Connect with Us

Çfarë po ndodh me “Shengenin Ballkanik”/ Ngjela zbulon prapaskenat, ja cili është qëndrimi i SHBA

Politikë

Çfarë po ndodh me “Shengenin Ballkanik”/ Ngjela zbulon prapaskenat, ja cili është qëndrimi i SHBA

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka kometnuar nismën për të ashtuquajturin “Shengeni Ballkanin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se politika në Shqipëri është e trembur nga reforma antikorrupsion, dhe për këtë arsye sipas tij kanë shkuar në Beograd.

Sa i takon qëndrimeve të opozitës, Ngjela i cilëson si naivitet. Pasi sipas tij synojnë që edhe Kosova të shkojë drejt Beogradit.

Po ashtu Ngjela, thekson se fakti që Kosova e refuzoi janë shenja që tregojnë se edhe SHBA është kundër.

“A do ta lejojë politika amerikane shengenin ballkanik të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, ngritur kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
Të shohim.

Kosova nuk e pranoi dje këtë ndërmarrje, dhe nuk kishte sesi. Domethënë, ky është qëndrimi amerikan? Po. Shenjat janë që ky është edhe qëndrimi amerikan – mospranimi.

LEXO EDHE:  Ndoka nënshkruan marrëveshjen me PD/ Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm

Forcat proserbe në Tiranë e konsideruan “izolim të Kosovës” shengenin e Ramës. Që ta shtynin edhe Kosovën te Serbia. Naivitet politik. Këta, ca ekscentrikë në Tiranë, do të mundin politikën amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë?!!
Të gjithë bashkë janë trembur nga rreforma antikorrupsion, dhe kanë shkuar në Beograd: këto janë shenjat.

Nëse amerikanët do ta godasin këtë ndërmarrje antishqiptare të Ramës, shqiptarët patjetër që do ta flakin Edi Ramën, sepse, pas kësaj, ata duhet ta hedhin atë poshtë, mu si një copë rreckë.
Ta shohim…”-shkruan Ngjela në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Je tradhëtari më i madh”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një shprehje të Nënë Terezës.

“Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot. Ju gjëra që unë s’i bëj dot.

Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha.”-citon Rama Nën Terezën.

Por, mesa duket qytetarët nuk gënjehen më nga propaganda e kryeministrit dhe kanë shpërthyer në komente kundër kreut të qeverisë.

“Ti mund te besh shume gjera ne kete bote. Por nuk mund ti mbushesh mendjen gjithe shqiptareve se je më i miri. Ti Rama për mua je gënjeshtari më i madh, tradhëtari më i madh”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Gazmend Bardhi kërcënon Ramën/ Paralajmëron akte dhune

LEXO EDHE:  Mustafa Nano “shpërthen” kundër Ramës/ Më vjen turp që është kryeministri im  

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Po i nderuar meqënëse me fjalë të urta edhe une të them një, nga e thëna në të bërë është në mes një mal i tërë. Kush do e rrafshojë këtë mal që vetëm ngrihet e nuk po ulet”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se gjithçka propagandon Rama është vetëm fasadë.

“Shumë fasadë je, Nënë Tereza është Nënë Tereza dhe smund të bëhet kurrë një paralelizëm mes jush.”.-shkruan qytetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi thirrje SPAK-ut/ Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje SPAK-u që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184.

Ndërsa thekson se këto 6 vjet, degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut kanë qene nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

“Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

LEXO EDHE:  Rama pret Zaev/ Maqedonia e Veriut, mik dhe partner i pazëvendësueshëm

LEXO EDHE:  A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Pano Soko: Kur dy palët e mëdha ulen bashkë, ka gjithmonë pazare

Publikuar

-

Nga

“Kur dy palët e mëdha ulen në tryezë ka gjithmonë pazare”. Kështu u shpreh përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Pano Soko i ftuar në emisionin “Kapital”, duke iu referuar ulejs në diskutime pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Për Sakon, tryeza e reformës zgjedhore duket më shumë si marrëveshje mes palëve.

“Ne dorëzojmë si çdo qytetar propozimet tona që mendojme se do të shërbejnë për rregullimin e sistemit zgjedhor. Ai parlament e ka fuqine ligjore për të miratuar ligjet.

Tryeza e Reformës zgjedhore me shumë duket si një marrëveshje sepse opozita politike nuk po dorëzon një paketë propozimesh. Në këtë situatë njerezit kanë frikë nga paktet që mund të jenë bërë. Kur dy palët e mëdha ulen në një tryezë ka pasur gjithmonë pazare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE