Connect with Us

U kërcënua nga Erion Braçe/ Zbardhet pasuria e gjyqtares që konfirmoi akuzat e Ndojës

Vetingu

U kërcënua nga Erion Braçe/ Zbardhet pasuria e gjyqtares që konfirmoi akuzat e Ndojës

Publikuar

-

Gjyqtarët dhe prokurorët njëherësh me Vettingun po përballen edhe me sulmet që vijnë nga politika.

Një ndër ta është gjyqtarja e Durrësit, Besjana Garxenaj, e cila është kërcënuar hapur nga zëvëndeskryeministri Erion Braçe,  pasi ishte pjesë e një seance gjyqësore të drejtuar prej saj.

Në fillim të Tetorit, gjyqtarja Besjana Garxenaj, dha vendimin për lënien në burg për ish Drejtorin e Agjencisë shtetërore të Kadastrës Lirdon Pula, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjyqtarja Garxenaj pranoi kështu kërkesën e organit të akuzës, përfaqësuar nga prokurori Arjan Ndoj, ndaj të cilit u bë atentat në fillim të këtij muaji.

Pas përfundimit të seancës, zv kryeministri Erjon Braçe, është shprehur i revoltuar, si për kërkesën e Prokurorisë ashtu edhe për vendimin e Gjykatës.

“Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë”, tha Braçe, pas seancës gjyqësore, duke akuzuar jo vetë prokurorin Arjan Ndoja por edhe gjyqtaren Besjana Garxenaj.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtares Besjana Garxenaj, nga ku rezulton se burimin e vetëm të të ardhurave e ka nga vetëm nga paga, apo nga kursimet e mëhershme.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Besjana Garxenaj.

Viti 2015 (Deklarata fillestare)

Autoveturë Mercedez Benz viti i prodhimit i vitit 2009, me vlerë 15 000 euro. Të ardhurat janë krijuar nga koha që punonte si asistente juriste në një kompani ndërtimi dhe nga kursime të familjes.

Llogari bankare, të krijuara me të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 70 000 00 lekë.

LEXO EDHE:  Nuk i dini këto, ja ku e harxhon pasurinë Vladimir Putin

Gjendje cash, me kursimet e të ardhurave nga Shkolla e Magjistraturës dhe të ardhura nga familja në shumën 6 000 00 euro.

Bursë nga Shkolla e Magjistraturës me vlerë 468 000 00 lekë.

Viti 2015 (Deklarata vjetore)

Të ardhura si punonjëse pranë Gjykatës së Tiranës në shumën 110 324 lekë.

Viti 2016

LLogari page në shumnën 15 000 lekë.

Gjendje cash nga të ardhurat personale, nga bursa e shkollës së magjistraturës dhe kursime të familjes në shumën 8 500 euro.

Të ardhura si punonjëse pranë Gjykatës së Tiranës në shumën 971 744 lekë.

Kontratë për sigurimin e jetës me vlerë 2 500 euro në muaj.

Viti 2017

Llogari bankare me të ardhura nga paga në shumën 1 967 65 lekë.

Gjendje cash nga të ardhurat personale, nga bursa e shkollës së magjistraturës, kursime të familjes si dhe nga shitja e makinës në shumën 9 500 euro.

Të ardhura si punonjëse pranë Gjykatës së Tiranës në shumën 80 979 lekë.

Të ardhura si punonjëse pranë Gykatës Durrës, në shumën 847 724 lekë.

Shitje e autoveturës Mercedez Benz në shumën 9 800 euro.

Blerje a autoveturës Toyota Rav 4 me vlerë 8 000 euro.

Kontratë për sigurimin e jetës me fata 20 vite,me vlerë 2 500 euro në muaj.

Viti 2018

Llogari bankare me të ardhura nga paga në shumën 44 629 65 lekë.

Gjendje cash nga të ardhurat personale, nga bursa e shkollës së magjistraturës, kursime të familjes si dhe nga shitja e makinës në shumën 6 500 euro.

Të ardhura si punonjëse pranë Gykatës Durrës, në shumën 961 732 lekë.

Kontratë për sigurimin e jetës me fata 20 vite,me vlerë 2 500 euro në muaj.

Pagesë për arsimin parashkollor të fëmijës në shumën 2 000 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Publik do të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimin në datën 16.10.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Por, në datën 4.12.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmatajt.

LEXO EDHE:  Nuk i dini këto, ja ku e harxhon pasurinë Vladimir Putin

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KED rinis verifikimet për Zhaklina Peton

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në garë janë tre kandidatë, ku i pari në listën e sjellë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është renditur prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, e dyta është kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ndërsa e treta është prokurorja Fatjona Memçaj.

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se grupi parlamentar i PS-së, si dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare kanë vendosur që sot në Kuvend të votojnë kandidatin Olsian Çela, për të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Por, kush është Olsian Çela?!

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e krimeve të Rënda.

Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.

Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u përplas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelaa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçin, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën duke e cilësuar si të paligjshme.

LEXO EDHE:  Të pangopurit e politikës/ Deputeti miliarder zhvat të pastrehët

LEXO EDHE:  Probleme me pasurinë/ KED rinis verifikimet për Zhaklina Peton

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela. Por, pas transferimit ai ka bërë padi në Gjykatën Administrative ndaj Arta Markut, të cilën e ka fituar.

Olsian Çela ka qëndruar tre muaj në Berat dhe KLP pas vendimit të gjykatës e riktheu tek Krimet e Rënda në Tiranë.

Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga  aspekti i pasurisë.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar nga Çela për ndër vite, të cilën mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm. Sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania. Të ardhurat, rezulton t’i ketë vetëm nga paga./ CNA.al

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

Tentoi ta “eliminonte në internim”/ Olsian Çela i zë vendin Arta Markut?

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kandidate për SPAK/ KPK merr vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu.

Musabelliu është kandidate për anëtare në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Më herët Musabelliu ka qenë drejtuese e njësisë së Anti-Korrupsionit tek Krimet e Rënda. Mirëpo në muajin Mars 2017, ish kreu i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, e shkarkoi duke e lënë vetëm prokurore të thjeshtë në njësinë kundër trafiqeve.

LEXO EDHE:  Të pangopurit e politikës/ Deputeti miliarder zhvat të pastrehët

LEXO EDHE:  Pas emërimit në Prokurorinë e Apelit/ Gent Xholi blen apartament në Pogradec

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e prokurores Musabelliu, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Prokurorja e “avionit me drogë”/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut

LEXO TE PLOTE