Connect with Us

Samiti i Ohrit/ Reagon Basha: “Propaganda anti-europiane nuk mund të mbulojë dështimin e negociatave”

Politikë

Samiti i Ohrit/ Reagon Basha: “Propaganda anti-europiane nuk mund të mbulojë dështimin e negociatave”

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Mini-Shengeni Ballkanik, takim i zhvilluar ditën e sotme në Ohër ku veç Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev, merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Basha takim me qytetarët në Fier/ Jemi ndryshimi që duan 85% e shqiptarëve

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për mbështetjen e pretenduar nga BE, për Minishengenin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama kishte thënë se kishte mbështetjen e BE-së, për minishengenin, ndërsa sot në Bruksel, sipas tij ka deklaruar të kundërten.

“Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si genjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama

LEXO EDHE:  Basha në “panik”/ Harron zgjedhjet, vijon luftën kundër PD-së

LEXO EDHE:  Skandali i Bashës me financimet ruse/ Thellohet hetimi në SHBA, një ditë para Kuvendit farsë

Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:

“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse genjen Edi Rama ?

Pse Edi Rama ja ngul thiken pas shpine Kosoves?

Pse Edi Rama ben gjithshka per izolimin e Kosoves?

Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?”-shkruan Vasili.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Basha në “panik”/ Harron zgjedhjet, vijon luftën kundër PD-së

LEXO EDHE:  Pse Luli po e shkërmoq PD

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Mosbindja Civile/ Basha mbledh grupin parlamentar

LEXO EDHE:  Zbulohet lëvizja e radhës/ Ja çfarë do të bëjë Lulzim Basha të hënën

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE