LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Projekti i Unazës së Re korruptiv"/ Balliu ripërsërit argumentet, thirrje Prokurorisë për hetim

10 Nëntor 2019, 17:59, Politikë CNA
"Projekti i Unazës së Re korruptiv"/ Balliu

Në protestën e përnatëshme tek zona e Unazës së Re, banorët e Astirit të shoqëruar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vijuar thirrjet për mbrojtjen e shtëpive të tyre nga projekti korruptiv, sikurse e cilësojnë ata, i Unazës së Re.

Në fjalën e tij, ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka ritheksuar po të njëjtat argumenta sikurse bëri më herët në deklaratën për shtyp nga selia blu, teksa shprehet se ?projekti është një vjedhje e pastër dhe tashmë zotëron dokumenta të reja që faktojnë se tenderi i ri i dhënë  Salillarit është një tender korruptiv i qeverisë.?

Balliu, po ashtu i ka bërë thirrje Arta Markut që të rinisin hetimet në lidhje me dhënien e këtij tenderi.

?Ajo që po ndodh është një vjedhje e pastër. Ka qenë dhe do të jetë një vjedhje e pastër, por sot ne kemi fakte dhe dokumenta të reja që faktojnë se tenderi i ri i Edi Ramës, i Salillarit është një tender korruptiv i qeverisë.

Kompania IKM, e vendosur si mbikqyrse e punimeve të Salillarit është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike, pasi kjo kompani paguhet nga Salillari në mënyrë direkte në konçesionin Milot-Morinë.

Kjo kompani  ka konflikt interesi. Kjo tregon se Salillarin atje nuk e mbikqyr askush. Edi Ramën atje nuk e mbikqyr askush, por vijon të vjedh atje lekët e shqiptarëve.

Kjo nuk përcaktohet nga unë, por nga ligji. Është ligji që e përcakton qartë se nuk mundet që një kompani që ka patur në të kaluarën dhe ka në të tashmen marrëdhënie me kompaninë që ajo mbikqyrë, ta mbikqyri sërish. Ai tender duhet anulluar. Arta Marku duhet të nisi menjëherë hetimet. Kjo kompani paguhet 50%nga Salillari dhe 50% nga shteti në konçesionin e radhës. Ata e dinin fare mirë këtë gjë, por prap vendosën të bëjnë korrupsion duke shkelur ligjin, me të vetmin qëllim rrëmbimin e parave të qytetarëve shqiptar?, është shprehur Balliu./CNA.al

Pas DH Albania, PD denoncon skandalin e radhës me punimet tek Unaza e Re

Lajmet e fundit nga