Politikë
“Dashnorët e reformës”/ Manjani i kthehet Ballës: Duhet t’i vijë turp

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Manjanit, Balla duhet të ketë turp që anatemon, kandidadatë të veçantë në garën e KED.
“Ça është domethënia kushtetuese apo qoftë dhe politike e deklarimit të shpifur se ” filania dhe fisteku janë dashnorë”?!!
Si ka mundësi që proçesi më i rëndësishëm i fillimit të zbatimit të Reformës, bëhet pis me moralizma të tilla të shpiftura?!”, shkruan Manjani.
Në përfudnim të reagimit të tij, Manjani shkruan: Nëse Taulanti është akoma “dashnor i reformës”, duhet t’i vijë turp nga ai palo deklarim që ka bërë sot në atë palo-parlament.
Postimi i plotë:
Turpi i “dashnorëve të reformës”!
Taulant Balla duhet të ketë turp që anatemon, kandidadatë të veçantë nëa garën e sajuar, gjithsesi, nga KED e tyre!
Ça është domethënia kushtetuese apo qoftë dhe politike e deklarimit të shpifur se ” filania dhe fisteku janë dashnorë”?!!
Si ka mundësi që proçesi më i rëndësishëm i fillimit të zbatimit të Reformës, bëhet pis me moralizma të tilla të shpiftura?!
Se ja ta zëmë se është ashtu ( ndjesë të përfolurve) e ça pastaj?! Ç’lidhje ka kjo me Kushtetutën dhe ligjin?
Pse nuk e skartuan në KED, te e njëjta që kualifikuan ngelëset në shkollën e Magistraturës? Meqë jemi këtu, kush e dëmton më shumë Gjykatën Kushtetuese, kjo që paska dashnor apo ato të tjerat që nuk kaluan dot testin me shkrim të shkollës së Magistraturës?!
Nëse Taulanti është akoma “dashnor i reformës”, duhet ti vijë turp nga ai palo deklarim që ka bërë sot në atë palo-parlament./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...