Connect with Us

Protesta e Astirit/ Nuk përmbahet çuni Fahriut: Dy pyetje për Arta Markun

Politikë

Protesta e Astirit/ Nuk përmbahet çuni Fahriut: Dy pyetje për Arta Markun

Publikuar

-

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, duke e cilësuar sërish tenderin e Unazës së Re, dhënë kompanisë Salillari, aferë korruptive.

Teksa shprehet se, “mbikqyrja e punimeve të Salillarit nga kompania IKM është bërë në shkelje me ligjin e Prokurimeve Publike”, Balliu i është drejtuar drejtpërdrejt me disa pyetje Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme, Arta Marku.

“A do rrish duarkryq tek sheh dhunën që ushtrohet ndaj qytetarëve tek “Unaza”? Zonjë, a do të rrish duarkryq  ti si Prokurore e Përgjithshme e Përkohëshme teksa sheh se si shkelen të drejtat e njeriut?”, vijon Balliu, ndërsa pyetjet e tij nuk i ka rezervuar as ndaj gjyqtarëve apo policisë.

Kujtojmë se, në deklaratën e tij, më herët, Balliu i ka bërë thirrje prokurores Marku të merrte masa, duke hetuar më tej çështjen e “Unazës”.

“Jemi kthyer te A-ja. Jemi kthyer atje ku ishim, tek fillimi kur u zbulua korrupsioni me DH Albania. Tani na del Salillari së bashku me IKM-në. Vazhdon korrupsioni i mega-aferës këtu tek Unaza e Re.

Tani kam një pyetje. Prap do vini t’i dhunoni këta qytetar? Prap do vini t’i dhunoni edhe pse u kanë dalë aferat korruptive, të bëra dhe të ribëra këtu tek Unaza?

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet çuni i Fahriut/ “Rama i çmendur me kartelë”

Unë kam një pyetje për Arta Markun. Zonjë, a do rrish duarkryq tek sheh dhunën që ushtrohet ndaj qytetarëve tek “Unaza”? Zonjë, a do të rrish duarkryq  ti si Prokurore e Përgjithshme e Përkohëshme teksa sheh se si shkelen të drejtat e njeriut?

Të nderuar gjyqtar, prokuror, policia, të gjithë ju… kjo aferë doli sërish korruptive. A do të vini nesër sërish ju të ushtroni dhunë mbi këta qytetar?”, është shprehur Balliu./CNA.al

“Projekti i Unazës së Re korruptiv”/ Balliu ripërsërit argumentet, thirrje Prokurorisë për hetim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Bardhi godet Lleshajn/ “Jeton në dy shtëpi të padeklaruara”

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet çuni i Fahriut/ “Rama i çmendur me kartelë”

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  FOTO/Njihuni me “deputetin” e Bashës s’di të shkruajë shqip, djali i Fahri Balliut

LEXO EDHE:  “Kë do besojmë, ligjin apo banditët?"/ Balliu thirrje punonjësve të IKMT: Braktisni detyrën

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE