Kronika
Tentoi të vjedhë biçikletën/ Pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë elektrike, e cila ishte e lidhur me zinxhir në një nga rrugët e qytetit.
Në pranga ka rënë shtetasi Orjal Meçaj 24 vjeç, ndërsa është arrestuar dhe një maroken.
Shqiptari dhe marokeni ishin të njohur për policinë për raste të vjedhjeve të rënda, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Edhe pse dy të dyshuarit tentuan që të ikin me vrap prej policisë, ata janë arrestuar shumë shpejt. Të dyshuarit pritet që të paraqiten para gjyqit për vjedhje./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e...

Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë/ Humb jetën njëri prej të plagosurve
Një person ka humbur jetën pak minuta më parë, si pasojë e plagosjes nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit. Mësohet se...