Connect with Us

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin

Publikuar

-

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon, ndërkaq bëhet me dije se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vodhi 4 byzylykë floriri / Arrestohet i riu në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestoi Avdylajt/ Gjyqtarit i hiqet mbrojtja e posaçme fizike

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Mbrojtjes Fizike i ka hequr gjyqtarit Bib Ndreca mbrotjen e posaçme fizike.

Ndreca ishte në mbrojtje të posaçme që pas firmosjes së urdhër arresteve për grupin Avdylaj.
Ndërkohë ende nuk bëhen të ditura arsyet e heqjes së mbrojtjes fizike.

Ndreca ka patur dosjen e bujshme “Nr.339”, në të cilët përfshihet edhe ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i cili është përgjuar duke folur me njërin prej vëllezërve Avdylaj në lidhje me procesin e votimeve në këtë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentohet fugoni i burgjeve të Drejtorisë Tiranë/ Plagoset polici

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mengjesin e sotëm në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Mësohet se në aksident është përfshirë fugoni i burgjeve ku për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Sipas informacioneve paraprake,  fugoni i burgjeve të Drejtorisë së Tiranës u përplas me një makinë tjetër.

Ndërkohë, bëhet me dije se brenda fugonit kanë qenë edhe tre të burgosur.
Nuk dihen ende shkqet e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE