Connect with Us

“Heqja e barrierave, urgjentisht e nevojshme”/ Majlinda Bregu jep mesazhin e fortë pas Samitit të Ohrit

Politikë

“Heqja e barrierave, urgjentisht e nevojshme”/ Majlinda Bregu jep mesazhin e fortë pas Samitit të Ohrit

Publikuar

-

“Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismat që kontribuojnë në krijimin e një tregu të përbashkët për rajonin tonë”, kështu është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu pas takimit të sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër.

Teksa deklaroi se një heqje e barrjerave midis vendeve brenda rajonit është tepër e nevojshme, Bregu thekson se nismat duhet të pasqyrojnë modelet e BE-së me qëllim që të ndihmojnë në rrugën e integrimit të vendeve drejt unionit.

Kujtojmë se, në takimin e sotëm është diskutuar për heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në të gjithë rajonin. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane të Investimeve, ndërkaq takimi i radhës parashikohet të zhvillohet në Durrës më 21 Dhjetor.

“Heqja përfundimtare e barrierave brenda rajonit tonë është urgjentisht e nevojshme. Në verë në Samitin e Poznanit, RCC inicioi idenë për një marrëveshje rajonale të udhëtimit me karta identiteti në rajon, ndaj mirëpresim të gjitha nismat e agjendave reale të liberalizimit për rajonin tonë, qofshin ato në lidhje me transportin dhe lehtësimin e tregtisë, lëvizshmërinë, dixhitalizimin ose fusha të tjera, pasi nuk ka vend për proteksionizëm. RCC është e gatshme të lehtësojë dhe intensifikojë punën për zbatimin e Planit Shumëvjecar të Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike (MAP REA) dhe më gjerë, besimplotë se do të arrihet një kornizë gjithëpërfshirëse.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur

Ne jemi në pritje që ky proces të paraqesë vizionin dhe të nxisë nisma dinamike për përmirësimin dhe forcimin e pronësisë së MAP REA të ri të përditësuar, si dhe për të ardhmen e Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë gjithashtu ka potencialin për të kontribuar në propozimet për metodologjinë e re të anëtarësimit në BE dhe ky vendim duhet të merret me të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (BP) në bord, por gjithashtu të thërrasë rreth tryezës Sekretariatin e Komunitetit të Transportit dhe të CEFTA-s “, përfundoi Bregu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për mbështetjen e pretenduar nga BE, për Minishengenin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama kishte thënë se kishte mbështetjen e BE-së, për minishengenin, ndërsa sot në Bruksel, sipas tij ka deklaruar të kundërten.

“Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si genjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu humb personin e dashur të familjes/Mesazhi i dhimbshëm i saj

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur

Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:

“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse genjen Edi Rama ?

Pse Edi Rama ja ngul thiken pas shpine Kosoves?

Pse Edi Rama ben gjithshka per izolimin e Kosoves?

Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?”-shkruan Vasili.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Del video, shitësja i merr armën të riut dhe ikën me vrap

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e së shtunës, policia arrestoi Astrit Thaçin si personin e dyshuar për grabitjen e argjendarisë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.

Abc Neës ka siguruar videon e kamerave të sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.
Siç duket nga pamjet Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur

LEXO EDHE:  Gjendja e BE-së/ Bregu: Nëse themeluesit e Evropës do të shihnin ç'bëhet sot, do të iknin me vrap

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “në botën e Instagramit”/ Nis fushatën për ditë më të mira

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, kreu i PD, Lulzim Basha është bërë përdorues i rregullt i Instagramit.

Basha ka publikuar një foto ku shfaqet i buzqeshur të shoqëruar me një shkrim ku u kërkon të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun ‘DiteMeTeMira’.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira” thotë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Gjendja e BE-së/ Bregu: Nëse themeluesit e Evropës do të shihnin ç’bëhet sot, do të iknin me vrap

LEXO EDHE:  Video-Basha kundër integrimit të Shqipërisë në BE/ Ja faktet si ka ndryshuar qëndrimet

Kujtojmë se një vit më parë, Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE