë ishujt e Karaibeve.

Ai në këto ditë të ftohta dimri ka preferuar të pushojë në vende ekzotike, nën rrezet e diellit si një oligark i vërtetë.

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>
CNA

raportoi në lidhje me pushimet në vendet ekzotike të kreut të Republikës së re, u “hodhën” menjëherë militantët, duke tentuar ta justifikojnë dhe mohojnë lajmin.

Por, së fundi, vetë Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Italia, ku thotë se është takuar me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

LEXO EDHE:  Nuk negociojmë nga frika e nuk kemi frikë të negociojmë

LEXO EDHE:  Në vend të një duartrokitjeje per Ilir Metën/ Nga Astrit Patozi

Por, ashtu sikurse vihet re në fotot e publikuara nga vetë Lulzim Basha, ky i fundit duket mjaft i nxirë. Luli është bërë çokollatë.

Po të vësh re, dallimi mes kreut të Republikës së re, dhe zyrtarët me të cilët është takuar është mjaft i qartë.

Zyrtarët me të cilët ka dalë në foto Basha, janë personalitete Italiane dhe jo nga vende nordike ku ska diell.

Për ta kuptuar, krahasoni fotot me personat e tjerë. Mos e shikoni nga flokët se ato i nxin vetë. Por shikoni çokollatën në fytyren e Lulit pas pushimeve në Karaibe.

Fotot e mëposhtme flasin vetë./ CNA.al

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

LEXO TE PLOTE