LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurti thumbon Ramën/ U harrua Presidenti i përbashkët...

11 Nëntor 2019, 20:52, Politikë CNA
Kurti thumbon Ramën/ U harrua Presidenti i përbashkët...

Kryetari i VetëVetdosjes dhe kandidati për kryeministër i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është pjesë e emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, ku miniShengeni ballkanik dhe takimi i Ohrit janë në qendër të diskutimit.

Kurti e ka vlerësuar si të shpejtuar dhe pa asnjë prespektivë suksesi takimin dhe planin e miniShengenit ballkanik përsa kohë pjesë e tryezës të mos jetë Kosova. Por ai ka hedhur thumba lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama propozoi një President të përbashkët, ajo u harrua, tani ramë te ministri i shtetit dhe tani kjo po harrohet edhe më shpejt.

Daullet i kanë marrë Lorik Cana dhe Rita Ora, duhet të shkojmë përtej atyre, prej nesh priten plane, punë dhe buxhet. Shumë mirë të ishte që Shqipëria ta kishte një konsullatë në Manastir apo Preshevë.

Ne kemi rreth 50 marrëveshje Kosovë-Shqipëri, 30 janë për cështjet ekonomike, e kam ngritur edhe me Ramën në takim. Nuk ka nevojë që ministrat dhe kryeministrat ta kopjojnë Lorik Canën apo Rita Orën për simbolin e shqiponjës.Përvec komisioneve të përbashkëta, është mirë të kemi edhe regjistrin e përbashkët civil dhe të biznesit …Pajtohem për unifikimin e sistemit të përbashkët energjetik KESH dhe KEK”, ka thenë Albin Kurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga