LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të hetohet nga SPAK”/ Zbardhet pasuria e prokurorit Andi Pogaçe

10 Nëntor 2019, 11:54, Vetingu CNA
“Të hetohet nga SPAK”/ Zbardhet pasuria e prokurorit Andi

Drejtësia është në dorë të Vettingut. Nëse Vettingu arrin ta pastrojë, abuzimet nga prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë më të pakta.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të procesit të Vettingut që CNA.al, po hedh dritë mbi pasurinë dhe anën profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kemi ndeshur skandale të llojeve të ndryshme.

Në fokus këtë radhë do të jetë prokurori i Fierit, Andi Pogaçe.

Ky i fundit, nga një djalë që i blente makinë babai, u shndërrua në një bankomat edhe pse shumë vonë është pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ai ka deklaruar disa depozita, me shuma të vogla, gjë që e bën të tpakuptueshme se përse i duhen aq shumë llogari bankare. Nisur nga kolegët e tij më të vjetër, kemi vërjetur se një metodë e tillë përdoret për manipulime të mëvonshme.

Pogaçe, duke qenë vetëm prej pesë vitesh, pjesë e sistemit të drejtësisë, ai ka arritur të japët ?kontribut? edhe për reformën në drejtësi. Të paktën kështu deklaron në formularët e pasurisë, edhe në vitin 2015, ishte pothuajse pa përvojë.

Pogaçe, jeton në Durrës, në një shtëpi që  në një deklaratë, herë thotë paguan qira 15 000 lekë në muaj e herë 18 000 lekë. Shtëpinë sipas tij ia ka marrë avokati, po me një pagesë të tillë, nuk gjen shtëpi në Durrës, veçse në periferi, ose ose jeton në një shtëpi të rrënuar.

Bashkëshortja e tij është gjyqtare në Durrës, edhe ajo rezulton se ka ?kontribuuar?, për reformën në drejtësi, por si bisht i SOROS-it.

Më poshtë do të sjellim pasurinë që deklaron prokurori në fjalë, por po sjellim në vëmendje edhe një denoncim të bërë në shkurt të këtij viti, në një televizion me titra nga avokati Kujtim Cakrani.

Ky i fundit, duke iu refreuar një hetimi për falsifikimin e arkivave, denoncoi prokurori Andi Pogaçe dhe kërkoi hetimin e tij nga Krimet e Rënda.

?Rasti i shtetasit A. M. dhe shumë qyetarëve të tjerë nga Fieri që po luftojnë prej vitesh me  një sistem të korruptuar duke nisur që nga prokuroria e Fierit, me disa prokurorë dhe po e përmend me emër Andi Pogaçe, i cili i ka hetuar dokumentat, tapi të vitit 1921 dhe e ka cilësuar si të rregullt do të thotë që dhe ky prokuror, duhet të merret në hetim nesër nga Prokuroria Krimeve të Rënda ose nga SPAK-u nesër.

Për faktin se prokurori nuk ka kryer hetimin ashtu siç e kërkon ligji për të zbardhur të vërtetën e këtyre dokumentave të cilat janë prezantuar në komisionin e këshillave të pronave dhe mbi bazë të këtyre dokumentave janë përfituar prona disa qindra hektarë në qytetin e Fierit? është shprehur Cakrani.

Në fakt, Krimet e Rënda nuk kanë reaguar, por nëse SPAK-u, do të funksionojë sic thuhet, atëherë prokurori në fjalë edhe mund të hetohet, nëse ka prova.

Gjithsesi prokurori Pogaçe, përpara ka Vettingun, i cili mund të zbardhë çdo denoncim ndaj tij.

Pasuria e deklaruar nga prokurori Andi Pogaçe.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Automjet Peugeot 206 e blerë me të ardhurat e babait, në vitin 2011 me vlerë 2 800 euro.

Titullar i një kredie në shumën 1 080 000 lekë.

Pagesë si lektor i lëndës ?E drejta Civile? e avancuar në një universitet privat në shumën 28 000 lekë.

Pagesë si prokuror stazhier në Prokurorinë, Fier në shumën 87 380 lekë.

Debi nga karta e kreditit e hapur në 2010, si punonjës i Drejtorisë së Metrologjisë në shumën 52 000 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Automjet Peugeot 206 e blerë me të ardhurat e babait, në vitin 2011 me vlerë 2 800 euro.

Titullar i një kredie në shumën 1 080 000 lekë.

Pagesë si lektor i lëndës ?E drejta Civile? e avancuar në një universitet privat në shumën 28 000 lekë.

Pagesë si prokuror stazhier në Prokurorinë, Fier në shumën 87 380 lekë.

Debi nga karta e kreditit e hapur në 2010, si punonjës i Drejtorisë së Metrologjisë. Paguar shuma 17 000 lekë.

Viti 2014

Depozitë bankare në shumën 1 007 300 lekë.

Depozitë bankare krijuar nga paga si prokuror në shumën 381 000 lekë.

Depozitë kursimi me vlerë 6 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 7 554 lekë.

Depozitë për kalimin e pagës si pedagog në shumën 27 650 lekë.

Depozitë për kalimin e pagës si prokuror në shumën 1 980 lekë.

Pagesë si lektor i jashtëm, në një universitet privat në shumën 109 800 lekë.

Pagesë e kartës së krediti, pa likijduar 627 lekë.

Viti 2015

Pagesë për shërbimit në Kuvendin e Shqipërisë si staf teknik i fazës së parë të Reformës në drejtësi në shumën 42 524 lekë.

Paga si prokuror në Fier, në shumën 1 338 631 lekë.

Kursime nga pagesa si lector i jashtëm në shumën 26 430 lekë.

Depozitë e krijuar me të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, Prokuroria dhe Kuvendi në shumën 63 507 lekë.

Depozitë e krijuar nga paga në momentin e hapjes së llogarisë së pagës, në shumën 18 057 lekë.

Depozitë krijuar nga kursimi i pagës në shumën 219 498 lekë.

Viti 2016

Depozitë bankare për pagën dhe llogari e hapur nga vetë banka në shumën 5 185 lekë.

E drejtë përdorimi të një banese private për rregullim me qëllim banimi.

Paga si prokuror në Fier në shumën 1 459 549 lekë.

Kontratë qiraje, shlyer 15 000 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, gjendje llogarie nga kalimet e pagave si gjyqtare në Durrës, në shumën 4 561 46 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, gjendje llogarie, nga pagat si lektore e jashtme në një universitet privat në shumën 1 766 51 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, limit overdrafti në shumën 240 000 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, kartë krediti VISA me limit 150 000 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, të ardhura si eksperte teknike në shërbim të fondacionit SOROS në lidhje me reformën në drejtësi, në shumën 448075, 59, shumë kjo e shpenzuar për arsyer shëndetësore.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, të ardhura nga paga si gjyqtare në Durrës, 1 031 955 lekë.

Viti 2017

Shtëpi me qira në Durrës,marrë një avokati që punon në Kavajë,  me pagesë 15 000 lekë në muaj.

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Fier në shumën 1 192 783 lekë.

Depozitim i bashkëjetueses krijuar nga kalimi i pagës në shumën 963 264 lekë.

Pagesë për qiranë e banesës, në shumën 180 000 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, të ardhura nga paga si gjyqtare në Durrës, 963 264.

Viti 2018

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 11 579 lekë.

Llogari page në shumën 12 156 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier në shumën 1 076 538 lekë.

Paga dhe dieta nga Shkolla e Magjistraturës si pjesëmarrës në seminare në shumën 45 287 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, të ardhura nga paga si gjyqtare në Durrës, 1 063 890 lekë.

Pagesa të kryera nga Shkolla e Mgjistraturës për bashkëshorten në shumën 56 190 lekë.

Detyrimi i kartës së kredit, pashlyer shuma 50 063 79 lekë.

Bashkëshortja Nurjeta Tafa, gjendje llogarie në shumën 250 137 50 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga