Politikë
Kryemadhi takim me shqiptarët në SHBA/ Theksova mungesën e seriozitetit të qeverisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar disa takime gjatë vizitës së saj në SHBA.
Kryemadhi bën me dije se gjatë turit të takimeve u ndal në Miçigan, në Teqen e parë dhe të vetmen Bektashiane “Baba Rexhep” në Detroit të Michiganit.
Gjithashtu Kryemadhi zhvilloi takime me komunitetin shqiptar në SHBA.
“Si kryetare e LSI, u angazhova për të pasur në programin tonë, por edhe të opozitës së bashkuar angazhime të qarta për të ndihmuar komunitetet shqiptare kudo që ata jetojnë. Theksova mungesën e seriozitetit të qeverisë ndaj diasporës. Qeveria shqiptare e trajton diasporën vetëm si fasadë për takimet groteske, si ai i fillimvitit, me shpenzimet e saj, mund të pajiseshin me abetare dhe tekste të tjera pjesa më e madhe e diasporës shqiptare jo vetëm në SHBA. Përçarja dhe trajtimi i shqiptareve me dy standarte është e vetmja “meritë” e qeverisë shqiptare”, shkruan kryetarja e LSI.
Postimi i plotë:
Gjatë turit të takimeve në SHBA u ndala në Miçigan pikërisht në Teqen e parë dhe të vetmen Bektashiane “Baba Rexhep” në Detroit të Michiganit. U mirëprita nga Dervish Eliton Pashaj, kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Dritan Demiraj, Mondi Rakaj, Ervis Zholi, administrator i Nova Media dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje. Dervishi Eliton Pashaj më tregoi sesi vazhdon t’u shërbejë me përkushtim të gjithë bashkëatdhetarëve dhe besimtareve prej 8 vitesh. Kjo teqe u krijua në maj të vitit 1954, ku në krye të saj si titullar shpirtëror u vu hirësi Dervish Rexhep Beqiri. Rexhepi Beqiri, i cili iku nga Shqipëria për shkak të sistemit komunist. Ai qëndroi për disa vite në Itali më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në vitin 1953 hapi dhe Teqenë me ndihmën e imzot Fan Nolit.
Dervish Pashaj ndër të tjera vuri në dukje mungesën e mbështetjes nga ana e qeverisë për diasporën dhe komunitetet e mëdha që ka Michigani dhe shtetet e tjera në SHBA.
Vlerësova kontributin e madh të Teqes “Baba Rexhepi” për komunitetin shqiptar në SHBA dhe veçanërisht në Detroit. Besimet fetare dhe institucionet e tyre kanë qenë historikisht vatra patriotizmi dhe kanë shpërndare dije, kulturë dhe dashuri mes shqiptarëve. Bashkëjetesa mes tyre është një shembull i pakrahasueshëm dhe mësim i madh, që shqiptarët e përçojnë kudo ku ata jetojnë. Dashuria dhe përkushtimi për familjen, sakrificat dhe devotshmëria për atheun si dhe besimi në zot kanë bërë që shqiptarët t’i rezistojnë asimilimit dhe të prosperojnë kombin, pavarësisht vështirësive të tejskajshme të hasura në historinë e tyre gjatë shekujve. Si kryetare e LSI, u angazhova për të pasur në programin tonë, por edhe të opozitës së bashkuar angazhime të qarta për të ndihmuar komunitetet shqiptare kudo që ata jetojnë. Theksova mungesën e seriozitetit të qeverisë ndaj diasporës. Qeveria shqiptare e trajton diasporën vetëm si fasadë për takimet groteske, si ai i fillimvitit, me shpenzimet e saj, mund të pajiseshin me abetare dhe tekste të tjera pjesa më e madhe e diasporës shqiptare jo vetëm në SHBA. Përçarja dhe trajtimi i shqiptareve me dy standarte është e vetmja “meritë” e qeverisë shqiptare.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...