Connect with Us

I shpallur në kërkim për vrasje/ Ekstradohet nga Franca në Tiranë 20 vjeçari

Kronika

I shpallur në kërkim për vrasje/ Ekstradohet nga Franca në Tiranë 20 vjeçari

Publikuar

-

Ekstradohet nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar,  i dyshuar për “Vrasje  me paramendim”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në Peshkopi,  pranë ish-degës ushtarake,  në bashkëpunim me vëllain e tij  kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit  A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

LEXO EDHE:  Arti në Louvre në rrezik/ Dëmtohen kryeveprat

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë,  dhe shkëmbimit në kohë të  informacionit mes specialistëve të  Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina del nga rruga/ Përplas për vdekje 23 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Lezhë/ Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit pasditën e sotme.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje një 23 vjeçar. I riu ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Autoritet kanë mbërrtiru në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

500 euro për transportin e sirianëve/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  “Askush s’i jep atij të drejtën të fyejë popullin”/ Pas Shqipërisë, Macron zemëron bullgarët

LEXO EDHE:  "Askush s'i jep atij të drejtën të fyejë popullin"/ Pas Shqipërisë, Macron zemëron bullgarët

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

LEXO EDHE:  Policia franceze në alarm/Pako e dyshimtë në zonën ku do të fliste Macron

LEXO EDHE:  22 vite burg për vrasje/ Ekstradohet nga Italia mirditori

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE