Connect with Us

Demokracia liberale, përmban “farat” e shkatërrimit por edhe të shpëtimit të vetes

Blog

Demokracia liberale, përmban “farat” e shkatërrimit por edhe të shpëtimit të vetes

Publikuar

-

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

* Ishte shumë evokuese të marshoje me turmën e madhe në Berlin përmes Sheshit Potsdamer, mbrëmjen e 9 nëntorit. Përkujtimet e 30 vjetorit të rënies së Murit, rikujtuan elementë të natës së 9 nëntorit 1989:masat që ecnin nëpër rrugët e Berlinit, jehonën e ngazëllimit të tyre, frymën e mijëra njerëzve që kondensohej në ajrin e ftohtë.

Natyrisht, kishte edhe ndryshime të mëdha. Rruga u ndez nga shkëlqimi i mijëra smartfonëve. Zërat ishin gjermanë, por edhe të shumë gjuhëve të tjera:anglisht (amerikanët dhe britanikët), spanjisht, polonisht, danisht etj. Disa prej tyre, kishin vizituar tashmë pjesë të tjera të rrugës ku dikur ngrihej Muri.

Nga larg, fjalimet nga podiumi ishin të vështira për t’u dëgjuar. Por njerëzit i dëgjonin nëpër telefonat e tyre. Presidenti gjerman, Frank Valter Shtajnmajer, deklaroi se “mbrëmja e sonte nuk ka të bëjë vetëm me kujtimet e djeshme, por edhe me të gjithë ne, këtu dhe tani”.

Në komentet e tij dominonte ndarja e vazhdueshme midis ish-perëndimit dhe ish-lindjes, rritja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, dhe debatet mbi identitetin gjerman në epokën e globalizmit. Presidenti tha se Gjermania dhe Evropa, nuk mund të vlerësonin njëherazi heronjtë e vitit 1989, kur “gjithçka për të cilën ata luftuan, po harrohet”.

Ndërsa vërshuan duartrokitjet nga të pranishmit, ai këmbënguli:”Ne s’mund të pranojmë që demokracia të vihet në lojë, apo të shkatërrohet uniteti i këtij vendi”. Dukej sikur kishte një tension midis dy gjysmave të skenës: ngazëllim i madh në rrugë, paralajmërime ogurzeza nga podiumi.

Si shpjegohet kjo? Nga njëra anë ishte një festë e mbarimit të diktaturës në Gjermaninë Lindore, një sistem që ishte shembur nën kontradiktat e veta. Në vitin 1989, hegjemonia ushtarake dhe ekonomike sovjetike, që qëndronte prapa regjimit në Lindje ishte rrënuar. Hendeku midis kufizimeve, korrupsionit, padrejtësisë dhe autokracisë në jetën e RDGJ, dhe retorikës së drejtuesve të saj, nxori në protestuesit.

Udhëheqja komuniste, ishte e dërrmuar dhe pa ide. Mbrëmë televizioni gjerman transmetoi 30 vjet më vonë, konferencën për shtyp në të cilën Gynter Shabovski, një zyrtar i Gjermanisë Lindore, shpalli në mënyrë rastësore hapjen e kufijve me Perëndimin. Sistemi u shpërbë me shpejtësi:brenda një viti, Gjermania u ribashkua nën udhëheqjen demokratike, dhe u shpall “fundi i historisë”.

Nga ana tjetër, ngjarjet e së shtunës kishin të bënin me kontradiktat e brendshme që po e dëmtojnë demokracinë liberale; dhe që kanë lidhje me mosmbarimin e historisë. Siç është theksuar gjerësisht në këtë përvjetor, premtimi për një Gjermani dhe një Evropë të ribashkuar, është përmbushur vetëm pjesërisht.

”Shtetet e reja federale” në Gjermani, mbeten ende pas atyre të ish-perëndimit. Dhe siç e treguan edhe zgjedhjet e fundit lokale në Brandenburg, Saksoni dhe Turingi, një pakice e konsiderueshme e votuesish mbështesin AfD. Edhe Evropa është e ndarë, me demokracinë liberale që është dëmtuar, ose më keq se kaq në shtete si Polonia, Hungaria dhe Rumania (që në dhjetor do të kremtojë 30-vjetorin e rrëzimi të Nikolae Çausheskut).

LEXO EDHE:  Ironizon Paloka/ Në NATO na futi Olta me Edin

Aleanca transatlantike është duke u copëtuar, me Emanuel Makronin që thotë se NATO ka marrë fund, dhe me Turqinë, një nga anëtaret kryesore të aleancës, që po e kthen gjithnjë e më shumë kokën nga Rusia. Standardet e jetesës, janë përmirësuar në gati gjithë ish-bllokun sovjetik, por jo aq shumë sa shpresonin qytetarët e këtyre vendeve.

Janë hapur hendeqe midis atyre që kishin lidhje dhe aftësi, për të përfituar nga bota e pas-Murit, dhe qytetarëve të moshuar që u mungonin ato; midis jetës në qytete që lulëzojnë si Berlini apo Lajpcigu, Bratislava apo Varshava, dhe jetës në provincat shpesh të shpopulluara.

Ndërkohë, shoqëritë në perëndim të vijës së vjetër ndarëse të Murit, megjithë snobizmin e tyre ndaj institucioneve të pazhvilluara dhe kulturën demokratike të lindorëve, janë provuar të jenë të ndjeshme ndaj prirjeve të ngjashme. Trump dhe Salvini, mund të kenë lindur në anët e ndryshme të ndarjes së vjetër nga Viktor Orban i Hungarisë apo Bjorn Hecke i AfD.

Por të gjithë ata po shfrytëzojnë pakënaqësinë, me nacionalizmin dhe zgjidhjet e thjeshtëzuara që ofrojnë. Shoqëritë e hapura dhe të lira, janë të ndjeshme ndaj përçarjeve shoqërore destabilizuese, ndaj elitave të vetëkënaqura, ndaj tepricave dhe padrejtësisë, ankesave dhe kundërshtimeve të brendshme.

Edhe ato mund të prodhojnë populistë dhe demagogë. Edhe ato, si komunizmi autoritar që dështoi në vitin 1989, përmbajnë “farat” e shkatërrimit të tyre. Nëse tensionet e tyre lejohen që të rriten, ky sistem gradualisht mund të shpërbëhet, siç ndodhi me botën e Perdes së Hekurt. Dhe kjo mund të ndodhë në të gjitha mënyrat.

Në librin e tyre “Si vdesin demokracitë”, Stiven Levicki dhe Daniel Ziblat, ngrenë alarmin mbi efektet kumulative të erozionit të normave demokratike, pabarazisë, zbehjes graduale të mbikëqyrjes demokratike, shtypjes së minoriteteve dhe opozitës politike. Por dallimi i madh midis demokracisë liberale, kaotike, të papërsosur dhe të dobët, dhe autokracisë, është se e para ka një aftësi shumë më të madhe për të ndryshuar dhe përmirësuar.

Ndaj nuk është çudi pse shumë nga autokratët e botës, mbështeten mbi burimet natyrore, rritjen ekonomike të paqëndrueshme, apo mbështetjen e autokratëve më të mëdhenj, për mbijetesën e regjimeve të tyre. Disa janë me fat, dhe vazhdojnë të sundojnë. Të tjerët jo dhe aq. Gjithsesi, demokracia liberale mund të ekzistojë e qetë edhe pa këto gjëra.

Udhëheqësit e saj mund të kundërshtohen dhe largohen nga detyra, pa e shembur sistemin. Institucionet e saj të hapura, janë një lloj matësi i presionit dhe një valvol sigurie, që ndihmojnë në parandalimin e shpërthimit të “makinës”.

Zgjedhësit e saj mund të humbasin rrugën, por gjithashtu mund të korrigjojnë kursin e gabuar. Elitat e saj mund të kundërshtohen dhe korigjohen. Ashtu si diktatura, edhe demokracia liberale përmban “farat” e shkatërrimit të vet. Por ajo përmban gjithashtu edhe “farat” e shpëtimit të vet./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E rrallë në Rusi/ Shkencëtarët gjejnë qenin 18,000 vjeçar të ngrirë në akuj

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një qenushi parahistorik, që besohet të jetë 18,000 vjeç.

Qeni është gjetur në një zonë të ngrirë në Lindje të vendit.
Ky qen është zbuluar vitin e kaluar nën një grumbull balte të ngrirë pranë qytetit lindor Yakutsk. Qenushi është ruajtur jashtëzakonisht mirë, ka qime, dhëmbë, mustaqe dhe qerpikë ende të paprekura.

“Ky qenush i ka të gjitha gjymtyrët, leshterikun, madje edhe mustaqet. Hunda është e dukshme. Ka dhëmbë. Për shkak të disa të dhënave është bërë i mundur përcaktimi i gjinisë, qenushi është mashkull”, tha Nikolai Androsov, drejtor i muzeut privat të Botës Veriore ku ruhen eshtrat.

Fjalimin e mbajti në prezantimin e bërë në Muzeun Mammoth të Yakutsk, muze ky i specializuar për ekzemplarët antikë.
Me të zbuluar qenushin, shkencëtarët nga Qendra e Palaeogjenetikës me qendër në Stokholm, morën një pjesë të eshtrave për të studiuar ADN-në, gjë që përcaktoi moshën 18,000 vjeçare të qenit.

LEXO EDHE:  Qeveria në krizë/Mbyllen mbi 800 mijë vende pune

LEXO EDHE:  Ironizon Paloka/ Në NATO na futi Olta me Edin

Vitet e fundit, Territori lindor i Rusisë ka siguruar shumë pasuri për shkencëtarët që studiojnë mbetjet e kafshëve antike. Ndërsa akulli i prekur nga ndryshimi i klimës shkrihet, gjithnjë e më shumë pjesë të mamuthëve të leshtë, qenve dhe kafshëve të tjera parahistorike po zbulohen. Shpesh zbuluesit nuk janë shkencëtarët por gjahtarët mamoshë ata që i zbulojnë.

Fakti që një nga arsyet e gjetjes së kafshëve prehistorike nën akullnaja është ngrohja globale përbën një problematikë masive, e cila shkon përtej studimit të mbetjeve të gjetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Për mendjet e përqëndruara, nuk ka gjë më negative sesa kërcënimi nga Armagedoni bërthamor. Kjo ishte të paktën e vërtetë për NATO-n, gjatë dekadave që pasuan themelimin e saj në vitin 1949. Gjatë Luftës së Ftohtë, aleanca kishte një qëllim të përbashkët (mbrojtjen kolektive), një hapësirë të përbashkët (Atlantikun e Veriut), dhe një kundërshtar të përbashkët (Bashkimin Sovjetik).
Parimet ishin të thjeshta. Të tilla ishin edhe në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, dhe kur shtetet e Evropën Qendrore dhe Lindore iu bashkuan aleancës. Megjithatë më 3 dhjetor 2019, kur udhëheqësit e saj u mblodhën në Londër, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes së NATO-s, u shtruan pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj.
Madje Emanuel Makron, e shpalli NATO-n “klinikisht të vdekur”, gjatë një interviste që tha për “The Economist” muajin e kaluar. Deklaratat e tij synonin të provokonin, dhe në këtë aspekt pati sukses. Atlantistët e tronditur nga Uashingtoni në Varshavë, e kritikuan papërgjegjshmërinë e një qasje të tillë.
“Ky nuk është këndvështrimi im i bashkëpunimit në NATO”- deklaroi Angela Merkel. Rexhep Tajip Erdogan ishte më pak diplomatik. Presidenti turk, tha se ishte Makron ai që kishte pësuar “një vdekje klinike”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, i quajti “fyese” komentet
e Makron.
Është e vërtetë:gjuha e presidentit francez ishte shumë e ashpër. Neni 5 i traktatit të NATO-s, mbi mbrojtjen kolektive, bazohet në parimin se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve, është një sulm ndaj të gjithëve. Në këndvështrimi komod i Parisit, kjo gjë mund të duket si abstrakte.
Por në skajet lindore të Evropës, ai nen është shumë domethënës.
Vizitoni për pak ditë vendet e Balltikut, që po vëzhgojnë me nervozizëm ndërtimin e pozicioneve të reja ushtarake në enklavën ruse të Kaliningradit. Aty Neni 5, nënkupton ndryshimin midis sovranitetit paqësor, dhe luftës hibride që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Por ndërhyrja e Makronit, nuk ishte tërësisht e pajustifikuar. Në nivelin intelektual dhe strategjik, NATO në mos ka vdekur, është dukshëm në agoni. Nëse misioni i saj është të mbrojë Perëndimin nga Rusia, atëherë pse Turqia po ble sistemet ruse të mbrojtjes, dhe me bekimin e heshtur të SHBA-së, po lufton tani kurdët në Sirinë Veriore, bashkë me trupat ruse?
Nëse misioni i NATO-s, është të garantojë sigurinë, pse Trumpi ka sugjeruar që SHBA-ja të mos ndërhyjë për të mbrojtur anëtarët më të vegjël të aleancës, siç është për shembull Mali i Zi? Nëse misioni i saj është të kundërbalancojë fuqitë jo-perëndimore, pse vetë Makron deklaroi kohët e fundit se “armiku ynë i përbashkët është terrorizmi”?
Përplasjet dhe përçarjet janë të shumta. NATO ka dështuar të ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike, ka shmangur debatet e mëdha mbi të ardhmen e saj, dhe e ka nënçmuar mendimin e opinionit publik. Por në veprim, janë edhe shumë forca të tjera të mëdha.
Në horizont, po shfaqet një rend i ri shumëpolar botëror, në të cilin interesat dhe përparësitë e anëtarëve të NATO-s, nuk janë më dhe aq të njëjta sa dikur. Evropianët e marrin shpesh si të mirëqenë mbrojtjen nga aleanca, edhe kur flirtojnë me fuqitë e jashtme. Të njëjtët udhëheqës gjermanë që kritikuan komentet e Makron, janë duke e ftuar me entuziazëm kompaninë kineze Huauei të instalojë rrjetin e tij të ri celular 5G.
Sulmet e SHBA-së ndaj aleatëve të saj, kontrastojnë shumë me frikën nga rritja e Kinës, një tendencë që nuk do të marrë fund me presidencën Trump. Makron veçoi me të drejtë ngjarjet në Siri, ku “nuk ka pasur asnjë planifikim dhe koordinim të NATO-s”.
Presidenti francez, pyeti nëse duhet të zbatohet Neni 5, nëse Siria hakmerret kundër Turqisë, dhe pyeti sërish se sa të përkushtuara mbeten SHBA-të për të ofruar garanci, në një rajon që po lëshon ndaj sferës ruse të ndikimit. Leksoni, përfundon Makron, është se “Evropa duhet të jetë autonome, në aspektin e strategjisë dhe aftësisë ushtarake”.
Dhe kjo nënkupton sipas tij, rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe përqendrimin mbi zgjidhjen e krizave në periferi të kontinentit. Sa më jofunksionale që duket NATO, aq më shumë ndikim do kenë mendimet e Makron. Evropa po ecën përpara.
Buxhetet e saj të mbrojtjes, po shkojnë drejt mesatares prej 2 për qind të PBB-së, që është dhe objektivi i NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, iu përgjigj komenteve të Makron, duke rikthyer angazhimin e vendit të saj për arritjen e kuotës 2 për
qind.
Dhe evropianët janë duke u përmirësuar në shpenzimin e parave për mbrojtjen. Por përpjekjet e Evropës, janë më tepër hapa të vegjël në drejtimin e duhur, sesa një zëvendësues serioz i fuqisë kolektive të NATO-s. Rusia e Putinit, mbetet një kërcënim gjeopolitik.
Hendeku midis kërkesave më të gjera që po shpalosen në shekullin XXI, dhe kapaciteteve
të një Evrope post-NATO, mbetet shumë i madh. Gjermania mund të ketë si synim 2 për qind shpenzime në mbrojtje, por do ta arrijë këtë vetëm në vitet 2030 në rastin më të mirë.
Aleancës mund t’i mungojë një kulturë e përbashkët strategjike, dhe po kështu ndodh edhe me BE-në. Qasja e Makron është pra realiste. SHBA-ja po bëhet ralisht më pak e besueshme, dhe Evropa duhet të mbrojë interesat e saj, duke bërë më shumë për sigurinë e vet, dhe duke u përpjekur të sigurojë një autonomi në këtë aspekt./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A na nxisin kartat e kreditit të shpenzojmë më shumë, se sa kur blejmë me para kesh?

Publikuar

-

Nga

Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë si të mirëqenë, duke harruar shpesh sesi një copë letër apo një copë metali, janë në vetvete sende me vlerë. Por paraja është një shpikje relativisht e kohëve të fundit, dhe që ka sjellë një ndryshim thelbësor në shoqërinë njerëzore, thotë Natasha Vinej, historiane e parave dhe financave në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përdorimi i parë i regjistruar i parave, ishte në Irakun dhe Sirinë e Lashtë, në civilizimin e Babilonisë, rreth vitit 3000 Para Krishttit. Në kohën e Babilonisë, njerëzit përdorën copa argjendi, të cilat llogariteshin sipas një peshe të standardizuar të njohur si sikël.
“Në çdo kohë, që paratë të kenë vlerë, duhet besim”- thotë Vinej. Por rruga e parasë ka pasur shumë zhvillime. Rreth vitit 1000 Para Krishtit, edhe civilizimet e tjera po përdornin metalin të çmuar, dhe në Greqinë e Lashtë, dhe Mbretërinë e Lidisë, u prodhuan monedhat e para.

Ndërkohë kartëmonedhat e para në letër u përdorën në Kinën Perandorake gjatë dinastisë Tang (618-907 Pas Krishtit), ndërsa në Evropë ajo nuk do të shfaqej para shekullit XVII. Sot, paratë nuk janë të lidhura me objektet fizike që janë në vetvete mallra me vlerë, siç janë monedhat e arit ose argjendit, por ne i përdorim në formën e kartave të kreditit.
Koncepti i kredisë (dhe borxhit), ekzistonte shumë kohë përpara se të shpikeshin kartat e kreditit. Karta e kreditit u shpikën nga Xhon Bigins nga Banka Kombëtare në Bruklin, Nju York, në vitin 1946.

Në Mbretërinë e Bashkuar, banka Barclays lëshoi kartën e parë të kredisë më 29 qershor 1966.
Nga vitit 2015, pagesave elektronike janë bërë shumë të përhapura. Vendet me nivelet më të larta të shpenzimeve online përfshijnë Kanadanë, ku pasja e më shumë se 2 kartave të kreditit për person është një normë. Në Evropë, Suedia është shoqëria më pa para kesh në botë, me vetëm 13 për qind të suedezëve që raportojnë se kanë përdorur para kesh për blerjen e tyre të fundit, sipas një studimi mbarëkombëtar të kryer vitin e kaluar, nga rreth 40 për qind që ishte kjo normë në vitin 2010.
Sa për krahasim, rreth 70 për qind e amerikanëve përdorin ende paratë kesh çdo javë, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore Pju. Por a shpenzojnë më shumë njerëzit që përdorin zakonisht vetëm karta krediti? Është treguar se në aspektin psikologjik, njerëzit ndiejnë më shumë dhimbje kur humbasin 100 paund, sesa ndiejnë gëzim kur fitojnë 100 paund.

LEXO EDHE:  Edhe Taulant Balla do zgjidhte Bashën para Donald Trump

LEXO EDHE:  Lulzim Basha në SHBA për inagurimin e Trump si President/ Rama ska ftesë

Me fjalë të tjera, dhimbja e humbjes është më e madhe, edhe pse të dyja shumat janë saktësisht të njëjta. Kjo lloj qasje psikologjike, ka nxitur një ndryshim të madh në fushën e ekonomisë. Kjo çoi në disiplinimin e ekonomisë së sjelljes dhe degëve të tilla, si psikologjia e konsumatorit. Një nga studiuesit e shkëlqyer në këtë disiplinë relativisht të re është Drazen Prelec.
Profesori i Universitetit të Masaçusetsit në SHBA, kreu dikur një studim që përfshinte një ankand të veçantë. Ankandi u mbajt me studentët e shkollën prestigjioze të biznesit Sloan, për biletat e ndeshjeve të basketbollit amerikan NBA. Studiuesit i thanë gjysmës së ofertuesve, se mund të paguanin vetëm me para kesh, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që mund të paguanin vetëm me një kartë krediti.
Rezultatet i habitën studiuesit. Mesatarisht, u zbulua se blerësit me karta të kreditit, po bënin 2 herë më shumë oferta, sesa blerësit që kishin para kesh me vete. Ajo çfarë do të thotë kjo, sipas Prelec, është se kostoja psikologjike e shpenzimit të një dollari në një kartë krediti është vetëm 50 cent.

Shpenzimi i një karte krediti, ka qartazi efekte tek mënyrën se si njerëzit shpenzojnë, dhe kjo vërtetohet nga studime të shumta. Gjithsesi, është treguar gjithashtu se kur mbërrijnë faturat e kartave të kreditit, ato shkaktojnë dhimbje të mëdha për zotëruesin e kartës.
Në fakt, ekonomistët e sjelljes së konsumatorit besojnë se kjo shpjegon popullaritetin e vazhdueshëm të kartave të debitit. Pra me kartat e kreditit, vonohet dhimbja e pagesës (derisa të mbërijë ajo faturë mujore). Aftësia e madhe e kartave të kreditit, është se ato ushtrojnë fuqinë psikologjike, për të ndarë kënaqësinë e blerjes nga dhimbja e pagimit./Burimi: BBC-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE