Connect with Us

“Kosova është vetë-izoluar”/ Deputeti i kthehet ashpër Ramës: Pse kjo thikë pas shpine?

Politikë

“Kosova është vetë-izoluar”/ Deputeti i kthehet ashpër Ramës: Pse kjo thikë pas shpine?

Publikuar

-

Deklaratat e kryeministrit Rama referuar mospjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Ohrit, kanë krijuar reagime të ashpra në vendin fqinj.

I indinjuar nga reagimi i Ramës se: “Kosova është vetë-përjashtuar dhe vetë-izoluar, duke mos marrë pjesë në samitin e Ohrit”, deputeti i LDK-së, Haxhi  Avdyli i është drejtuar kryeministri shqiptar me pyetjen: “Pse kjo thikë pas shpine?”

Në një postim në rrjetet sociale , Avdyli shkruante  se pritej bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkimi i Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës.

LEXO EDHE:  Kosova: Projektet e Bashkisë nuk do cënojnë më pronarët

“Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuçiçi, duke u bërë vegël e saj, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siç është Kosova. Pse kjo ngutje e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës, tani kur Kosova është në vakuum institucional”, përfundon deputeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/ Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

LEXO EDHE:  Raporti për vizat/ Kosova merr nesër merr lajmin e mirë

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Kosova: Projektet e Bashkisë nuk do cënojnë më pronarët

LEXO EDHE:  Kush është në të vërtetë Halim Kosova?

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “zhvendoset” në Elbasan/ Bisedon hallet e përditshme të punëtorëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot në Elbasan ku ka takuar punëtoret me të cilët, thotë se ka biseduar për hallet e tyre të përditshme.

Basha thotë se ekonomia punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu.

“Ne Elbasan, me punetorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE