Connect with Us

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Kronika

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

LEXO EDHE:  Qeveria harron Gjinarin/ Banorët: T’i vëmë flakën

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasi për vdekje çiklistin/ Vetëdorëzohet në polici 52-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit gjatë ditës së sotme.

 

Shtetasi me inicialet S.B, dy ditë më parë ka shkaktuar një aksident me vdekje në lagjen nr.15 të Spitallës, duke u larguar më pas nga vendngjarja.

 

Nga ky aksident i rëndë, humbi jetën 36-vjeçari më inicialet E.H. teksa udhëtonte me biçikletë.

 

Sipas policisë ai është vetëdorëzuar paraditen e sotme dhe më pas i janë vënë prangat.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Sajmir Alimehmeti, dënohet me 22 vjet heqje lirie për mbështetje të terrorizimit

Publikuar

-

Nga

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

“Ju jeni një bombë e kurdisur”, tha të premten gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, derisa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.

Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se “ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.”

LEXO EDHE:  Rama thirrje të rinjëve të Elbasanit/ “Ikni nga Shqipëria”

LEXO EDHE:  Cërrik/ Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin

Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri. Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Sipas FBI-së, ai mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime.

Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bastiset shtëpia e 67-vjeçarit në Divjakë/ Autorët i marrin makinën, armën e gjahut dhe 2 celularë

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e një 67-vjeçari në fshatin Sopëz të Divjakës ka rënë pre e grabitjës këtë të dielë.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se persona të paidentifikuar kanë arritur që të marrin në banesën e 67-vjeçarit me inicialet  N.P mjetin tip “Benz”, një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.

Policia ka nisur hetimet, ku po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Zbutet akuza për atentatorin e Çapjave

LEXO EDHE:  Cërrik/ Makina përfundon në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin

Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sopëz, dyshohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P, 67 vjeç, ku i kanë marrë automjetin tip “Benz”, një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE