LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy anëtaret e reja të Kushtetueses/ Reagon Ambasada amerikane

11 Nëntor 2019, 14:49, Politikë CNA
Dy anëtaret e reja të Kushtetueses/ Reagon Ambasada amerikane

Ambasada amerikane ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Sipas Ambasadës, votimi i sotëm sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

?Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri?, thuhet në reagimin e Ambasadës./CNA.al

Lajmet e fundit nga