Connect with Us

Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro/ Pranga shqiptarit në Itali

Kronika

Kapet me kokainë dhe 30 mijë euro/ Pranga shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Policia italiane arreston shqiptarin

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi me inicialet A.M, 34 vjeç, banues në Firence.

Shqiptari u arrestua ndërsa ishte duke shëtitur në qendër të qytezës së Pistoias, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën në makinë 10 mijë euro të gatshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni "Revenge"/Trafikuan 15 vjeçaren, arrestohen dy shtetas

Më pas në shtëpinë ku banonte, në Firence, policia gjeti edhe materiale të cilat i duheshin shqiptarit për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm. Forcat policore gjetën aty peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe 20 mijë euro të tjera shkruajnë mediat italiane.

Gjykatësi i çështjes vendosi të linte shqiptarin në “arrest shtëpie”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapen me armë zjarri dhe kokainë/ Arrestohen tre të rinj në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Tre persona janë arrestuar në Shkodër pasi posedonin lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Buna”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër;
– E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër;
– E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

Në vendin e quajtur “Ura e Vjetër” e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë, drogë dhe municione/ 4 të arrestuar në Fier

LEXO EDHE:  U arratis nga burgu me helikopter/ Si u arrestua krimineli më i madh i Francës

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kaluan katër kamionë me mallra kontrabandë në kufi / Arrestohet një doganier e 3 policë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Pesë persona janë arrestuar në Korçë pasi lejuan kalimin e mallrave kontrabandë në doganë.

Në pranga është vënë një doganier, tre punonjës të policisë kufitare dhe një shtetas tjetër si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë.
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (konfeksione dhe goma mjetesh të përdorura).

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gorica”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandimit me konfeksione dhe mallra të ndaluar, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.
• Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.
• B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.
• J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.
• A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen armë, drogë dhe municione/ 4 të arrestuar në Fier

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni "Revenge"/Trafikuan 15 vjeçaren, arrestohen dy shtetas

Punonjësi i Doganës (shtetasi Sh.D.,) në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e personave të shpallur në kërkim, si edhe gjetjen dhe bllokimin e 2 mjeteve të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i pajetë një 28 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal kullues në Shkodër.

Mësohet se viktima është shtetasi L.B., 28 vjeç i cili ishte larguar nga banesa e tij disa ditë më parë.
Raportohet se i riu nga fshati Kullaj vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

LEXO EDHE:  Finalizohet operacioni “Revenge”/Trafikuan 15 vjeçaren, arrestohen dy shtetas

LEXO EDHE:  Policia italiane debon refugjatet ne kampin e improvizuar ne kufi me Francen

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE