LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë historinë

11 Nëntor 2019, 22:20, Politikë CNA
Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë

Grupi i emisionit “Open” udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvinin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit “Open” takoi gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët e bënë të madhe këtë histori.

?Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë?- tha Osvaldo, njeri nga gazetarët e “Le Iene”, i intervistuar nga  “Open”.

“Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?”, e pyeti atë moderatorja e Eni Vasili.

“Historia e Alvinit është si një tatuazh i qetë që ngelet në lëkurë. Kemi parë që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe”, është përgjigjur Osvaldo.

Edhe kolegu i tij, Luigi Pelazza, foli për “Open” lidhur me historinë e Alvin Berishës.

“Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?”, u pyet Pelazza.

“Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Një rol të madh ka luajtur ambasadori Italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-Hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar”, tha Pelazza./CNA.al

Lajmet e fundit nga