Connect with Us

Lëkundje të forta tërmeti në Francë/ Disa të plagosur

Kronika

Lëkundje të forta tërmeti në Francë/ Disa të plagosur

Publikuar

-

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë ka tronditur Francën pasditen e sotme.

Lëkundjet janë ndjerë në rajonet Drome dhe Ardeche, ndërsa epiqendra ishte Montepeje dhe Lion.

Sipas mediave franceze, deri më tnai raportohet për 4 të plagosur dhe dëme material.

Franca nuk bën pjesë në zonën më të rrezikshme të lëvizjes së pllakave tektonike, ndaj tërmeti i sotëm i ka tronditur të gjithë qytetarët franceze./CNA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak/ Në pranga 40-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Memaliaj, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, drogë e municion luftarak.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak.

LEXO EDHE:  Shënjestroi drejtorin për ta vrarë/Pranga 17 vjeçarit në Francë

LEXO EDHE:  Shënjestroi drejtorin për ta vrarë/Pranga 17 vjeçarit në Francë

Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Abuzime me lejet e ndërtimit dhe objekte pa akt konstatimi/ Prokuroria zbardh dosjen “Tërmeti”

Publikuar

-

Nga

Prokurori Erion Ymeraj ka zbuluar detaje nga hetimi i dosjes “Tërmeti”.

Sipas tij, gjatë hetimeve është konstatuar se funksionarët publikë kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Për më tepër, mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate janë akte të domosdoshme.

Gjithashtu nga hetimet ka dalë se mungojnë oponencat teknike në dosjet e objekteve, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objekteve,  mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar si dhe mungojnë aktet e qëndrueshmërisë.

LEXO EDHE:  Shënjestroi drejtorin për ta vrarë/Pranga 17 vjeçarit në Francë

LEXO EDHE:  Foto/ Si të ruhemi dhe të shpëtojmë nga tërmeti

“Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin. Mungojnë në disa dosje oponenca teknike. Mungojnë procesverbalet të përfundimit të punimeve të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve që janë mbajtur nga zyrat e urbanistikës Kashar dhe Farkë”, ka thënë Ymeraj.

Hetimet janë shtrirë në Farkë, Vorë dhe Kashar, në Dajt apo edhe Kamëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tensione në burgun e Fierit/ Të burgosurit refuzojnë autorin e krimit monstruoz

Publikuar

-

Nga

Dërgimi i njërit prej autorëve të krimit monstruoz në Mallakastër në paraburgimin e Burgut të Fierit ka shkaktuar tensione të forta.

Sipas BW, të burgosurit kanë refuzuar që 26-vjeçarit Ervis Zotaj të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty.

Madje, siç raporton gazetari Kuçi, personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit të rëndë, atij të vrasjes makabre të 50-vjeçares Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u mbyt dhe u hodh në rezervuar.

LEXO TE PLOTE