Connect with Us

Kosova refuzoi samitin e Ohrit/ Rama: U vetëpërjashtua, të marrë pjesë në takimin e Durrësit

Politikë

Kosova refuzoi samitin e Ohrit/ Rama: U vetëpërjashtua, të marrë pjesë në takimin e Durrësit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferëncë për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Rama bëri me dije se në 21 dhjetor do të zhvillohet në Durrës mbledhja e radhës për “Mini shengenin Ballkanik”.

Rama ka kërkuar të marrin pjesë të gjithë vendet e Ballkanit Ballkanik duke theksuar këtu Kosovën e cila nuk kishte përfaqësues në Samitin e Ohrit.
Sipas Ramës, Kosova u vetëpërjashtua nga ky takim.
“Në 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës në Durrës. Kërojmë pjesëmarrjen të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dua të jem i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojë ose nuk duan të kuptojnë.
Është moment për të thënë se në kujtesën time, jemi takuar jemi ulur kemi biseduar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet tanimë jo si një dokument por si një plan veprimi në këtë nisëm mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk më rezulton se në gjithë këto takime Seriba e kishte njohur Kosovën.

LEXO EDHE:  Habit Rama/ Pas kësaj nuk dal më nudo

Por kjo nuk e ka penguar si presidentin as kryeministrin e Kosovës të marrin pjesë e të flasin në emër të Kosovës si të barabartë me të tjetër.
Në kujtesën time pas luftës së pavarësisë të Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e Kosovës të pranoheshin në tavolinë qoftë nga autoritetet e Serbisë dhe të Bosnjes kur bëhet fjalë për takime ndërkombëtare. Prej pesë vitesh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diksutim.
Moszgjidhja ende e kësaj çështje nuk është një arsye që papritur Kosova të vetë përjashtohet”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

KE jep 15 mln euro për Shqipërinë pas tërmetit/ Rama firmos me Presidenten Von der Leyen

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshjen me Presidenten e KE-së, Von der Leyen për 15 milionë eurot që akordoi për dëmet pas tërmetit tragjik.

Ndërkohë pas pak pritet të fillojë Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ditë të madhe për shqiptarët. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se ndihma që presin është rreth 450 milionë euro.

LEXO EDHE:  Andi Bejtja: Rama kërkoju falje gay-ve

LEXO EDHE:  Të konfirmuar zyrtarisht nga Rama/ Zbulohen kandidatët për bashkitë kryesore

Nga Brukseli, ku ndodhej për takimin jo zyrtar mbrëmjen e djeshme me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama u shpreh  optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

Një profil, tashmë i fshirë, në rrjetin Linked-In, mund të jetë çelësi për të zbuluar manovrat që kanë ndërmarrë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, me drejtuesit e lartë të televizionit Top Channel dhe Klodian Zotos të inceneratorëve.

Duket se është një seri operacionesh, ku ndërthuren interesa financiare dhe “ndere” personale mes personazhe qe menaxhojnë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë “lojë” gjendet i përfshirë edhe emri i Taned Bllakos, vëllait të Alqi Bllakos së AKUM.

Djaloshi 27-vjeçar, Taned Bllako, duket se i ka ecur mbarë në fushën e biznesit. Ai është aksionerë në dy kompani, një farmaceutike dhe një për pajisje kompjuterike.

Por, sipas një të dhëne të regjistruar në motorin e kërkimit “Google”, Taned Bllako rezulton të jetë edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së kafes “Lori Caffe”, në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel. Motori i kërkimit të referon në rrjetin “Linked-In”, por profili i Tanedit është i fshirë.

Megjithatë, edhe kjo e dhënë indirekte, duket se është e mjaftueshme për të kuptuar skemën dhe për të identifikuar plotësisht personazhet, të cilët, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte lidhen me interesat financiare që burojnë nga përpunimi i mbetjeve urbane.

Personazhet

Biznesmeni Klodian Zoto është në qendër të kësaj historie. Zoto, nëpërmjet “Integrated Energy”, përfiton koncensionet për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, në kohën kur ish-bashkëpunëtori i tij në kompaninë “Hermes”, Arben Ahmetaj, ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë “Rama 1”.

Koncensionet e përpunimit të mbetjeve u shoqëruan me akuza të shumta publike, sidomos nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përballë akuzave në rritje, afera e inceneratorëve siguroi një avokat të fuqishëm mediatik, televizionin Top Channel, të drejtuar nga administratorja Vjollca Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm, Ben Blushi.

Televizioni Top Channel u investua maksimalisht, nën petkun e interesit publik, për të nxitur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe përcjelljen e mbeturinave të Durrësit drejt landfillit të Tiranës.

Qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet një serie aktesh, vendosi që të investojnë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Durrësit dhe shndërrimin e tij në Eko-Park. Procedurat e tenderit iu ngarkuan Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve-AKUM-të drejtuar nga Alqi Bllako.

AKUM, nëpërmjet një tenderi tejet të dyshimtë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve ‘De Mare”srl dhe “Victoria Invest International”.

Në një raportim të mëparshëm të “ Boldnews.al”, u siguruan të dhëna, të cilat konfirmonin një bashkëpunim të vazhdueshëm mes “Energy Integrated” të Klodian Zotos dhe “De Mare” srl, kompani italiane, një prej dy fituesve të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e Porto Romanos.

Pas dyshimeve të ngritura në një artikull të “Boldnews.al”,  Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimet për procedurat e tenderit.

Nisja e hetimit penal aktivizoi mbrojtjen publike nga ana e Top Channel për “të mirat e mbylljes së Porto Romanos”.

Deri në këtë pikë, dukej se Top Channel, i drejtuar nga dyshja Vjollca Hoxha – Ben Blushi, po ndërmerrte një operacion “PR” (marrëdhënie me publikun) në favor të kompanive të përfshira në biznesin e landfilleve (“Energy Integrated” dhe “De Mare” srl).

LEXO EDHE:  Habit Rama/ Pas kësaj nuk dal më nudo

LEXO EDHE:  "Fajin e ka sistemi", e ka thënë vetëm Luli

Por, disa të dhëna, të dala në dritë së fundmi, krijojnë dyshime të forta se drejtuesit e Top Channel kanë interesa thuajse të drejtëpërdrejta në ecurinë e inceneratorëve. Një rol, në të gjithë këtë histori, duket se i është deleguar edhe drejtorit të AKUM-it, Alqi Bllako, nëpërmjet lidhjeve të tij familjare.

Skema

Pak ditë më parë, CNA.al zbuloi se Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka krijuar një kompani në Bullgari, “ EM Capital”, në bashkëpronësi me Klodian Zoton e inceneratorëve.

Në këtë kompani gjendet edhe një emër tjetër, Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kompanisë ‘Hermes”, me Zoton dhe Arben Ahmetaj.

Pak kohë pas krijimit, “EM Capital” blen 51% të aksioneve të kompanisë “ Valtelina”, e cila njihet me emrin tregtar “Lori Caffe”.

Kompania e kafes, e krijuar vite më parë nga Dritan Hoxha, bashkëshorti i ndjerë i Vjollca Hoxhës, prej dhjetorit 2019, drejtohet në shumicë nga “EM Capital”, pra, nga kompania e Klodian Zotos dhe Eva Blushit.

Nëpërmjet këtij transaksioni, Klodian Zoto hyn zyrtarisht në raporte financiare me Vjollca Hoxhën e Top Channel-it, e cila, gjithësesi, vijon të jetë administratore e “Lori Caffe”, pavarësisht se është në minorancë.

Kjo lidhje biznesi Vjollca Hoxha-Klodian Zoto-Ben Blushi (Eva Blushi) shpjegon aktivitetin e zgjeruar të Top Channel në mbrojtje të inceneratorëve.

Po, ku hyn Alqi Bllako, institucioni i të cilit zhvilloi  tenderin e dyshimtë 15 milionë europër mbylljen e Porto Romanos, e në të cilin, një ndër fituesit, “De Mare” srl rezulton të jetë lidhje e fortë e Klodian Zotos?

Vëllai i Alqit, Taned Bllako, sipas profilit të fshirë në rrjetin “Linked-In”, rezulton të jetë një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Lori Caffe”, e cila prej vitesh ka qenë në pronësi të Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj dhe së fundmi, edhe nën pronësinë e Klodian Zotos së inceneratorëve.

Nga kjo pikë, qarku duket se mbyllet- Klodian Zoto merr inceneratorët; bashkëpunëtori i tij, “De Mare”, nëpërmjet firmës së Alqi Bllakos, merr Porto Romanon; në lojë përfshijnë Top Channel-in, i cili merr përsipër fushatën publicitare; drejtuesit e Top Channel krijojnë aleancë biznesi me Klodian Zoton e inceneratorëve; ndërkohë që vëllai i Alqi Bllakos merr një post të rëndësishëm në kompaninë “Lori Caffe” të Vjollca Hoxhës së Top Channel-it.

Ju krijua një lëmsh i rrëmujshëm? Ky duket se ka qenë qëllimi-për organizatorët e “lëmshit”- skema të jetë sa më e pakuptueshme, mjafton që paratë të mbërrijnë aty ku duhet./ Boldnews

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për mbështetjen e pretenduar nga BE, për Minishengenin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama kishte thënë se kishte mbështetjen e BE-së, për minishengenin, ndërsa sot në Bruksel, sipas tij ka deklaruar të kundërten.

“Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si genjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama

LEXO EDHE:  Kush po e mban peng integrimin Rama apo opozita?!

LEXO EDHE:  Aleati e nxjerr zbuluar/ “ Basha në një avion me Ramën”

Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:

“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse genjen Edi Rama ?

Pse Edi Rama ja ngul thiken pas shpine Kosoves?

Pse Edi Rama ben gjithshka per izolimin e Kosoves?

Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?”-shkruan Vasili.

LEXO TE PLOTE