Connect with Us

Debatet për Kushtetuesen/ Murrizi sulmon Kreun e KED: Komunist që e keni bërë si monument kulture

Politikë

Debatet për Kushtetuesen/ Murrizi sulmon Kreun e KED: Komunist që e keni bërë si monument kulture

Publikuar

-

Deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar kreun e KED, Ardian Dvoranin duke e akuzuar se po bën ‘karshillëk’ ndaj presidentit për paraqitjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

‘’Edhe unë dua të plotësohet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, edhe pjesa tjetër e opozitës e dëshiron që të plotësohet Gjykata Kushtetuese dhe pastaj SPAK-u që të shohim ca prapa hekurave, apo të bëjnë punë vullnetare.
Çfarë është kjo ngutje? Çfarë është ky kryetar KED, komunist dhe i bën karshillëk Presidentit? Çfarë është ky pronari i KED, është ruajtur me mbështetjen tuaj, e ruani në detyrë edhe pse i kanë mbaruar mandati, e keni bërë si monument kulture. Pse duhet të mbyllet më 20? Na kanë sjellë tre kandidatë që nuk kanë fituar në magjistraturën, tani do na i sillni për Gjykatën Kushtetuese. Ulsi ke qenë ti Ajnshtajni i Drejtësisë? Nuk dëgjon. Edhe Komisioni i ligjit duhet të zbatojë atë nen që thotë Kushtetueta. Elsa Toska hynë te gratë apo burrat si ta votojnë. Besnik Muçin e zgjodhën si burrë mes disa grave’’, u shpreh Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Gazetari mesazh kryeministrave europianë, këshilla për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ndërsa sot pritet të mbahet Konferenca e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, gazetari Klodian Tomorri i ka drejtuar një mesazh liderve europianë, “të vënë dorën në zemër”.

“Te dashur kryeministra europiane:
Vereni doren ne zemer sot se ne jemi te gjithe me dhome e kuzhine ketej. Na mbyti fukaralleku.

Leshoni ndonje lek se nuk i merrni dot me vete. Ne kete bote njeriut i mbahet mend vetem emri dhe veprat e mira.”-shkruan Tomorri.

LEXO EDHE:  Zogu i Tiranës “shkon” në Kuvend/ Murrizi: Po doli nga burgu dhe mori kasetat do shkojë te zogjtë e tjerë

LEXO EDHE:  Refuzoi lënien e mandatit/ Murrizi zbulon hapin e rradhës

Po ashtu, ai ka edhe një këshillë për kryeministrin, ndërsa shkruan “O Rame, bej bismilahi para se te filloje ajo mbledhja e donatoreve. Dhe mos vish Louis Vutton sot aty, shejtan. Mundesisht naj xhakete me arna dhe atlete 20 euroshe.”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nxjerr letërkëmbimet mes Kuvendit e Dvoranit/ Flet për ligjin “krye-kçk”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letërkëmbimet mes Kuvendit dhe Kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Meta tha se Dvorani është përgjigjur vetë, ndërkohë që kërkohej informacion nga KED.

“Më 8 nëntor kreu i Kuvendit ndër të tjera i thotë Ardian Dvoranit: ‘Në këto kushte për të garantuar të drejtën e çdo kandidati në votim, Kuvendi kërkon të informohet brenda ditës nga KED mbi ecurinë e procesit të emërimeve nga Presidenti’. Përgjigjja e Dvoranit pa mbledhur KED: ‘Ditën e sotme, pra për datën 8, pranë KED nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga Presidenti për të emëruar një nga kandidatët e listës që ka emëruar Këshilli. Gjithashtu dhe në faqen zyrtare nuk është bërë publike ushtrimi i së drejtës. Prandaj vlerësoj që zonja Vorpsi konsiderohet e emëruar si gjyqtare e Kushtetueses.’
Në datën 5 nëntor… se jemi në përpjekjen finale për të bërë shtet dhe përpjekjes për grusht shteti në Shqipëri… në këtë letër të Presidentit të Republikës që i është dërguar kryetarit të Kuvendit, avokates së Popullit dhe për dijeni gjithë ambasadave që nuk i zë gjumi për drejtësinë, Presidenti me këtë vendim paraprak synon respektimin e normës Kushtetuese të zbatimit të radhës me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Sa i përket paketës anti-kçk dhe operacionit Forca e Ligjit, Meta tha se nuk i bën përshtypje por iu referua një sondazhi, ku 85% nuk e besojnë, 15% përpiqen ta besojnë.

LEXO EDHE:  Përdori gjuhë ofenduese për sindromën Down/ Murrizi bën lëvizjen e papritur

LEXO EDHE:  Myslim Murrizi sfidon PD-PS/ Zbulohet projektligj i depozituar  në Kuvend  

“Ligji për krye-kçk…Ky ligji që duan të bëjnë që në kundërshtim me Kushtetutën të bëjnë të mundur që të çojnë të gjithë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese që është jo vetëm një përpjekje antikushtetuese dhe do të dështojë por është dhe një përpjekje për të nxirë fytyrën e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk duan që anëtarët të kalojnë nga Presidenti dhe të hyjnë nga dera e Gjykatës Kushtetuese por duan me këtë ligj duan t’i fusin nga oxhaku i Gjykatës Kushtetuese që ta nxijnë dhe më keq dhe Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi. Kush hyn nga oxhaku i nxirë del. Këta thirrën Venecian dhe një ditë para se Venecia të vinte këtu duke e ditur që Venecia nuk është çmendur që të hedhë poshtë Venecian, iu lutën mos ta përfshinin në opinion atë që kishin pyetur para dy muajve Venecian se e kaluan në Kuvend”, deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE