Connect with Us

Lulzim Basha futet në çadër pas dy vitesh

Politikë

Lulzim Basha futet në çadër pas dy vitesh

Publikuar

-

Prej 1 jave Lulzim Basha zhvilloi një axhendë takimesh me rininë në disa nga qender qarqet e Shqipërisë ku ra në sy fakti se ashtu si fiks dy vite më parë, Lulzim Basha kishte ristartuar të njëjtën strategji.
Ashtu siç ndodhi në çadër, këtë herë ndryshe shkoi dhe u mbyll lokaleve dhe në të njëjtën formë zhduku flamurin dhe simbolet zyrtare të PD-së duke vendosur në sfond një vijë të verdhë me fytyrën e tij kudo, a thua se është rock star.

Por, paralel me këto dy fakte, mbylljen në lokale dhe zhdukjen e imazhit ka dhe një detaj të tretë që e afron Lulzim Bashën me çadrën e 2017-ës. Prezantimi në aktivitet i disa personazheve politikë të PD-së dikush me më shumë peshë e dikush më pak, të cilët në fakt i promovon si ata emrat e dikurshëm të çadrës. Në vitin 2017 gjatë qëndrimit në çadër, Lulzim Basha nxori disa personazhe si Oriola Pampuri apo Romeo Gurakuqi e shumë të tjerë të cilët më pas u bënë deputetë megjithëse ishin njerëz anonimë dhe pa asnjë kontribut politik për PD. Të rrëmbyer nga rruga, Luli i vuri kryesues listash dhe donte t’i shiste për elitë të re apo disa personazhe të tjera të cilët më pas e kanë braktisur dhe e kanë lënë në rrugë.

Nuk ka munguar as prania e Odetës të famshme të kunatit që nga çadra tani ka shtesë si asistente Desadën e Fevziut.

Në Elbasan përshembull bie në sy që në krah të Lulzim Bashës qendronte Fitim Zekthi, një i dënuar për mashtrim, është një nga emrat që ishte në listën e Lulzim Bashës për deputet, dhe nuk fitoi.
Një nga ata emrat e shumtë që mbron publikisht Luzim Bashën megjithëse në takimet e tij të ngushta dhe konfidenciale ka kontestime ndaj kreut të Republikës së Re.

Në Korçë binte në sy prania e Dritan Shanos dhe e Mateo Spahos, i pari një nga ish zyrtarët e lartë të së majtës, student dhjetori dhe më pas një mbështetës i Lulit pas 2013 i lënë mënjanë nga Basha dhe tashmë i rikthyer ndoshta me shpresën se mund të jetë në listat e nesërme.
Mateo Spaho, një personazh i përdorur nga Luli në mandatin e parë të tij si kryetar, i lënë në hije, tashmë rikthehet dhe shfaqet përballë të rinjve në Korçë.

Në Shkodër bie në sy prania e dy personazheve Julian Deda aktor i humorit dhe pinjolli i familjes Alizoti, Tomorri, një përfaqësues i shtresës së ish të persekutuarve politikë.
Në fakt të dy kanë qenë mbështetës së Lulzim Bashës me ardhjen e tij në krye të PD, më pas kanë qenë të ashpër ndaj tij, Jul Deda ndoshta më pak, Tomorr Alizoti edhe më i ashpër.
Ndoshta të kthyer si imazh në krah të Lulit si kritikë për të treguar se tashmë Luli e pranonte mendimin ndryshe. Në fakt kritikat e tyre ndaj Lulzim Bashës vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe pse mund të mos jenë publike, por promovimi në Shkdër i tyre duket si një lojë më shumë imazhi nga Basha sesa një shpresë që nesër t’i kemi këta emra në lista për deputetë.

LEXO EDHE:  Dështon mbajtja e zgjedhjeve në 35 degët e PD/ Demokratët bojkotojnë mbledhjet e strukturave, akuza të deleguarve të Bashës

Në Vlorë në krah të Lulzim Bashës qendronte Ndriçim Mehmeti, sërish për tu prezantuar në krah të të rinjve atje si një emër që mund të përdoret në listat e nesërme.

Në Krujë binte në sy Ina Zhupa, zëdhënësja e PD, por edhe Indrit Vokshi, një emër periferik që shkruan shpesh në rrjetet sociale dhe i kthyer së fundi në mbështetës së Lulzim Bashës.
Përtej analizës së këtyre emrave, çfarë përfaqësojnë, pse po përdoren si po keqpërdoren, përfudimi është një dhe vetëm një, Lulzim Basha fiks pas dy vitesh është futur në çadër me të njëjtin stil vetëm mungon plastika e mbulimit dhe lëvizja apo ndërtimi i një çadre mobile.

Për këtë janë gjetur lokalet ku nuk shfaqet asgjëkundi logoja e PD, ku përdoren personazhe kritikë apo të pa promovuar për tu nxjerrë në rreshtat e parë dhe Luli artikulon is një çun i urtë dhe i mbarë pasi ka harruar protestat dhe tashmë ndihet i relaksuar në vilën e ndërtuar nga oligarku Agron Papuli dhe më i qetë shpirtërisht pasi Edi Rama urdhëroi prokurorinë t’i mbyllë hetimin për pastrim parash dhe financimin e të paktën 650 mijë dollarëve për lobim në SHBA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

KE jep 15 mln euro për Shqipërinë pas tërmetit/ Rama firmos me Presidenten Von der Leyen

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshjen me Presidenten e KE-së, Von der Leyen për 15 milionë eurot që akordoi për dëmet pas tërmetit tragjik.

Ndërkohë pas pak pritet të fillojë Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ditë të madhe për shqiptarët. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se ndihma që presin është rreth 450 milionë euro.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së i “çjerr maskën” Bashës

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ PD e shkërmoqur dhe Luli lider

Nga Brukseli, ku ndodhej për takimin jo zyrtar mbrëmjen e djeshme me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama u shpreh  optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

Një profil, tashmë i fshirë, në rrjetin Linked-In, mund të jetë çelësi për të zbuluar manovrat që kanë ndërmarrë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, me drejtuesit e lartë të televizionit Top Channel dhe Klodian Zotos të inceneratorëve.

Duket se është një seri operacionesh, ku ndërthuren interesa financiare dhe “ndere” personale mes personazhe qe menaxhojnë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë “lojë” gjendet i përfshirë edhe emri i Taned Bllakos, vëllait të Alqi Bllakos së AKUM.

Djaloshi 27-vjeçar, Taned Bllako, duket se i ka ecur mbarë në fushën e biznesit. Ai është aksionerë në dy kompani, një farmaceutike dhe një për pajisje kompjuterike.

Por, sipas një të dhëne të regjistruar në motorin e kërkimit “Google”, Taned Bllako rezulton të jetë edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së kafes “Lori Caffe”, në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel. Motori i kërkimit të referon në rrjetin “Linked-In”, por profili i Tanedit është i fshirë.

Megjithatë, edhe kjo e dhënë indirekte, duket se është e mjaftueshme për të kuptuar skemën dhe për të identifikuar plotësisht personazhet, të cilët, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte lidhen me interesat financiare që burojnë nga përpunimi i mbetjeve urbane.

Personazhet

Biznesmeni Klodian Zoto është në qendër të kësaj historie. Zoto, nëpërmjet “Integrated Energy”, përfiton koncensionet për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, në kohën kur ish-bashkëpunëtori i tij në kompaninë “Hermes”, Arben Ahmetaj, ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë “Rama 1”.

Koncensionet e përpunimit të mbetjeve u shoqëruan me akuza të shumta publike, sidomos nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përballë akuzave në rritje, afera e inceneratorëve siguroi një avokat të fuqishëm mediatik, televizionin Top Channel, të drejtuar nga administratorja Vjollca Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm, Ben Blushi.

Televizioni Top Channel u investua maksimalisht, nën petkun e interesit publik, për të nxitur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe përcjelljen e mbeturinave të Durrësit drejt landfillit të Tiranës.

Qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet një serie aktesh, vendosi që të investojnë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Durrësit dhe shndërrimin e tij në Eko-Park. Procedurat e tenderit iu ngarkuan Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve-AKUM-të drejtuar nga Alqi Bllako.

AKUM, nëpërmjet një tenderi tejet të dyshimtë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve ‘De Mare”srl dhe “Victoria Invest International”.

Në një raportim të mëparshëm të “ Boldnews.al”, u siguruan të dhëna, të cilat konfirmonin një bashkëpunim të vazhdueshëm mes “Energy Integrated” të Klodian Zotos dhe “De Mare” srl, kompani italiane, një prej dy fituesve të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e Porto Romanos.

Pas dyshimeve të ngritura në një artikull të “Boldnews.al”,  Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimet për procedurat e tenderit.

Nisja e hetimit penal aktivizoi mbrojtjen publike nga ana e Top Channel për “të mirat e mbylljes së Porto Romanos”.

Deri në këtë pikë, dukej se Top Channel, i drejtuar nga dyshja Vjollca Hoxha – Ben Blushi, po ndërmerrte një operacion “PR” (marrëdhënie me publikun) në favor të kompanive të përfshira në biznesin e landfilleve (“Energy Integrated” dhe “De Mare” srl).

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Basha kërkon tjetër marrëveshje me Ramën?

LEXO EDHE:  Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës Bashën dhe Berishën

Por, disa të dhëna, të dala në dritë së fundmi, krijojnë dyshime të forta se drejtuesit e Top Channel kanë interesa thuajse të drejtëpërdrejta në ecurinë e inceneratorëve. Një rol, në të gjithë këtë histori, duket se i është deleguar edhe drejtorit të AKUM-it, Alqi Bllako, nëpërmjet lidhjeve të tij familjare.

Skema

Pak ditë më parë, CNA.al zbuloi se Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka krijuar një kompani në Bullgari, “ EM Capital”, në bashkëpronësi me Klodian Zoton e inceneratorëve.

Në këtë kompani gjendet edhe një emër tjetër, Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kompanisë ‘Hermes”, me Zoton dhe Arben Ahmetaj.

Pak kohë pas krijimit, “EM Capital” blen 51% të aksioneve të kompanisë “ Valtelina”, e cila njihet me emrin tregtar “Lori Caffe”.

Kompania e kafes, e krijuar vite më parë nga Dritan Hoxha, bashkëshorti i ndjerë i Vjollca Hoxhës, prej dhjetorit 2019, drejtohet në shumicë nga “EM Capital”, pra, nga kompania e Klodian Zotos dhe Eva Blushit.

Nëpërmjet këtij transaksioni, Klodian Zoto hyn zyrtarisht në raporte financiare me Vjollca Hoxhën e Top Channel-it, e cila, gjithësesi, vijon të jetë administratore e “Lori Caffe”, pavarësisht se është në minorancë.

Kjo lidhje biznesi Vjollca Hoxha-Klodian Zoto-Ben Blushi (Eva Blushi) shpjegon aktivitetin e zgjeruar të Top Channel në mbrojtje të inceneratorëve.

Po, ku hyn Alqi Bllako, institucioni i të cilit zhvilloi  tenderin e dyshimtë 15 milionë europër mbylljen e Porto Romanos, e në të cilin, një ndër fituesit, “De Mare” srl rezulton të jetë lidhje e fortë e Klodian Zotos?

Vëllai i Alqit, Taned Bllako, sipas profilit të fshirë në rrjetin “Linked-In”, rezulton të jetë një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Lori Caffe”, e cila prej vitesh ka qenë në pronësi të Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj dhe së fundmi, edhe nën pronësinë e Klodian Zotos së inceneratorëve.

Nga kjo pikë, qarku duket se mbyllet- Klodian Zoto merr inceneratorët; bashkëpunëtori i tij, “De Mare”, nëpërmjet firmës së Alqi Bllakos, merr Porto Romanon; në lojë përfshijnë Top Channel-in, i cili merr përsipër fushatën publicitare; drejtuesit e Top Channel krijojnë aleancë biznesi me Klodian Zoton e inceneratorëve; ndërkohë që vëllai i Alqi Bllakos merr një post të rëndësishëm në kompaninë “Lori Caffe” të Vjollca Hoxhës së Top Channel-it.

Ju krijua një lëmsh i rrëmujshëm? Ky duket se ka qenë qëllimi-për organizatorët e “lëmshit”- skema të jetë sa më e pakuptueshme, mjafton që paratë të mbërrijnë aty ku duhet./ Boldnews

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për mbështetjen e pretenduar nga BE, për Minishengenin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama kishte thënë se kishte mbështetjen e BE-së, për minishengenin, ndërsa sot në Bruksel, sipas tij ka deklaruar të kundërten.

“Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si genjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama

LEXO EDHE:  Gafa e Bashës me Salvinin dhe ankthi i Ramës për ndryshimin italian

LEXO EDHE:  Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës Bashën dhe Berishën

Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:

“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse genjen Edi Rama ?

Pse Edi Rama ja ngul thiken pas shpine Kosoves?

Pse Edi Rama ben gjithshka per izolimin e Kosoves?

Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?”-shkruan Vasili.

LEXO TE PLOTE