Connect with Us

“Jemi lagjia më e varfër e Europës”/ Rama ashpërson tonet: BE ka hallet e veta nuk merret me ne

Politikë

“Jemi lagjia më e varfër e Europës”/ Rama ashpërson tonet: BE ka hallet e veta nuk merret me ne

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra në konferencën për shtyp me liderët e Ballkanit Perëndimor duke thënë se vendet e Ballkanit duhet të hapin kufijtë me njëri-tjetrin dhe të mos presin Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë foli hapur për marrëdhëniet me presidentin e Serbisë, teksa tha se  i intereson që qytetarët të lëvizin të lire.

“Jemi lagjja më e varfër e Europës dhe duam të integrohemi në lagjen e pasur. Lagjia e pasur ka interesat e veta. BE e thotë troç nuk kemi të merremi me ju, kemi hallet tona. Ata duan të ndajnë përfitimet e tyre. Është një klub interesash.E keni dëgjuar Macron kur thotë nuk funsionon me 28, si mund të funksionojë me 34. Çfarë duhet të bëjmë ne? Çfarë do presim. Tani ne do rrimë dhe t’i vëmë minat njëri-tjetrit dhe çfarë do përfitojnë anëtarët e familjeve tona, vetëm atë që do integrohen në BE individualisht, do marrin rrugën dhe do shkojnë atje. Ky është një proces normal ku e vetmja e re është se nuk na ka mbledhur Hahn. Ata sot akoma nuk kanë krijua qeverinë e BE sepse nuk merren vesh”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pakt-vrasësi!”/ Bylykbashi i kujton Ramës marrëveshjen e shkelur 4 vite më parë

Publikuar

-

Nga

“Pakt-vrasësi!”/ Bylykbashi i kujton Ramës marrëveshjen e shkelur 4 vite më parë

Anëtari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së firmosur nga opozita parlamentare dhe mazhoranca.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi thotë se marrëveshja e firmosur mbrëmjen e sotme është bërë për të prishur marrëveshjen tjetër.

Demokrati e cilëson Edi Ramën si pakt-vrasës, ndërsa thotë se 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga kryeministri menjëherë pas miratimit të saj.



“Pakt-vrasësi! Vetëm Edi Rama është i aftë që të bëjë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon Metën/ Shpjegon se pse LSI-ja nuk mori pjesë në votimin e Gramoz Ruçit

LEXO EDHE:  Vettingu/Fjalët e para të Ramës pas seancës së jashtëzakonshme

Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)”, shkruan Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministrja Gjonaj: Sulmet politike kanë penguar Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Ministrja Gjonaj: Sulmet politike kanë penguar Reformën në Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur për 4 vitet e Drejtësisë, qysh kur u miratua Reforma, duke përmendur një sërë problematikash më të cilat është hasur zbatimi. E ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH me gazetarin Lutfi Dervishi, Gjonaj u ndal te sulmet politike dhe ato brenda sistemit.



“Një problematikë tjetër kanë qënë sulmet. Sot ka një problematikë shumë të madhe sidomos në sulmet politike apo ato brenda sistemit. Sulmet politike e pengojnë reformën? Patjetër që e pengojnë. Njerëzit të cilët kanë qënë promotorë dhe kanë qënë mbrojtës të reformës në drejtësi kanë qënë më shumë të sulmuar. Dhe ndërkohë nga ana tjetër janë sulmuar dhe profesionistë jursitë të cilët kanë dashuër të kandidojnë në institucionet e reja të drejtësisë. Në momentin që shohin një sulm kaq të madh atëhere cdo profesionist mund të mendojë që nuk kam pse të atakohem politikisht. Dhe ne kemi pasur raste, edhe në fillim të këtij viti apo në fund të vitit të kaluar. Dhe padyshim që politika ndikon në këtë mënyrë ashtu edhe sikurse edhe sulmet brenda sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët me njëri tjetrin.” – theksoi Gjonaj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja me opozitën parlamentare/ Vasili: Rilindja nxjerr vetëm… sekrecione

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja me opozitën parlamentare/ Vasili: Rilindja nxjerr vetëm... sekrecione

Petrit Vasili i LSI-së ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e sotme mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ironizon opozitën parlamentare dhe thotë se Rilindja nxjerr vetëm sekrecione, ndërsa marrëveshjen e cilëson si një facoletë për sekrecionet.



“Rilindja bën marrëveshje me veten për Reformën Zgjedhore. Tamam si një hundë me dy vrima, që herë kruan njërën dhe herë tjetrën, por në të dy rastet nxjerr vetëm… sekrecione! Marrëveshja është thjesht facoletë për të fshirë sekrecionet dhe aq!”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE