Connect with Us

Media amerikane raporton takimin/ Pesë vende të Ballkanit Perëndimor për Shengenin Ballkanik në Ohër

Kosova & Rajoni

Media amerikane raporton takimin/ Pesë vende të Ballkanit Perëndimor për Shengenin Ballkanik në Ohër

Publikuar

-

 Drejtuesit e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk e fshehin kënaqësinë nga nisma për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërkohë që Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi duhet ta shqyrtojnë nismën, e cila po njihet si një miniShengen Ballkanik, raporton radioja”Zeri i Amerikës. Sipas të cilës:

Kryeministri maqedonas Zaev e quajti një ëndërr të qytetarëve të vendit të tij për një Ballkan modern të shekullit 21.

“Hapëm një nismë apo plan aksional që nxjerr në pah një Ballkan më ndryshe nga ai që e njohim”, tha ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili foli më gjatë se të gjithë të tjerët, i hodhi poshtë akuzat që vijnë sidomos nga Kosova se nisma po e ringjall Jugosllavinë. Ai tha se nuk është ideja që Ballkani Perëndimor të ndahet por të përfshihet i gjithi në këtë nismë që ka synimin e vetëm lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai e quajti nismën si vullnet të brendshëm dhe jo patronazhim nga jashtë.

Zoti Rama pret që Kosova të përfshihet si e barabartë në këtë proces:

Kryeministri Rama vlerëson se Kosova kësaj radhe nuk është penguar nga askush por është vetëpërjashtuar.

Kryeministri shqiptar tha se shprehja “Mini Shengen” nuk ishte e përshtatshme por se duhej quajtur si Shengeni i Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb Aleksanar Vuçiç ndjehet krenar për arritjen e marrëveshjes “për një sërë gjërash të rëndësishme”. Është i bindur se për një periudhë prej më pak se një vit e gjysmë investimet në rajon do të ngriten dukshëm në të tre vendet.

“Mua gjatë fushatës zgjedhore më fajësonin ekspertët dhe rivalët politik se me ndërtimin e autostradës nga Nishi për në Prishtinë po ndërtokam autostradë për Shqipërinë e Madhe; Dhe në zgjedhje, këto njerëz që flsinin kështu morën njëmbëdhjetë herë më pak vota se sa unë”, tha ai. Presidenti serb shtoi se “nuk ka rëndësi se kush ju sulmon por rëndësi ka se çfarë mendon populli. Këtu – tha ai, – nuk ka asfarë Jugosllavie por vetëm një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë në një ambient normal dhe të qetë dhe jo një ambient të konflikteve dhe urrejtjes”.

“A kemi rrugë tjetër?”, – pyeti zoti Vuçiç duke u përgjigjur se nuk ka dhe duke theksuar se po bën gjithçka për një jetë më të mirë të shtetasve serb që për rrjedhojë, sipas tij ,do të rezultojë me një jetë më të mirë pë të gjithë në rajon.

“Mua më thonë se po krijoj Shqipërinë e Madhe. Natyrisht, kam mendime krejt të kundërta me Edi Ramën mbi çështjen e Kosovës dhe njëqind herë i kam thënë edhe në Shqipëri edhe tjetër kund dhe nuk kemi asnjë problem për këtë: do ta zgjidhim problemin me anë të dialogut me shqiptarët në Kosovë dhe dihet vendi për këtë”, u shpreh Vuçiç.

Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina kanë kërkuar kohë që të bëjnë vlerësime lidhur me nismën,

LEXO EDHE:  “Turp i madh”/ Agron Duka kritikon Ramën për takimin me Vuçiç: Do ndëshkohet nga historia

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç tha se “Ne në BeH nuk kemi konsensus për këtë nismë apo nuk kemi një qëndrim të prerë dhe do të duhet që institucionet e Bosnjë e Hercegovinës, siç është Këshilli i Ministrave apo Presidenca të njihen zyrtarisht me përmbajtjen e nismës dhe me beneficionet e pritshme prej saj”.

Ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekuliç tha se vendi i saj në thelb beson në ndërlidhjen rajonale dhe beson në nismat ekzistuese dhe se ka mjaft potencial të pashfrytëzuar. Por la të kuptohej se Podgorica do ta marrë në shqyrtim në nivel ekspertësh dhe institucionesh edhe këtë nismë sikur se nismat tjera.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur të shtunen se ka refuzuar pjesëmarrjen për disa arsye: “Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj nisme. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thekson Presidenti Thaçi.

Ndërkaq, zyrtarët e lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor thanë se vendet e tyre nuk kanë alternativa të tjera përpos integrimit në Bashkimin Evropian.

Plani, sipas drejtuesve ballkanikë, parasheh që kufijt të punojnë 24 orë, gjatë gjithë javës dhe lëvizje të lirë vetëm me kartë identiteti për të gjithë qytetarët e rajonit.

Deklarata thekson bashkëpunimin, angazhimin e përbashkët dhe heqjen e të gjitha barrierave ndaj lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si kontribut për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit në realizimin e synimit për anëtarësim të plotë në BE.

Takimi i Ohrit pason atë të Novi Sadit në Serbi më 10 tetor.

Në takimin e Ohrit morën pjesë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe të Bankës Botërore, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të Bankës Evropiane e Investimeve.

Mbledhja e radhës do të mbahet më 21 dhjetor në Durrës ku pritet të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i i ri i lartë i Bashkimit Evropian Xhozef Borel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dy marrëveshjet me Serbinë në Mynih/ Kurti: Kam rezervat e mia, nuk isha negociator

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se ka rezerva sa i përket nënshkrimit të dy letrave të shprehjes së interesit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për autostrada dhe hekurudha.

Marrëveshja për autostrada dhe hekurudha u nënshkrua në Mynih më 14 shkurt dhe u ndërmjetësua nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Kurti thotë se për këto marrëveshje ka rezerva, pasi që nuk ka qenë pjesëmarrës në negociata.

“Unë vetëm po tregoj rezerva, për shkak se nuk kam qenë pjesëmarrës në negociata për këto letra të interesit. Natyrisht se ne na duhet lidhje, infrastrukturë më e mirë, autostrada dhe hekurudha. Por, sërish, punëtorët civilë që nënshkruan këto marrëveshje nisën negociatat gjatë qeverisë së kaluar dhe faktikisht i përmbyllën ato pa pjesëmarrjen tonë dhe ne jemi në qeveri për më pas se dy javë”, tha Kurti në një prononcim për REL.

Për palën kosovare, marrëveshjet për autostradën dhe hekurudhat i kanë nënshkruar Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Kurse nga pala serbe, të dy marrëveshjet i ka nënshkruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, përveç ambasadorit Grenell, ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes letrave të shprehjes së interesit për autostrada dhe hekurudha, të dy vendet shprehën gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

LEXO EDHE:  Basha takim urgjent me krerët e degëve të PD

LEXO EDHE:  Takim tmerrësisht i keq në Bruksel

I pyetur se nëse kritikat e shprehura nga ai lidhur me marrëveshjet për autostrada dhe hekurudha kanë bërë që ambasadori Grenell të mos e takojë atë në Mynih, kryeministri Kurti thotë se komunikimi me amerikanët është i mirë dhe se gjatë qëndrimit në Mynih nuk ka qenë në plan që të takohet me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë.

“Më herët jam takuar me ambasadorin (Richard) Grenell dy herë, por jo kësaj here. Këtë herë kam qenë duke marrë pjesë në panel, në tryezë të rrumbullakët dhe ne nuk kemi pasur plane që të takohemi”.

“Po, për vete mund të konfirmoj për komunikimin tonë dhe gjithçka duket në rregull”, shtoi kryeministri Kurti.
Ambasadori Grenell më herët ka ndërmjetësuar po ashtu edhe marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kurti ishte takuar me ambasadorin Grenell dy herë, gjatë vizitave të këtij të fundit në Kosovës. Këto takime kanë ndodhur para se Kurti të merrte postin e kryeministrit.
Së fundmi, ambasadori Grenell ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti që të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, pasi kjo masë shihet si pengesa kryesore për rinisjen e dialogut me Serbinë.
Kurti është zotuar se taksën do ta zëvendësojë me reciprocitet, por Grenell ka kërkuar që taksa të hiqet pa u vendosur reciprociteti./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thaçi mesazh të fortë/ “Nëse nuk ruhet partneriteti me SHBA dhe BE, rrezikohet liberalizimi i vizave”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh shumë të fortë përsa i përket liberalizimit të vizave.

Teksa ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, Thaçi deklaroi se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA dhe BE.

“Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezent në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, me NATO-n, e në veçanti me SHBA-të. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Kreu i Shtetit në televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij, nëse nuk ruhen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, rrezikohet liberalizmi i vizave.

LEXO EDHE:  Ja bileta per administraten/ Takimi i Rames ne Korce, me detyrim

LEXO EDHE:  “Turp i madh”/ Agron Duka kritikon Ramën për takimin me Vuçiç: Do ndëshkohet nga historia

“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodh liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol”, nënvizoi Thaçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE