Connect with Us

Pa patentë dhe nën efektin e alkoolit/ Arrestohet shoferi i aksidentit me dy viktima në Tiranë

Kronika

Pa patentë dhe nën efektin e alkoolit/ Arrestohet shoferi i aksidentit me dy viktima në Tiranë

Publikuar

-

Është arrestuar shoferi 18 vjeçari i cili drejtonte automjetin në të cilin humbën jetën dy 17 vjeçare mëngjesin e sotëm në Bërzhitë të Tiranë pas festës së ditëlindjes.

Sipas policisë, 18-vjeçari me inicialet  F.Sh u arrestua nën akuzat e drejtimit të parregullt të mjetit dhe për shkeljen e rregullave të qarkullimit ligjor.

Nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se 18-vjeçari drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B” dhe nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

LEXO EDHE:  Ngjarja makabre në Shkodër/ Zbardhen pistat e hetimit

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë ndërruan jetë shtetaset D.T 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U plagos rëndë në atentat/ 23-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Është nisur pak minuta më parë me urgjencë drejt spitalit të Traumës A.Uruçi, 23-vjeçari që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Mësohet se spitali i Elbasanit e ka nisur drejt Tiranës të riun për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Uruçi u plagos mbrëmjen e sotme në Peqin nga disa të shtëna me armë, ku mbeti viktimë edhe i riu Andi Zylyfi.

LEXO EDHE:  Nis zyrtarisht vettingu në polici/ 11 mijë punonjës në sitë, kush largohet

LEXO EDHE:  Ngjarja makabre në Shkodër/ Zbardhen pistat e hetimit

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

Sakaq, grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hetimi i ngjarjes tragjike/ Dyshimet e para mbi motivet

Publikuar

-

Nga

Përveç postblloqeve të ngritura në pika kyçe për të kapur atentatorët ndaj dy personave, 26-vjeçarit Andi Zylyfi dhe 23-vjeçarit Ardit Uruçi, policia ka shoqëruar edhe 13 persona që kanë qenë deshmitarë në ngjarje, për t’i marrë në pyetje.

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi fi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

LEXO EDHE:  Vodhi kabuj elektrikë në sera/ Arrestohet i riu

LEXO EDHE:  Banorja e Bregut të Lumit nga spitali: Policia na dhunoi

Viktima mësohet të ketë lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati tragjik/ Viktima kishte të atin polic burgu

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja po plotësojnë ngjarjen e atentatit me fund tragjik në fshatin e Peqinit që i mori jetën një personi dhe një tjetër u plagos.

Mësohet se viktima, 26-vjeçari Andi Zylyfi kishte të atin polic në burgun e Peqinit.

Viktima mësohet të ketë lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç./CNA.al

LEXO TE PLOTE