Connect with Us

I denoncoi krimet, Stalini e vrau/ Historia tragjike e Nadjezha Alilujevës, gruas së dytë së diktatorit sovjetik

Blog

I denoncoi krimet, Stalini e vrau/ Historia tragjike e Nadjezha Alilujevës, gruas së dytë së diktatorit sovjetik

Publikuar

-

Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vetëm pas vdekjes së saj. Në ato
ditë të acarta të nëntorit 1932, mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit. Ai funeral mund
të krahasohej, vetëm me ceremonitë e ngjashme të mbajtura më herët për vdekjen e perandoreshave ruse.

Vdekja e papritur e një gruaje 30-vjeçare, njëherazi zonja e parë e shtetit, nuk mund të shkaktonte më shumë pikëpyetje. Meqë gazetarët e huaj që ndodheshin në atë kohë në Moskë, nuk mund të merrnin asnjë informacion të detajuar nga autoritetet zyrtare, shtypi i
huaj ishte plot raportime mbi arsyet e ndryshme që shkaktuan vdekjen e parakohshme të gruas
së dytë të Stalinit.

Zërat që qarkullonin në Moskë ato ditë, pretendonin se Alilujeva vdiq në një aksident rrugor, apo apendasiti akut. Janë bërë edhe një mori supozimesh të tjera. Ndërkohë versioni që jepte bashkëshorti i saj, ishte krejtësisht i ndryshëm. Ai deklaroi zyrtarisht se Nadjezha, që kishte qenë e sëmurë prej disa javësh, u ngrit nga shtrati shumë më herët nga sa i kishin këshilluar mjekët, gjë që i shkaktoi ndërlikime serioze, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Por kjo ishte një gënjeshtër e pastër, pasi disa orë para vdekjes ajo u pa shëndoshë e mirë
në një banket të madh të shtruar në Kremlin,me rastin e 15-vjetorit të Revolucionit Bolshevik. Atë natë Alilujeva bisedoi me zyrtarë të lartë të shtetit dhe të partisë, dhe gratë e tyre.
Atëherë, cila ishte arsyeja e vërtetë e vdekjes së parakohshme të gruas së re? Ekzistojnë 3 versione kryesore. Sipas të parit prej tyre, Nadjezha vrau veten. Përkrahësit e versionit të dytë (kryesisht punonjës të policisë sekrete), pretenduan se ajo u vra nga vetë Stalini. Ndërkohë, sipas versionit të tretë, Alijueva u qëllua nga truproja i burrit të saj.

Por për të kuptuar më mirë këtë ngjarje, duhet të rikujtojmë historinë e marrëdhënies së tyre të trazuar. Stalini dhe Alijueva, u martuan në vitin 1919. Ai ishte 40 vjeç, ajo 17-vjeçe e pak. Nadjezha lindi në vitin 1901 në Baku të Azerbajxhanit. I ati, Sergej Jakovleviç u njoh me Stalinin në vitin 1903.
Thuhet se diktatori i ardhshëm e shpëtoi Nadian 2-vjeçe nga vdekja e sigurtë, kur ajo ra aksidentalisht në lumë. Katërmbëdhjetë vjet më vonë Stalini dhe Alilujeva u takuan sërish në Shën Petersburg. Ajo po studionte në gjimnaz, ndërsa Stalini sapo ishte rikthyer nga Siberia, ku kishte internuar.
Në fillim, ajo ishte e pa interesuar për politikën, por më pas nisi të merrte pjesë në mbledhjet e Partisë Komuniste. Në vitin 1921, çifti lindi një djalë, Vasilin. E angazhuar me punë, Nadjezha nuk i kushtoi fëmijës vëmendjen e duhur. Stalini ishte shumë më i zënë se ajo.

Ndaj me Vasilin u morën kryesisht shërbëtoret. Në vitin 1926, lindi fëmija i dytë, vajza
Svetlana, të cilën ajo vendosi që ta rrisë vetë. Ndërkohë martesa midis tyre u bë gjithnjë e më problematike. Stalini nisi të shkonte gjithnjë e më shpesh natën në vilën që kishte në Zubalovo. Nganjëherë rrinte me miqtë deri në orët e vona, por më shumti shoqërohej nga aktore dhe balerina të reja. Nadjezhda ishte në dijeni të tradhtive të së shoqit, dhe ishte shumë xheloze.

Me sa duket, ajo e donte vërtet Stalinin. Nga ana tjetër, ky e trajtonte në mënyrën më fyese të mundshme, dhe Nadjezha e toleronte gjithçka. Por më në fund iu sos durimi. Sipas disa dëshmitarëve okularë, disa ditë para vdekjes, Ajlilueva kishte marrë një vendim me rëndësi:
do të ndahej nga Stalini dhe do të shkonte me fëmijët të banonte tek prindërit e saj.
Por Stalini ishte despot jo vetëm me qytetarët sovjetikë, por edhe me anëtarët e familjes së tij. Ai kërkonte që vendimet e tij të mos diskutoheshin snjëherë. Por Nadjezha ishte një grua e zgjuar, dhe me një karakter të fortë. Në vitin 1929, ajo shprehu dëshirën të fillonte studimet në universitet.

LEXO EDHE:  Video virale/Gruaja shtatzënë kap mat bashkëshortin me një femër tjetër në taksi

Stalini e kundërshtoi. Shokët e tij gjeorgjianë Abel Jenukixe dhe Sergo Orxhonikixe, mezi arritën ta bindin që ta lejonte. Shumë shpejt ajo u bë studente në një universitet në Moskë. Vetëm një drejtor e dinte që gruaja e Stalinit po studionte aty. Dy agjentë sekretë, u maskuan si studentë, për të garantuar sigurinë e Nadjezhës.
Por Stalini bëri një gabim të madh, kur e lejoi gruan e tij të hynte në botën e qytetarëve të thjeshtë. Komunikimi me studentët e tjerë, i hapi sytë Nadjezhës mbi atë që po ndodhte realisht në vend. Më parë, ajo kishte lexuar nga gazetat dhe fjalimet zyrtare, se gjithçka ishte
në rregull.

Në realitet, fotot e bukura të jetës së popullit sovjetik, linin në hije kolektivizimin e detyruar dhe dëbimet e padrejta të fshatarëve, shtypjet masive, dhe zinë e madhe të bukës në Ukrainë dhe në rajonin e Vollgës. Duke besuar me naivitet se bashkëshorti nuk e dinte se çfarë po ndodhte, Alilujeva ia hapi një ditë këtë bisedë.
Stalini u nxeh, duke e akuzuar të shoqen se po binte pre e thashethemeve të përhapura nga trockistët. Ai e shahu Nadjezhën me fjalët më të rënda, dhe e kërcënoi ta largonte nga universiteti. Disa ditë më vonë, në të gjitha universitetet dhe shkollat teknike nisi një valë spatrimesh.
Gjithsesi ajo vazhdoi komunikimin me studentë, pedagogë, por edhe zyrtarë të lartë që nuk ishin dakord me atë që po shihnin të ndodhte. Mosmarrëveshjet midis saj dhe Stalinit, u thelluan shumë. Stalinin e cilësonte si një “tradhti” ndaj tij sjelljen e bashkëshortes.

Mbremjen e 8 Nëntorit 1932, Stalini pati një zënkë publike me Nadjezhën. Në nerva e sipër ai e goditi me ushqimet që ndodheshin në tavolinë. Një poshtërim i tillë para disa qindra njerëzve
të pranishëm, e shokoi gruan. Ajo u largua menjëherë nga festa, dhe shkoi në dhomën e saj.
Pak orë më vonë, u gjet e vdekur.
Trupi i saj i pajetë, u gjet në dyshemenë e dhomës, nën një pellg gjaku. Nuk ka asnjë informacion të saktë, nëse Stalini ishte apo jo në shtëpi mbrëmjen midis 8-9 nëntorit. Sipas një versioni, ai shkoi në shtëpi, Alilujeva i foli disa herë, por ai e injoroi. Sipas mbështetësve të versionit të dytë, Stalini ishte në shtëpi.

Dhoma e tij e gjumit, ndodhej përballë dhomës së gruas së tij, ndaj ai nuk mund të mos i dëgjonte të shtënat. Nga frika e daljes së informacionit, Stalini i mbikëqyri personalisht të gjitha raportet që dolën në shtyp mbi ngjarjen. Ishte e rëndësishme të tregohej, që udhëheqësi sovjetik nuk ishte i përfshirë në atë ngjarje.
Por dëshmia e njërit prej rojeve, tregon të kundërtën. Ai pretendon se atë natë, e pa Stalinin të dilte nga dhoma e gruas së tij. Ai dëgjoi 2 herë zhurmës e derës që hapej, dhe të shtënën me pistoletë. Disa studiues, mendojnë se Stalini nuk e ka qëlluar domosdoshmërisht vetë. Ai mund ta ketë provokuar dhe shtyrë drejt vetëvrasjes.

Dihet që Nadjezha la një letër, të cilën Stalini e zhduku menjëherë pasi e lexoi. Interesant është fakti që dr.Kazakov, që u thirr të kryejë ekspertizën, nuk pranoi të nënshkruajë aktin e vetëvrasjes që ishte hartuar paaprakisht. Mjeku tha se viktima ishte qëlluar nga një distancë prej 3-4 metrash. Sipas tij e ndjera nuk mund ta qëllonte veten në tëmthin e majtë, pasi ajo nuk ishte mëngjerashe.
As mjekja Aleksandra Kanel, e ftuar në apartamentin e çiftit më 9 nëntor 1932, nuk pranoi të firmosë një raport mjekësor, sipas të cilit gruaja e Stalinit, vdiq befas nga një apandesit akut. Ky variant, u refuzuan edhe nga mjekë të tjerë, si doktorët Levin dhe Pletnev.
Ata u arrestuan dhe ekzektuan gjatë spastrimeve të mëdha të vitit 1937. Kanel u shkarkua ngaa puna në vitin 1935. Ajo vdiq disa muaj në vonë, zyrtarisht nga meningiti. Kjo ishte mënyra sesi i trajtonte Stalini, njerëzit që i kundërviheshin vullnetit të tij./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E rrallë në Rusi/ Shkencëtarët gjejnë qenin 18,000 vjeçar të ngrirë në akuj

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një qenushi parahistorik, që besohet të jetë 18,000 vjeç.

Qeni është gjetur në një zonë të ngrirë në Lindje të vendit.
Ky qen është zbuluar vitin e kaluar nën një grumbull balte të ngrirë pranë qytetit lindor Yakutsk. Qenushi është ruajtur jashtëzakonisht mirë, ka qime, dhëmbë, mustaqe dhe qerpikë ende të paprekura.

“Ky qenush i ka të gjitha gjymtyrët, leshterikun, madje edhe mustaqet. Hunda është e dukshme. Ka dhëmbë. Për shkak të disa të dhënave është bërë i mundur përcaktimi i gjinisë, qenushi është mashkull”, tha Nikolai Androsov, drejtor i muzeut privat të Botës Veriore ku ruhen eshtrat.

Fjalimin e mbajti në prezantimin e bërë në Muzeun Mammoth të Yakutsk, muze ky i specializuar për ekzemplarët antikë.
Me të zbuluar qenushin, shkencëtarët nga Qendra e Palaeogjenetikës me qendër në Stokholm, morën një pjesë të eshtrave për të studiuar ADN-në, gjë që përcaktoi moshën 18,000 vjeçare të qenit.

LEXO EDHE:  Zbulon që burri e tradhëton i shkruan dashnores një letër epike

LEXO EDHE:  Dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet autori

Vitet e fundit, Territori lindor i Rusisë ka siguruar shumë pasuri për shkencëtarët që studiojnë mbetjet e kafshëve antike. Ndërsa akulli i prekur nga ndryshimi i klimës shkrihet, gjithnjë e më shumë pjesë të mamuthëve të leshtë, qenve dhe kafshëve të tjera parahistorike po zbulohen. Shpesh zbuluesit nuk janë shkencëtarët por gjahtarët mamoshë ata që i zbulojnë.

Fakti që një nga arsyet e gjetjes së kafshëve prehistorike nën akullnaja është ngrohja globale përbën një problematikë masive, e cila shkon përtej studimit të mbetjeve të gjetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse NATO është ende thelbësore për paqen në botë

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Për mendjet e përqëndruara, nuk ka gjë më negative sesa kërcënimi nga Armagedoni bërthamor. Kjo ishte të paktën e vërtetë për NATO-n, gjatë dekadave që pasuan themelimin e saj në vitin 1949. Gjatë Luftës së Ftohtë, aleanca kishte një qëllim të përbashkët (mbrojtjen kolektive), një hapësirë të përbashkët (Atlantikun e Veriut), dhe një kundërshtar të përbashkët (Bashkimin Sovjetik).
Parimet ishin të thjeshta. Të tilla ishin edhe në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, dhe kur shtetet e Evropën Qendrore dhe Lindore iu bashkuan aleancës. Megjithatë më 3 dhjetor 2019, kur udhëheqësit e saj u mblodhën në Londër, për të kremtuar 70-vjetorin e lindjes së NATO-s, u shtruan pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e saj.
Madje Emanuel Makron, e shpalli NATO-n “klinikisht të vdekur”, gjatë një interviste që tha për “The Economist” muajin e kaluar. Deklaratat e tij synonin të provokonin, dhe në këtë aspekt pati sukses. Atlantistët e tronditur nga Uashingtoni në Varshavë, e kritikuan papërgjegjshmërinë e një qasje të tillë.
“Ky nuk është këndvështrimi im i bashkëpunimit në NATO”- deklaroi Angela Merkel. Rexhep Tajip Erdogan ishte më pak diplomatik. Presidenti turk, tha se ishte Makron ai që kishte pësuar “një vdekje klinike”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, i quajti “fyese” komentet
e Makron.
Është e vërtetë:gjuha e presidentit francez ishte shumë e ashpër. Neni 5 i traktatit të NATO-s, mbi mbrojtjen kolektive, bazohet në parimin se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve, është një sulm ndaj të gjithëve. Në këndvështrimi komod i Parisit, kjo gjë mund të duket si abstrakte.
Por në skajet lindore të Evropës, ai nen është shumë domethënës.
Vizitoni për pak ditë vendet e Balltikut, që po vëzhgojnë me nervozizëm ndërtimin e pozicioneve të reja ushtarake në enklavën ruse të Kaliningradit. Aty Neni 5, nënkupton ndryshimin midis sovranitetit paqësor, dhe luftës hibride që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Por ndërhyrja e Makronit, nuk ishte tërësisht e pajustifikuar. Në nivelin intelektual dhe strategjik, NATO në mos ka vdekur, është dukshëm në agoni. Nëse misioni i saj është të mbrojë Perëndimin nga Rusia, atëherë pse Turqia po ble sistemet ruse të mbrojtjes, dhe me bekimin e heshtur të SHBA-së, po lufton tani kurdët në Sirinë Veriore, bashkë me trupat ruse?
Nëse misioni i NATO-s, është të garantojë sigurinë, pse Trumpi ka sugjeruar që SHBA-ja të mos ndërhyjë për të mbrojtur anëtarët më të vegjël të aleancës, siç është për shembull Mali i Zi? Nëse misioni i saj është të kundërbalancojë fuqitë jo-perëndimore, pse vetë Makron deklaroi kohët e fundit se “armiku ynë i përbashkët është terrorizmi”?
Përplasjet dhe përçarjet janë të shumta. NATO ka dështuar të ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike, ka shmangur debatet e mëdha mbi të ardhmen e saj, dhe e ka nënçmuar mendimin e opinionit publik. Por në veprim, janë edhe shumë forca të tjera të mëdha.
Në horizont, po shfaqet një rend i ri shumëpolar botëror, në të cilin interesat dhe përparësitë e anëtarëve të NATO-s, nuk janë më dhe aq të njëjta sa dikur. Evropianët e marrin shpesh si të mirëqenë mbrojtjen nga aleanca, edhe kur flirtojnë me fuqitë e jashtme. Të njëjtët udhëheqës gjermanë që kritikuan komentet e Makron, janë duke e ftuar me entuziazëm kompaninë kineze Huauei të instalojë rrjetin e tij të ri celular 5G.
Sulmet e SHBA-së ndaj aleatëve të saj, kontrastojnë shumë me frikën nga rritja e Kinës, një tendencë që nuk do të marrë fund me presidencën Trump. Makron veçoi me të drejtë ngjarjet në Siri, ku “nuk ka pasur asnjë planifikim dhe koordinim të NATO-s”.
Presidenti francez, pyeti nëse duhet të zbatohet Neni 5, nëse Siria hakmerret kundër Turqisë, dhe pyeti sërish se sa të përkushtuara mbeten SHBA-të për të ofruar garanci, në një rajon që po lëshon ndaj sferës ruse të ndikimit. Leksoni, përfundon Makron, është se “Evropa duhet të jetë autonome, në aspektin e strategjisë dhe aftësisë ushtarake”.
Dhe kjo nënkupton sipas tij, rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, dhe përqendrimin mbi zgjidhjen e krizave në periferi të kontinentit. Sa më jofunksionale që duket NATO, aq më shumë ndikim do kenë mendimet e Makron. Evropa po ecën përpara.
Buxhetet e saj të mbrojtjes, po shkojnë drejt mesatares prej 2 për qind të PBB-së, që është dhe objektivi i NATO-s. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, iu përgjigj komenteve të Makron, duke rikthyer angazhimin e vendit të saj për arritjen e kuotës 2 për
qind.
Dhe evropianët janë duke u përmirësuar në shpenzimin e parave për mbrojtjen. Por përpjekjet e Evropës, janë më tepër hapa të vegjël në drejtimin e duhur, sesa një zëvendësues serioz i fuqisë kolektive të NATO-s. Rusia e Putinit, mbetet një kërcënim gjeopolitik.
Hendeku midis kërkesave më të gjera që po shpalosen në shekullin XXI, dhe kapaciteteve
të një Evrope post-NATO, mbetet shumë i madh. Gjermania mund të ketë si synim 2 për qind shpenzime në mbrojtje, por do ta arrijë këtë vetëm në vitet 2030 në rastin më të mirë.
Aleancës mund t’i mungojë një kulturë e përbashkët strategjike, dhe po kështu ndodh edhe me BE-në. Qasja e Makron është pra realiste. SHBA-ja po bëhet ralisht më pak e besueshme, dhe Evropa duhet të mbrojë interesat e saj, duke bërë më shumë për sigurinë e vet, dhe duke u përpjekur të sigurojë një autonomi në këtë aspekt./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A na nxisin kartat e kreditit të shpenzojmë më shumë, se sa kur blejmë me para kesh?

Publikuar

-

Nga

Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë si të mirëqenë, duke harruar shpesh sesi një copë letër apo një copë metali, janë në vetvete sende me vlerë. Por paraja është një shpikje relativisht e kohëve të fundit, dhe që ka sjellë një ndryshim thelbësor në shoqërinë njerëzore, thotë Natasha Vinej, historiane e parave dhe financave në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përdorimi i parë i regjistruar i parave, ishte në Irakun dhe Sirinë e Lashtë, në civilizimin e Babilonisë, rreth vitit 3000 Para Krishttit. Në kohën e Babilonisë, njerëzit përdorën copa argjendi, të cilat llogariteshin sipas një peshe të standardizuar të njohur si sikël.
“Në çdo kohë, që paratë të kenë vlerë, duhet besim”- thotë Vinej. Por rruga e parasë ka pasur shumë zhvillime. Rreth vitit 1000 Para Krishtit, edhe civilizimet e tjera po përdornin metalin të çmuar, dhe në Greqinë e Lashtë, dhe Mbretërinë e Lidisë, u prodhuan monedhat e para.

Ndërkohë kartëmonedhat e para në letër u përdorën në Kinën Perandorake gjatë dinastisë Tang (618-907 Pas Krishtit), ndërsa në Evropë ajo nuk do të shfaqej para shekullit XVII. Sot, paratë nuk janë të lidhura me objektet fizike që janë në vetvete mallra me vlerë, siç janë monedhat e arit ose argjendit, por ne i përdorim në formën e kartave të kreditit.
Koncepti i kredisë (dhe borxhit), ekzistonte shumë kohë përpara se të shpikeshin kartat e kreditit. Karta e kreditit u shpikën nga Xhon Bigins nga Banka Kombëtare në Bruklin, Nju York, në vitin 1946.

Në Mbretërinë e Bashkuar, banka Barclays lëshoi kartën e parë të kredisë më 29 qershor 1966.
Nga vitit 2015, pagesave elektronike janë bërë shumë të përhapura. Vendet me nivelet më të larta të shpenzimeve online përfshijnë Kanadanë, ku pasja e më shumë se 2 kartave të kreditit për person është një normë. Në Evropë, Suedia është shoqëria më pa para kesh në botë, me vetëm 13 për qind të suedezëve që raportojnë se kanë përdorur para kesh për blerjen e tyre të fundit, sipas një studimi mbarëkombëtar të kryer vitin e kaluar, nga rreth 40 për qind që ishte kjo normë në vitin 2010.
Sa për krahasim, rreth 70 për qind e amerikanëve përdorin ende paratë kesh çdo javë, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore Pju. Por a shpenzojnë më shumë njerëzit që përdorin zakonisht vetëm karta krediti? Është treguar se në aspektin psikologjik, njerëzit ndiejnë më shumë dhimbje kur humbasin 100 paund, sesa ndiejnë gëzim kur fitojnë 100 paund.

LEXO EDHE:  Video virale/Gruaja shtatzënë kap mat bashkëshortin me një femër tjetër në taksi

LEXO EDHE:  "Dua të më mbajnë me para"/ Gruaja ankohet se nuk mund të gjejë punë, ja arsyeja

Me fjalë të tjera, dhimbja e humbjes është më e madhe, edhe pse të dyja shumat janë saktësisht të njëjta. Kjo lloj qasje psikologjike, ka nxitur një ndryshim të madh në fushën e ekonomisë. Kjo çoi në disiplinimin e ekonomisë së sjelljes dhe degëve të tilla, si psikologjia e konsumatorit. Një nga studiuesit e shkëlqyer në këtë disiplinë relativisht të re është Drazen Prelec.
Profesori i Universitetit të Masaçusetsit në SHBA, kreu dikur një studim që përfshinte një ankand të veçantë. Ankandi u mbajt me studentët e shkollën prestigjioze të biznesit Sloan, për biletat e ndeshjeve të basketbollit amerikan NBA. Studiuesit i thanë gjysmës së ofertuesve, se mund të paguanin vetëm me para kesh, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që mund të paguanin vetëm me një kartë krediti.
Rezultatet i habitën studiuesit. Mesatarisht, u zbulua se blerësit me karta të kreditit, po bënin 2 herë më shumë oferta, sesa blerësit që kishin para kesh me vete. Ajo çfarë do të thotë kjo, sipas Prelec, është se kostoja psikologjike e shpenzimit të një dollari në një kartë krediti është vetëm 50 cent.

Shpenzimi i një karte krediti, ka qartazi efekte tek mënyrën se si njerëzit shpenzojnë, dhe kjo vërtetohet nga studime të shumta. Gjithsesi, është treguar gjithashtu se kur mbërrijnë faturat e kartave të kreditit, ato shkaktojnë dhimbje të mëdha për zotëruesin e kartës.
Në fakt, ekonomistët e sjelljes së konsumatorit besojnë se kjo shpjegon popullaritetin e vazhdueshëm të kartave të debitit. Pra me kartat e kreditit, vonohet dhimbja e pagesës (derisa të mbërijë ajo faturë mujore). Aftësia e madhe e kartave të kreditit, është se ato ushtrojnë fuqinë psikologjike, për të ndarë kënaqësinë e blerjes nga dhimbja e pagimit./Burimi: BBC-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE