Connect with Us

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Braimllari: “Po provokohet Presidenti”

Politikë

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Braimllari: “Po provokohet Presidenti”

Publikuar

-

Sekretar i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i ftuar në  emisionin “Opinion” në News 24 u pyet lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe nëse rrezikojmë të kemi një gjykatë që nuk do pranohet nga palët.

Sipas Braimllarit Rama nëpërmjet ushtarëve të tij në KED, po provokon institucioinin e Presidentit për të shkelur Kushtetutën.

“Rama nëpërmjet ushtarëve të tij në KED, provokon institucioinin e Presidentit për të shkelur Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese është tmerri i Edi Ramës. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese thellon më tej krizën, sepse kjo zgjidhje e Edi Ramës është ikje nga Kushtetuesja.

Edi Rama e ka shumë të thjeshtë të respektojë Kushtetutën, por kërkon ti ikë kësaj përgjegjësie, sepse në mungesë të Gjykatës Kushtetuese thellon paligjshmërinë e tij. Emërimi duhet të shkojë sipas parimit, një propozim Presidenti i Republikës, një Parlamenti.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

Rama kërkon të fusë në parlament ligje që bien ndesh me Kushtetutën, ku mbajmë mend edhe çuarje të ligjit të teatrit për shembull.

Si mund të ngrihet një Gjykatë Kushtetuse në shkelje të Kushtetutës.”, ka theksuar më tej Braimllari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë lë në burg deputetin Armando Prenga

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Gjykata lë në burg, 3 nga 6 të arrestuarit

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Sot masa për të ndaluarit e 13 prillit/ Përfaqësues të PD në Gjykatë

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë lë në burg deputetin Armando Prenga

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE