Connect with Us

“Biznesi, në luftë për mbijetesë”/ Basha akuza qeverisë: Shqipëria, kryeqendra e krimit në Ballkan

Politikë

“Biznesi, në luftë për mbijetesë”/ Basha akuza qeverisë: Shqipëria, kryeqendra e krimit në Ballkan

Publikuar

-

“Biznesi është në luftë për mbijetesë si rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një takimi me drejtues të bizneseve, ditën e sotme, në autostradën Tiranë Durrës.

Sipas Bashës, “sipërmarrja shqiptare ka aftësitë dhe gjenialitetin për të ecur përpara”, dhe se përgjegjësia për klimën e keqe të biznesit është e qeverisë, e cila ka bërë që prej kohësh ” po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan”.

“Biznesi është në luftë për mbijetesë si rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie. Sipërmarrjet po mbyten nga rritja e taksave, kostot e larta dhe korrupsioni i kudogjendur që kanë shkaktuar klimën më të keqe të biznesit në Europë.
Ndryshe nga kjo qeveri, biznesi i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë.
Sipërmarrja shqiptare ka aftësitë dhe gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies sociale. Ajo që i duhet është një qeveri që i kupton, që i mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë kur kanë nevojë; një qeveri jo për t’jua bërë jetën më të vështirë, por më të lehtë.
Prandaj ne jemi të vendosur për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta dhe konkurencës së ndershme. Ne duam që sipërmarrësit të kenë sukses, të fuqizohen, të punësojnë, të rriten.
Prej kohësh, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan.
Ju ftoj të punojmë së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  Lulin nuk ka kush ta shpëtojë

LEXO EDHE:  Ndihma pas tërmetit/ Basha falënderon Komisionin Europian: Mirënjohës për mbështetjen humanitare

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  “Shuplaka” e fortë e Berishës/ Basha, i pabesueshëm për demokratët

LEXO EDHE:  PD pranon manipulimin/ Shpërndan mandate edhe gjatë votimit

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Ndihma pas tërmetit/ Basha falënderon Komisionin Europian: Mirënjohës për mbështetjen humanitare

LEXO EDHE:  Lulin nuk ka kush ta shpëtojë

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE